Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjithçka gati për “Miss Universe Kosova”

 :: Show Biz

Shko poshtë

Gjithçka gati për “Miss Universe Kosova”  Empty Gjithçka gati për “Miss Universe Kosova”

Mesazh nga Vizitor Sat 15 Jan 2011 - 3:10

Gjithçka gati për “Miss Universe Kosova”  F.0114122427130_m
Sote (e shtunë) në “Sheshin 21” nën organizim e kompanisë “Art
Motion” dhe në bashkëpunim me Fadil Berishën do të mbahet edicioni i
katërt i bukurisë në Kosovë “Miss Universe Kosova”.
Agron
Selimi, drejtor i kompanisë “Art Motion”, ka theksuar për të përditshmen
kosovare “Zëri” se të gjitha gjërat janë në fazën përfundimtare.
“Ne jemi duke punuar intensivisht dhe deri tash gjithçka po ec mirë. I
gjithë grupi punues janë të angazhuar duke punuar në detyrat e tyre.
Besojmë se do të jetë një spektakël shumë i bukur edhe për shikuesit por
edhe për teleshikuesit të cilët do ta përcjellin drejtpërdrejtë në
TV21”, ka thënë Agroni.
“E mira e këtij edicioni është se kemi vajza nga pothuajse të gjitha
trevat shqiptare si dhe nga diaspora. Pra shihet se interesimi i
konkurrenteve ka qenë i gjithanshëm dhe kjo do ta bëj edhe më madhështor
këtë spektakël”.
“Të 20 vajzat janë shumë të bukura sa që besoj se do të këtë punë të
vështirë edhe juria për të zgjedhur vajzën më të bukur e cila do të
përfaqësojë shtetin tonë në garën botërore ‘Miss Universe 2011’ që do të
mbahet në Brazil”, u shpreh ai.
Sipas tij në këtë spektakël vajzat do të sfilojnë tri herë,
fillimisht me fustane të shkurtra, pastaj në bikini, dhe së treti me
fustane solemne. “Më pas do të bëhet përzgjedhja e dhjetë bukurosheve më
të mira, të cilat edhe një herë do të bëjnë një sfilatë dhe pastaj do
të bëhet përzgjedhja e çmimeve kryesore” ka përfunduar Agron Selimi.
Favoritja kryesore për ta fituar garën “Miss Univese Kosova” është këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi