Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diellza zbulon përvojën e saj në emisionin “E diel”

 :: Show Biz

Shko poshtë

Diellza zbulon përvojën e saj në emisionin “E diel”  Empty Diellza zbulon përvojën e saj në emisionin “E diel”

Mesazh nga Vizitor Thu 20 Jan 2011 - 9:24

Diellza zbulon përvojën e saj në emisionin “E diel”  F.0120132117557_m
E diela e kaluar ishte përvoja e saj e parë në moderim. Një
ftesë e bërë nga Armend Rexhepagiqi e Aida Baraku drejtuar modeles
Diellza Kolgeci bëri këtë të fundit të paraqitet në ekranin e
televizionit “Top Channel”.
“Ftesa më është bërë nga Armendi
e Aida të cilët tashmë dihet që janë pjesë e ‘Top Channel-it’ dhe
spektaklit ‘E diel’. Të dielën që shkoi ishte paraqitja ime e parë dhe
mund të them se ishte një përvojë e re”, ka thënë Diellza për të
përditshmen InfoPress, duke theksuar vlerën dhe rëndësinë e kësaj
përvoje për të.
“O.K. është e rëndësishme për përvojë, për diçka që njeriu do të
merret për një kohë të shkurtër. Profesioni im është krejt diçka tjetër,
por për përvojë është e rëndësishme dhe thjesht të bësh diçka që është
interesante. Normalisht kur ke të bësh me njerëz që kanë përvojë
televizive e profesionistë është ndjenjë e mirë,” ka shtuar Diellza.
Do të janë gjithsej 20 emisione në të cilat Diellza do të prezantojë
‘palën kosovare’, në rubrikën e titulluar “Shijet e lumtura”, ndërsa
përveç mysafirëve që do t’i përzgjedhin çifti Aida dhe Armendi, Diellza
ka hapësirën e saj të propozojë emra të ndryshëm. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi