Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afërdita: Në vendin tonë ka paragjykime

 :: Show Biz

Shko poshtë

Afërdita: Në vendin tonë ka paragjykime  Empty Afërdita: Në vendin tonë ka paragjykime

Mesazh nga Vizitor Tue 18 Jan 2011 - 7:07

Afërdita: Në vendin tonë ka paragjykime  F.0118105226631_m
Qysh para finales për spektaklin e madh “Miss Kosova Universe”
ka pasur spekulime se Afërdita Dreshaj përveç se ishte favorite, ajo do
ta merrte çmimin e madh dhe kështu doli. Në natën finale që u mbajt më
15 janar në “Sheshin 21”, Afërdita Dreshaj u kurorëzua me çmimin “Miss
Kosova Universe”.
Për Afërditën, këto janë dhe do të besim
vetëm thashetheme, sepse si në çdo vend tjetër ashtu edhe tek ne, sipas
saj, ka shumë paragjykime.
“Po si në çdo vend ashtu edhe tek ne ka thashetheme dhe paragjykime
se kush do të fitojë. Por realiteti është ndryshe. Ky spektakël është
një ndër spektaklet e vetme në Kosovë që ia vlen të merresh pjesë, për
t’u vlerësuar realiteti. Jo pse jam zgjedhur unë e po flas, por duke u
bazuar në organizimin e viteve të kaluara si 2009 e 2010 ku ishin edhe
mbesin organizatorët e vetëm serioz në vend e mos te them edhe ne
Ballkan - Agron Selimi edhe Mina Selimi”, ka thënë Afërdita për
Telegrafi.com.
Afërdita: Në vendin tonë ka paragjykime  Aferdita
Në “Miss Kosova Universe” kanë qenë gjithsej 20 vajza të bukura
konkurrente, por kjo gjë Afërditën nuk e ka frikësuar aspak pasi që
prapa saj është një eksperiencë e madhe si modele dhe kjo gjë i ka
ndihmuar shumë.
“Kam pasur shumë vetëbesim. Ndoshta edhe eksperienca e bënte të vetën
që unë të ndihem mirë. Por duhet ta ceki gjithashtu se kam qenë në
ankth se kush mund të del fituese, sepse kishte shumë vajza të bukura”,
ka thënë Missi.
E pyetur nëse ka ndikuar fakti që ajo tashmë është një këngëtare dhe
modele e njohur në “rrëmbimin” e çmimin e Missit, Afërdita ka thënë se
juria e ka zgjedhur vajzën që i ka plotësuar të gjitha kriteret.
“Nuk ma merr mendja që ka ndikuar, sepse juria ka zgjedhur vajzën që
plotëson kriteret edhe inteligjencën për ta prezantuar sa me denjësisht
Kosovën në - Miss Universe 2011”.
Afërdita tashmë ka filluar të përgatitet për pjesëmarrjen në “Miss
Universe 2011” që do të mbahet më 15 gusht në Brazil. Ajo ka treguar se
me përmasat e trupit qëndron mirë, dhe ka bërë të ditur që ka filluar të
konsultohet me organizatorët për fustanin që do të vesh në këtë garë
bukurie si dhe për veshjen kombëtare.
“Kam filluar përgatitjet edhe pse nuk kam shumë nevojë për përmasat e
trupit se janë mirë, por vetëm duhet t’i mbaj këto përmasa. Duhet të
vendosim për fotografitë me organizatorët e “Miss Universe Kosova” për
fustanin të cilin do ta vesh në “Miss Universe” të cilin do ta punoj tek
"White Sposa", po ashtu edhe për veshjen kombëtare dhe disa gjëra tjera
të vogla”, ka përfunduar Afërdita. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi