Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Filmi horror në kinemanë shqiptare

Shko poshtë

Filmi horror në kinemanë shqiptare Empty Filmi horror në kinemanë shqiptare

Mesazh nga Geri Tue 11 Jan 2011 - 8:51

Filmi horror në kinemanë shqiptare Filmi-horor10
Frika dhe elementi
kinematografik i saj në realitetin shqiptar u vendosën në qendër të
vëmendjes prej emisionit të pasdites në Top Channel.


Frika është një reagim biologjik i
trupit tonë, ndaj situatave të panjohura dhe potencialisht të
rrezikshme. Disa e konsiderojnë si një e mirë e domosdoshme, ndërsa të
tjerë si një element që duhet shmangur kur ekziston mundësia.

Për këtë arsye, edhe filmat e zhanrit horror janë të shumë debatuar në
publik. Përballja e shqiptarëve me këto lloj filmash ndodhi përpara
viteve 1990, edhe pse shfaqja e programeve të tilla kufizohej me
gishtërinj.

Filmi anglez, Shtëpia në Ishull, i transmetuar në vitin 1986, ishte
njëri prej atyre që i shpëtuan censurës dhe shokuan publikun e pamësuar
me ato pamje në vendin tonë.

”Ishte filmi i parë i mirëfilltë horror dhe pavarësisht debateve që
shoqëruan transmetimin e tij, njerëzit e pritën mirë, pasi edhe atëherë
dëshironin që të ndienin ngritjen e adrenalinës dhe këto lloj
emocionesh”, thotë regjizori Ylli Pepo.

”Tek Shtëpia në Ishull nuk mendoj se është hequr ndonjë skenë. Është
historia e një fëmije që hyn në një shtëpi dhe i ngjallet e ëma në një
pikturë të madhe, që të ngjallte gjithmonë një lloj tensioni. Por, në
fund të fundit, ajo ishte e bukura e filmit”.

Megjithatë, kineastët shqiptarë kishin operuar në mënyrë fragmentare me
këtë zhanër edhe përpara transmetimit të Shtëpisë në Ishull. Në vitin
1976, u shfaq filmi me seri, Emblema e Dikurshme.

”Ka shumë skena tmerri, të papriturash, befasi, skena të cilat e mbajnë
nën tension spektatorin, qoftë me ngarkesën e tyre, qoftë me atë që
fshihet mbrapa ngjarjeve”, shton Pepo.

11 vjet më vonë, në vitin 1987, një tjetër kineast realizoi një film
realist të zhanrit dramë, Rrethin e Kujtesës, i frymëzuar nga realizimi i
një filmi dokumentar mbi torturat e kampit të përqendrimit në Mathausen
dhe mbi një vepër të shkrimtares Diana Çuli.

Megjithatë, filmi erdhi në ekranet e kinemasë jo i plotë. “Skenat e
lavanterisë e të spitalit kanë qenë shumë më të gjata”, kujton regjizori
Esat Mysliu. “Ministri i Kulturës në atë kohë, Alfred Uçi, i quajti
disa sekuenca ekspresioniste dhe rreth 20 minuta, ku shfaqeshin vetëm
tortura e vuajtje u shkurtuan.

U hoqën skena me gjymtura të ushtarëve gjermanë që i hidhnin për të
terrorizuar të burgosurat, pamje me gjak apo të spitalit psiqiatrik ku
personazhi që inspiroi filmin, Margarita Begolli, kurohej këtu”.

Pavarësisht censurës, Rrethi i Kujtesës mbeti një film shokues për
shqiptarët kur u transmetua. “Unë në atë film kam patur si konsulentë dy
mjekë psiqiatër, Nestor Polimerën dhe Ylmi Vehbiun”, kujton regjizor
Mysliu. “Këta mjekë më përligjën eksperimentet që bëheshin në film mbi
pacienten.

Sigurisht, janë tronditëse pamjet e elektroshokëve, edhe sepse shumica e
njerëzve nuk kanë parë një të tillë dhe nuk e dinë se çfarë do të thotë
të të vënë dy elektroda në kokë dhe të godasin me energji 60-90 volt në
tru. Konvulsionet janë të jashtëzakonshme, por janë të vërteta”,
përfundoi Mysliu.






Foto

Filmi horror në kinemanë shqiptare Filmi-horor1
Filmi horror në kinemanë shqiptare Filmi-horor2
Filmi horror në kinemanë shqiptare Filmi-horor3
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi