Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: Situata, aty ku s’mban më

3 posters

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Rama: Situata, aty ku s’mban më  Empty Rama: Situata, aty ku s’mban më

Mesazh nga Geri Thu 20 Jan 2011 - 10:35

Rama: Situata, aty ku s’mban më  Ts-rama2001

Kryetari i PS, Edi
Rama ka deklaruar se aktualisht Shqipëria ndodhet në buzë të humnerës,
duke qenë se sistemet kyce të saj nuk funksionojnë për faj, sipas tij,
të qeverisë.


Duke folur në emisionin “Top Story”
në Top Channel, Rama është shprehur se pas djegies së fletëve të
votimit, opozita është e vetmja alternativë për zgjidhjen e kësaj
situate të degraduar.

“Kam shprehur një shqetësim që kam ndarë hapur me gjithë opinionin
publik sepse besoj se Shqipëria sot po përjeton një moment shumë
dramatik. Të gjitha institucionet kanë rënë, duke filluar nga zgjedhjet
dhe duke mbaruar tek drejtësia dhe opozita ka mbetur e fundit gjë që
ekziston mes një regjimi kusarësh dhe popullit”, ka pohuar Rama.

Sipas tij, protesta e opozitës është rruga e vetme për të zgjidhur këtë
situatë, duke qenë se të gjitha opsionet politike janë konsumuar nga
“matrapazllëku” i qeverisë.

“Jemi në kufijtë fundorë të politikës për të zgjidhur problemet, pasi
gjithcka është asgjesuar nga kapja e pushtetit për interesa private nga
qeveria e matrapazllëkut. Opozita mbetet mburoja e fundit dhe është
alternativa e qeverisë dhe instrumenti i opinionint publik për të
kontrolluar qeverinë në Parlament dhe në jetën e përditshme publike. Dhe
nëse këtë herë opozita s’bën atë që duhet le të pranojmë që s’kemi më
as opozitë”, ka deklaruar Rama.

Rama ka përjashtuar në mënyrë kategorike opsionin e përdorimit të dhunës
nga ana e PS, por nuk e ka përjashtuar një reagim të mundshëm të ashpër
nga ana e qytetarëve, të cilët sipas tij janë më të indinjuar se kurrë.


“Duke mos e pasur dhunën pjesë se si ne e shohim botën, përballë kemi
pushtetin që nuk do t’ia dijë për asgjë dhe që nuk i jep arsye për ta
zgjidhur situatën me mjet politik, rrezikojmë të kalohemi nga populli.
Të defaktorizohemi si barriera e fundit që ka populli për t’u mbrojtur
nga kapja e pushtetit”, ka nënvizuar Rama.

“Dhuna është pa asnjë lidhje me atë që ne përfaqësojmë. Dhuna është
tërësisht e përjashtuar. Cështja është a do ta japë apo jo dorëheqjen
Saliu, a do qëndrojë në këmbë koalicioni i turpit dhe a do të ketë
zgjidhje një krizë politike, që mund të zgjidhet me mjete politike”, ka
theksuar ai.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rama: Situata, aty ku s’mban më  Empty Re: Rama: Situata, aty ku s’mban më

Mesazh nga Arla Fri 21 Jan 2011 - 1:44

Filloi lufta e ftohte, pergatituni shqiptare!
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rama: Situata, aty ku s’mban më  Empty Re: Rama: Situata, aty ku s’mban më

Mesazh nga Foveros Fri 21 Jan 2011 - 8:15

sa mir se kena vesh xhypa me puplaaaaaa se ftohte qamet
Foveros
Foveros
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 118
 <b>Piket</b> Piket : 128
Regjistruar : 28/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rama: Situata, aty ku s’mban më  Empty Re: Rama: Situata, aty ku s’mban më

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi