Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“100 milionë” fillon në Top Channel

Shko poshtë

“100 milionë” fillon në Top Channel Empty “100 milionë” fillon në Top Channel

Mesazh nga Geri Tue 11 Jan 2011 - 8:50

“100 milionë” fillon në Top Channel Milioneri
Që njohuria është
pasuri, dihet, por e ndërthurur me pak fat, mund të vlejë 100 milionë
lekë në programin më të ri në Top Channel: “100 milionë”.

Çdo të martë live, nën drejtimin e
një figure të njohur ndër vite nëpërmjet një sërë emisionesh dhe
spektaklesh televizive e jo vetëm, tashmë edhe me këtë quiz: Adi Krasta.

“Në Top Channel është folur të paktën prej një viti për realizimin e një
show të madh loje dhe ‘100 milionë’ ose siç e ka titullin origjinal
‘Money drop’ është programi i duhur që ka bindur drejtuesit e Top
Channel, si një program që do të jetë shumë i suksesshëm dhe
njëkohësisht i ri me mënyrën se si trajtohet paraja kesh dhe njeriu kur
ka në dorë peshën e aromën e atyre mjeteve të jashtëzakonshme që paskan
pasur aq shumë rëndësi për lumturinë e njeriut”, është shprehur Krasta.

Si është i ndërtuar ky quiz, formati më i ri i kompanisë “Endemol”.

“Loja është e gjithë e bazuar në dilemën. Ti ke katër monitorë dhe katër
porta që hapen. Janë katër përgjigje që t’i duhet të zgjedhësh. Janë
vetëm tetë pyetje. Nga rruga për t’i patur ato 100 milionë, në mes futen
8 shkopinjë që janë pyetjet dhe t’i duhet të jesh i aftë për të mundur
emocionet e tua, për të qartësuar mjegullën në përgjigjen e saktë dhe
njëkohësisht për të luajtur me një lloj kurajoje. Dhe në momentet e
fundit nëse paratë bien poshtë është një mërzi, por është një kënaqësi e
jashtëzakonshme kur me anë të intuitës dhe finesës t’i mbetesh me ca
para të mira që mund t’i bësh çfarë të duash”, shpjegon Krasta.

“100 milionë” prej disa muajsh po zhvillohet me sukses në shumë shtete.

“Quiz-i ka nisur në Mbretërinë e Bashkuar në maj dhe më pas ne shkuam në
Rusi, SHBA, Izrael, Gjermani, Greqi etj dhe gjatë këtij viti do të
shkojmë edhe në Itali. Programi është shumë i suksesshëm në botë dhe jo
vetëm se është një prodhim i ‘Endemol’, por edhe sepse është interesant
për t’u parë. Mund të fitohen shumë lekë. Këtu në Shqipëri fitohen 100
milionë lekë, një shumë që të ndryshon jetën. Suksesi i quiz-it ka të
bëjë me faktin që fitohen shumë para, por edhe që mund t’i humbasësh
menjëherë. Nëse jep përgjigjen e gabuar, t’i shikon paratë që të bien
nga duart. Pra gjithçka mund të ndodhë në këtë show dhe kjo e bën lojën
zbavitëse. Në Mbreterinë e Bashkuar quiz-i prezantohet nga Davina
McCall, shumë e njohur atje dhe në Amerikë nga aktori Kevin Pollak, i
cili ka bashkëpunuar me aktorë si Tom Cruise, Jack Nikolson e Demi
Moore. Mendoj se show do të jetë i suksesshëm edhe këtu, sepse studioja
është shumë e bukur, prezantuesi Krasta është shumë i mirë, mjaft
popullor dhe me sens humori, pastaj mund të fitohen edhe shumë para”,
tha Marieke Frank, producente këshilluese e “Endemol”.

“Unë e kam marrë me shumë qejf dhe e kam pranuar me shumë dëshirë ta
drejtoj këtë program, të cilin e kam marrë për të mundur vetëm Adi
Krastën”, tha Krasta.

“100 milionë” do të shfaqet çdo të martë në 21:00, live në Top Channel.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi