Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Amnistia” në Berlin

Shko poshtë

“Amnistia” në Berlin Empty “Amnistia” në Berlin

Mesazh nga Geri Tue 11 Jan 2011 - 8:50

“Amnistia” në Berlin FILMI%2011_tn_12
“Amnistia”, filmi i
Bujar Alimanit, do të marrë pjesë në seksionin e dedikuar regjisorëve të
rinj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

Festivali zhvillohet në shkurt dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të ketë një pavion të sajin.

“Në Berlin është hera e parë që futet një “fiction”. Ky është një sukses
jo vetëm për Bujarin, të cilit i garanton një vazhdimësi më të lehtë në
krijimtarinë e tij, por është edhe një reklamë për kinemanë shqiptare
dhe për vetë filmin”, u shpreh Artan Minarolli, kryetar i QKK-së.

“Është një film i cili ka në fokus kërkesën e njerëzve për të dashuruar
duke rrezikuar edhe jetën”, theksoi regjisori i filmit, Bujar Alimani.

Filmi trajton historinë e dy të martuarve, që bashkëshortët respektivë i
kanë në burg. Gjatë vizitave që u bëjnë, njihen me njëri-tjetrin dhe
dashurohen. Lind kështu një marrëdhënie që u ndryshon jetët.

Regjia dhe skenari: Bujar Alimani, kostumografia: Ermir Turkeshi, në
role kryesore: Luli Bitri, Karafil Shena, Mirela Naska dhe për herë të
parë në një rol dramatik, Todi Llupi.

Gjatë konferencës për shtyp që u mbajt për rastin, u diskutua edhe për
një realizim të mundshëm të Festivalit Mbarëkombëtar të filmit në
Tiranë, por edhe për buxhetin e QKK, i cili për të përballuar kërkesat e
kineastëve për të prodhuar filma, sipas tyre duhet të jetë më i madh
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi