Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Leter dashurie

+2
Riada
Geri
6 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Leter dashurie - Faqe 2 Empty Shkruajini Personit "Te Shtrenjet Te Zemres" Nje Leter

Mesazh nga Geri Sat 2 May 2009 - 22:21

First topic message reminder :

Vetëm ty të dua,me dashuri dhe sinqeritet sonte
do të shkruaj këtë letër për ty,ty që zemrën ma rëmbeve,ty që ma
ndryshove jetën time,ty që të dua dhe
do të duapër tër jetën.
Ndoshta me këto fjalë nuk dot mjafton që të tregoj se të dua,edhe
psepër ty po vuajaq shum, sa që edhe letra është duke ikur nga lotët e
mi,dhe
shpresoj që një dit të vish dhe tmi fshish ti kta lot që rjedhin vetëm
e vetëm për ty.Edhe sa duhet të pres që ti tma falësh dashurin tënde,pa

cilën nuk mund të jetoj, edhe sa duhet të pres që ti tmë thuash të
dua,jeta është e vështir,por edhe e bukur,por sikur të jesh ti pran
meje,ajo do të
ishte si njëpallat dashurie,në të cilin dot jetonim vetëm ne të dy,si
dy lule të posaqelura,si dy zogj duke fluturuar,si dy dashnor
t'vërtet,un jetoj
vetëm për ty,dhe nuk dua që t'shoh me tjetren,
Zemër vetëm ty të dua, po ti a më don.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Leter dashurie - Faqe 2 Empty Re: Leter dashurie

Mesazh nga Erisa Tue 5 May 2009 - 1:34

Per ty!!!...

Perpara se te takoja ty,mbyllja syte dhe dhimbja pushtonte mendjen time.
Ndjeja inat, trishtim, vetmi...
Isha e paafte te reagoja!!!...
Por tani qe je ti kam kurajon ti perballoj problemet e mia, ti perballoj nje
nga nje, te besoj ne endrren time, te besoj ne shoqeri dhe ne dashuri...
Kam mesuar te mos i largohem ngjyrave qe sjell dashuria ne jete dhe ti
demostroj ndjenjat e mia, dhe ti tregoj driten sekrete te shpirtit tim!!!...
Kur te shoh duke qeshur me gezohet zemra,fytyra ime iluminon, dhe syte
e mi mbushen plot gezim.
Kur shkruan fjale te bukura dashurie zemra ime per pak sa nuk plas nga
emocionet,sepse...ndjehet e dashuruar dhe e mbrojtur nga ty!!!...
Kur me thua " Te Dua " ndihem e pushtuar nga nje ndjesi e mrekullueshme,
qe me shoqeron edhe ateher kur ti nuk je!!!...
Tashme je nje pjese shume e rendesishme e imja,sepse je special dhe unik,
por mbi te gjitha, sepse..." Te Dua "!!!...
Leter dashurie - Faqe 2 Smile
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leter dashurie - Faqe 2 Empty Re: Leter dashurie

Mesazh nga Erisa Tue 5 May 2009 - 1:35

Nese do kthehesh!

Nese do kthehesh, do vesh doren tende
ne zemren time, nese do kthehesh
do ta besh, pa kerkuar falje.
Ti je keshtu?
Ti je si dielli, qe vjen edhe shkon
do te kthehesh...do te kthehesh...

Nese do kthehesh, nuk do te pyes ku
ke qene, dhe...nuk do te pyes se me ke!
Nuk do rri aty duke ndjere parfumin tend qe
ke ndryshuar, dhe nuk do kerkoj neper xhepa...
Cfare...u be , u be...
Varsja qe ti me dhurova eshte e vetmja poezi
qe me qeteson, dhe qe e mbaj gjithmon me vete.

Nese do kthehesh, do bej sikur nuk ka ndodhur
kurre asgje...
Si i`a ben qe nuk e degjon kete boshllek te
zemres time! Si i`a ben??
Si i`a ben qe nuk ke guxim te me thuash qe ti
do rikthehesh! Si i`a ben??

Nese do kthehesh, zemra ime te pret prej kohesh
dhe ti e di shume mire!
Le gjithmon celesin e zemres time jasht, ne qofte se
ti do vish naten do hysh brenda saj, celsin e ke akoma
keshtuqe...do te pres ne mes te nje endrre te bukur
ose kur te zgjohem me zemren siper tates...

Por...si i`a ben qe nuk merr ne telefon apo nuk pergjigjesh??
Cfare eshte ajo gje qe te jep forcen, qe te me ndalosh te
marr fryme, cfare eshte??
Kush e komandon sensin e ksaj fjale, qe dua te te them??!!!...


Nese do kthehesh, do bej sikur nuk ka ndodhur
kurre asgje...
Si i`a ben qe nuk e degjon kete boshllek te
zemres time! Si i`a ben??
Si i`a ben qe nuk me jep nje shenje per rikthimin
tend! Si i`a ben??
Fati im te kerkon, ngre zerin,por...perseri te kerkon!
Heshtja jote, eshte si nje grope qe s`mbyllet!!!...
Ku je??!!!...
Leter dashurie - Faqe 2 Resent
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leter dashurie - Faqe 2 Empty Re: Leter dashurie

Mesazh nga Erisa Tue 5 May 2009 - 1:36

Eshte e vertete e gjithe kjo?!

Kam deshire te shkruaj nje leter,qe te te shoqeroje gjate diteve qe
do jesh pa mua...Por nuk dua qe te behet nje leter e shemtuar,nje leter
e trishtuar , apo nje leter qe te ben te ndihesh ne faj...
Por nje leter qe te jep vetem ca mendime...
Shpesh here rilexoj letrat qe ti kam shkruar gjate kesaj kohe,dhe shume
gjera kane ndryshuar!!!...Nuk jam me ajo vogelushja qe mposhtet nga
dashuria dhe emocionet, kur...te lutesha ty qe te ktheheshe tek une...
...tani nuk eshte me ashtu...koha kalon, me zhgenjime rritemi, dhe une
pikerisht tani ndihem me keq nga c`mund ta imagjinosh ti!!!...

Per kaq pak qe mund te duket ty, po mundohem me te gjitha menyrat qe
te mos mendoj me per ty...kerkoj te takoj sa me shume shoqet e mia,
kerkoj te punoj aq shume deri sa ne fund te mos arrij me te llogjikoj, te dal
vetem rrugeve dhe te mundohem te qartesoj jo vetem mendjen por edhe
te perpiqem te mbush ate boshllek qe ke lene ti ne zemren time!!!...
Mjafton e gjithe kjo qe te ndaloj dhimbjen??!!!...
Ndonjeher pyes veten nese do jem aq e forte qe te rifilloj cdo gje nga O...
nese do mundem te perballem me nje dashuri tjeter...dhe nese do mund te
jem e lumtur nga dikush tjeter, kur u gjeta perballe gjithe ketyre pyetjeve
kerkova syte e tu, buzen tende, menyren se si ti flet, menyren se si
ti buzeqesh, menyren qe ti me shaka me ben qe te nevrikosem, menyren ne
te cilen kerkon falje...puthjet e tua, embelsine tende, duart e tua kur me
shtrengonin dhe perqafimet e tua qe me benin te ndihesha si ne enderr!!!...
Pikerisht tani mendoj qe nuk kemi gabuar nese filluam nje histori bashke...
...Ishte fati ai qe na bashkoi...

Ne nje kenge te Antonello Venditti thuhej: " disa dashuri nuk mbarojne, ikin
ne rruge te ndryshme por...perseri kthehen bashke, dashuri te paimagjinueshme,
te mrekullueshme, dhe te pandashme "... dhe kjo e jona eshte bere pjese e kesaj
"dashurie" tek e cila une besoj!!!...
Ti mund edhe te me pyesesh per cfare arsye shkruaj dhe nuk flas??
Mbase...kam frike nga fjalet e tua, ose mbase ngaqe...nuk ekzistojne pergjigje
per pyetjet e mia, ose mbase jam nje kokeforte qe zvarritet brenda "ndjesive"
te mia mbase edhe te gabuara, dhe e bindur per te perballuar gjerat ashtu sic
jane. Tani, mund te flas vetem per endrra te pafundme...sepse gjithmon me ke
bere te enderroj ne dicka me teper, dhe neqoftese cdo dyshim i imi mbi ty, lind
nje fije shprese, mbase...i gjithe faji eshte i shpirtit tim romantik
..."Qe beson akoma
qe dashuria fiton mbi cdo gje
", edhe perse shpesh here jeta ma ka demostruar qe
nuk eshte keshtu!!!... Si do qe te jete...te vetmes pyetje qe duhet ti pergjigjesh
eshte kjo: " Eshte e vertete e gjithe kjo "??!!!...
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leter dashurie - Faqe 2 Empty Re: Leter dashurie

Mesazh nga Erisa Tue 5 May 2009 - 1:36

Zemer...

Nuk bej asgje tjeter vecse mendoj per ty...
Ne cdo veprim te thjeshte, ne cdo gje qe shoh,
cdo moment, me duket e mbuluar nga nje pelhure
dashurie qe e ben magjike, unike! Kur jemi bashke
nje zjarr dashurie me ben te lumtur dhe te pamposhtur.
Kur jam prane teje ndjej aromen e parfumit tend,
qe me ben te te perqafoj, dhe te puth lehte trupin tend!
Kur ti qesh, drita e syve te tu, ndricon zemren time.
Kur je larg meje, cdo second me duket se zgjat
perjetesisht,ndera kur jemi bashke do doja te ndaloja
kohen per te qendruar gjithmon me ty!!...
Kur jam ne rruge duke ecur, kur ulem ne kafe me
ndonje shoqe, kur ndonjeher pi nje gote vere, mendoj
per aromen e buzeve te tua siper te mijave...
Kur ngrihem nga shtrati, kur syte e mi shikojne qiellin,
ne fund te cdo mendimi si hena ne qiell, je gjithmon ti...
Nuk i jap me rendesi mendimeve te mia qe nuk te
perkasin ty. Dashuria ime per ty rritet cdo dite e me
shume, ndersa trupi im ndjen nevojen per te pasur afer!
Ne zemer ndjej nje boshllek qe nuk mund ta mbushe
njeri pervecse...teje. Une te perkas ty me te gjithe qenien time! Very Happy
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leter dashurie - Faqe 2 Empty Re: Leter dashurie

Mesazh nga Erisa Tue 5 May 2009 - 1:37

Zemra jote: eshte nje ikje, eshte nje kujtim,
eshte nje dashuri,por...mua me perket!
Zemra ime: eshte nje jete, eshte nje arome,
eshte nje dashuri, por...ty te perket!
Zemrat tona...ne...jemi te humbur ne infinitin
e dashurise, zemrat tona jane si nje note muzikore
qe lind nepermjet pentagrameve te nje pianisti,
zemrat tona jane si nje ndjenje qe humbasin ne
ujrat e mendimeve...ne...jemi drita ne erresire
qe iluminon zemrat tona pergjithmon! Te Dua X!
Leter dashurie - Faqe 2 Smile
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leter dashurie - Faqe 2 Empty Re: Leter dashurie

Mesazh nga Erisa Tue 5 May 2009 - 1:41

Ajo qe dua...

Leter dashurie - Faqe 2 Amoreyf9zv3

Do doja te ikja diku larg vetem me ty.
Ne bordin e nje e-maili.
Duke u fshehur ne faqet e librit qe po lexon.

Te ndermjetesohemi ne telefon.

Duke e ditur qe po shikon te njejtin film, qe
po shikoj une...Dhe te ndjej qe me ben te
ndjehem mire ideja qe po me mendon... Very Happy

Te perpiqemi te harrojme, cdo here, momentet
qe ne zihemi!...
Ose me mire, ta ndalojme impulsin perpara se te veproje! Very Happy

Ta shofim njeri-tjetrin duke qeshur!
Do doja te triumfoja, edhe njeher, bashke me ty.
Te te degjoj te kendosh serish vetem per mua...

Do doja qe ta dish qe je brenda reales time pergjithmone.
Te perballemi se bashku kunder njerezve dhe botes se tere...
Te shkojme keshtu, nje muaj, nje vit, per te gjithe jeten! Very Happy

E di, qe nuk do te jete e lehte, e di...Por me shume per ty,
gjithmon nese ti deshiron. Frika, ndjesia e te qenurit ne faj,
inati, stomaku i bere grope...duhet te zhduken nga ne! Leter dashurie - Faqe 2 Wink Very Happy
Me ne fund do lirohemi nga sensacioni sepse...do jemi se bashku
Pergjithmon... Leter dashurie - Faqe 2 Wink Very Happy
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leter dashurie - Faqe 2 Empty Leter dashurie

Mesazh nga engjell a djall Fri 8 May 2009 - 12:11


Leter nje te panjohuri..........

Ti nuk me mendon,je indiferent ndaj meje,me sheh si me nje ironi,me
flet ndoshta vetem qe te mos dukesh i pasjellshem.Por ti ke zene vend
te zemren time.Cuditerisht je ne cdo enderr timen.
Shpeshhere i them vetes:Ai se ka idene kush je ti.........
Dua te vij ne endrrat e tua te nates,te ngjitem ne dritaren tende e te
shoh tek mbyll syte i lodhur nga dita qe kalove......por kam
frike....se aty do jete dikush tjeter ne krah tend qe te ben te lumtur.
Dua te jem ne mengjeset e shkurtra te tuat,te te puth ne momentin qe
del nga shtepia te te uroj nje dite te mbare.......por
smundem......dikush tjeter mund te jete protagoniste e mengjeseve te
tua.
Cdo mendim per ty kacavirret ne koken time si nje lemsh i ngaterruar aq
keq sa dituria e shume njerezve sdo ta bente te mundur ta vinte ne vend.
Me vjen ne endrra pa pyetur dhe me le ashtu si e pergjysmuar ne shtratin e ftohte
Ahhh me vjen te bertas,te cirrem e te them cfare ndjej,pa marre parasysh opinionin e njerezve,pa patur frike nga pergjigja jote.
Te me marresh ne krahe,te me puthesh fort e te thuash Te dua,fjalen qe kam pritur kaq kohe!
Ne mendjen tende mund te jem thjesht nje vajze e perkedhelur,me koken mbi re!
Por ate cfare une ndjej per ty ti se mposht dot me fjale.Ne kembim te
fjaleve,do doja te me hidhje nje shikim per te pare reagimin tim.Nje
buzeqeshje te embel qe tregon dicka per mua.
Ti ndoshta ke jeten tende,dashurine tende qe kujdeset per ty. E *une endem si nje hije rreth vetes time duke menduar ty.
Sa keq............

Ishim te panjohur e perseri mbeta e panjohur nga ti!
I dashur kjo leter kurre sdo arrije ne doren tende,pasi do jete e
strukur ne zemren time qe vazhdon te jete ne pritje per dite me rradhe!
Ne pritje te fjaleve tua,te shikimit tend qe per mua do ngelen nje
enderr e pafundme por fatkeqsisht e parealizur nga ti!
Te uroj asgje tjeter vetem ato qe ka zemra ime per Ty!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leter dashurie - Faqe 2 Empty Re: Leter dashurie

Mesazh nga Geri Fri 8 May 2009 - 12:22

PSE
Perse jemi te ndar dhe sjemi te bashkuar?Pse zoti na ka vrar kaq shum
jemi larguar?Perse syt e mi po rrjedhin vetem lot?Ngase jemi larg dhe
nuk te
perkedhel dot!Zemra nuk me rrah se nuk gjen gezim,sepse ti mungon ne
krahrorin tim.Zemra nuk me rrah se per ty ka ndjenja,syri nuk me shef
sepse ti je
rrezja.Zgjidhe te lutem nje rrug sa nuk eshte von,qe te vish tek une
zemrat ti bashkoim...
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leter dashurie - Faqe 2 Empty Re: Leter dashurie

Mesazh nga MitrovicA Sun 7 Jun 2009 - 22:30

un thom ...
Kur njeriu dashuron nuk ka frike...
Miqesia e vertete nuk e njeh ziline dhe dashuria e vertete nuk i njeh nazet...
Qesh me Dashurine ai qe nuk ka qene kurre i brengosur prej saj...
Ne dashuri teper nuk eshte Mjaft....
Xhelozia lind me dashurine po nuk vdes gjithmone bashke me te...
Ne rini jetojme qe te dashurojme ne pleqeri dashurojme qe te jetojme...
Dashuria ben boten te rrotullohet ose e thene ndryshe
Love makes the world go around
Gold makes the world go around too
Dashuria eshte cmenduria e nje njeriu per aq kohe sa e jeton
dashuria s'eshte egoiste
menyra me e mire per te dashuruar eshte te dashurosh sikur s'ke qene lenduar asnjehere
Kur je i trishtuar shih ne syte e atij qe dashuron dhe ne ato sy do te gjesh forcen per te buzeqeshur
Ndoshta eshte budallallek te qash per dike, por eshte e mrekullueshme te mendosh qe lotet mund te thone ate qe fjalet s'e thone dot kurre
Kurre mos ji i friksuar ti thuash dikujt qe e do, ata mund te ta thyejne zemren, por ti mund te thyesh te tyren nqs nuk ja thuaj
Dashuria sheron njerezit, te dyja palet, edhe ata qe e japin dhe ata qe e marrin
Dashuria nuk ka te beje me ate cfare ti pret te marresh, ajo ka te bej me ate qe ti do te japesh- e cila eshte gjithcka





Dashuria eshte gezimi per tu bere dy.
Dashuria eshte frika per tu bere tre.
Dashuria eshte tmerri per te ngelur nje.
Dashuria eshte dobesia fizike e shpirtit
Dashuria eshte poezia e ndjenjave



Dashuria eshte nje Keshtjelle me mure te larta, qe ka vetem nje porte.Kur futesh ne te kjo dere mbyllet per te mos u hapur me kurre, dhe per te te lene ne gjelberimin e pafund te kopshteve te keshtjelles
Dashuri ashte qe te ben te dashurosh
Dashuria eshte qe te ben te gezosh,
Dashuria eshte qe te ben te vajtosh
Dashuria eshte lumturi kur e ke prane
Dashuria eshte sherim kur ke doktorrin ose doktorreshen afer.
Dashuria eshte semundje dhe iluzion kur je larg.
Dashuria eshte vuajtje kur je i sinqerte."
Dashuria ta djeg zemren si zjarri drute.
Dashuria eshte verbim kur vendoset para arsyes."
Dashuria eshte shurdhim kur te largon nga njerzit e tjere.
Dashuria eshte memece kur nuk ke fantazi."
Dashuria eshte e shkurter kur dashurohesh mbas te bukures.
Dashuria eshte roberi kur dashurohesh ndaj pasurise.
Dashuria eshte liri dhe lumturi kur dashurohesh me njeriun e mire.
Dashuria qendron ne zemer prandaj sduhet te zgjedhi vetem me sy.
Sakrifica ,sinqeriteti ,fantazia, arsyeja ,xhelozia dhe besimi ..... jane velat e dashurise pa to ajo humbet ne detin e trazuar te jetes komplekse
Dashuria eshte celsi prej floriri qe hap dyerte e lumturise.
Shoqeria perfundon ne dashuri ndonjehere, dashuria ne shoqeri ? Kurre
Ne qofte se e do dike lere te lire, nqs ai vjen tek ty, eshte i joti, nqs nuk vjen, ska qene, dhe nuk do te jete i joti asnjehere.
Gezimi eshte rrjeta e dashurise qe ze shume shpirtra
DASHURIA ESHTE HUMNER QE PO RE STE GJENDEN ME AS KOCKAT
DASHURIA ESHTE SEMUNDJE E PASHERUESHME
DASHURIA ESHTE SYRI I NJE TE VERBRI DHE DEGJIMI I NJE TE SHURDHERI
PA DASHURI SKA JETE DHE JETE PA DASHURI KURR SMUND TE KETE
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leter dashurie - Faqe 2 Empty Re: Leter dashurie

Mesazh nga MitrovicA Tue 5 Jan 2010 - 6:15




“Miqte e mi lamtumire!Sikur zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec I ndrequr me rrecka;dhe te me dhuronte nje cope jete,mbase nuk do te thoja te gjitha ato qe po mendoja,por,sigurisht ,do te mendoja te gjitha ato qe po them.Do ti jepja rendesi gjerave ,por jo vetem nga vlera e tyre,por per domethenien qe kane.
Do te flija pak,e do te enderroja me shume ,sepse cdo minute qe mbyllim syte,humbasim 60 sekonda drite.Do te vazhdoja kur te tjeret te ndalonin,do te zgjohesha kur te tjeret te flinin...dhe do te shijoja nje akullore me cokollate!!!
Nese zoti do te me jepte nje cope jete,do te vishesha thjesht,do te shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin .Zoti im,nese do te mundja do te shkruaja urrejtjen time mbi akull,dhe do te prisja sa te dilte dielli.
Do te pikturoja nje ender te Van Gogut mbi yje,do te recitoja nje poezi te Bernardit,dhe nje kenge e Shtradus do te ishte serenata qe do ti dhuroja henes.Do te ujisja me lotet e mi trendafilat,qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre ,dhe puthjen ngjyre-kuqe nga fletet e tyre.
Ah,zoti im,sikur te kisha nje cope jete ,nuk do te lija te kalonte as edhe nje dite pa u thene njerezve qe I dashuroj.Do te beja cdo burre e cdo grua te besonte se I dashuroj,dhe do te dashurohesha me dashurine.
Njerzve do t”u tregoja se sa gabim bejne kur mendojne se ndalojne se dashuruari kur plaken,pa e kuptuar se plakemi kur pushojme se dashuruari.
Femijes do t’I jepja pende,por do e lija te mesonte vete se si te fluturonte.Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por “harresa”.Mesova kaq gjera nga ju njerezit…
Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”pa e kuptuar se lumturia qendron ne menyren sesi e zbret “faqen e pjeret”.
Mesova se kur femija I porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel per here te pare gishti qe I zgjatet nga babai I tij,e roberon ate perjete.
Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga lart ,vetem kur duhet te ndihmoje ate te ngrihet.
Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush ,por ne te vertete nuk do te me hyjne ne pune,sepse kur te me mbajne te mbylur Brenda ne kete valixhe,fatkeqsisht do te kem vdekur.
Te thuash ate qe ndjen dhe te besh gjithnje ate qe mendon,sepse askush nuk do te te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta.Nese do te dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur,do te te perqafoja fort…fort..,dhe do t’I lutesha zotit te behesha roje e shpirtit tend.Nese do te dija se sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera,do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje,dhe do te te therisja perseri te te jepja te tjera…”
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leter dashurie - Faqe 2 Empty Re: Leter dashurie

Mesazh nga Merisa Wed 6 Jan 2010 - 0:57

komplimente shume te bukura
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leter dashurie - Faqe 2 Empty Re: Leter dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 6 Jan 2010 - 3:15

Bukur shum mitrovica
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leter dashurie - Faqe 2 Empty Re: Leter dashurie

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi