Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Delvina, perla e pazbuluar e jugut

Shko poshtë

Delvina, perla e pazbuluar e jugut Empty Delvina, perla e pazbuluar e jugut

Mesazh nga Geri Sat 8 Jan 2011 - 3:20

Delvina, perla e pazbuluar e jugut


Delvina, perla e pazbuluar e jugut Delvine

Delvina, qyteti ku
ndërthurret mrekullisht trashëgimia e së shkuarës me mrekullinë e
natyrës dhe traditat shqiptare u vendos në fokusin e kamerave të
emisionit të pasdites në Top Channel.


Dikur një fshat i vogël, por edhe
qendër sanxhaku në shekullin XVI, Delvina i jep mirëseardhjen vizitorëve
të saj me statujën krenare të një prej figurave më të shquara të
kombit, Kryeministrit të parë shqiptar, Sulejman Delvinës.

E vendosur mbi një pllajë malore, Delvina ndodhet në qendër të rrugëve
kryesorë të jugut. Pranë detit në verë, por edhe pranë borës në dimër,
qyteti është një destinacion i shkëlqyer turistik në çdo kohë të vitit.

Pak të njohur, por jashtëzakonisht të rrallë e të vlerësuar momumentet
përreth qytetit. Manastiri i Kamenosë, dy kilometra larg Delvinës
besohet se është ndërtuar rreth vitit 630 pas Krishtit dhe në të spikat
një arkitekturë e rrallë bizantine.

Edhe më e lashtë kalaja e shekullit IV-V, në nevojë urgjente për
rikonstruksion nga shteti, në një shpat malor që zotëron pamjen e të
gjithë qytetit. Midis zonave që duhen vizituar absolutisht, Xhamia e
Gjin Aleksit në Rusan apo kompleksi i Xhermehalles, i përbërë nga
objekte social-kulturore, xhamia, teqe, tyrbe, hamame, hane dhe mullinj
për bluarjen e grurit.

Megjithatë, Delvina është e pasur në traditë edhe prej njerëzve që e
banojnë, e që e kanë bërë atë të njohur në Shqipëri si atdheun e sazeve.
Polifonia, klarineta, violina e sazet rrjedhin në gjakun e popullit të
qetë delvinas.

Veshjet popullore dhe ushqimet janë pa dyshim, “qershia mbi tortë” për
turistët. Dikur të zymta, për të simbolizuar vuajtjet, sot veshjet e
zonës janë shumëngjyrëshe dhe tepër të larmishme.

Byreku me mish pule, role me patëllxhanë dhe japrakë me të përbrendshme
qingjit janë pjatat e mrekullueshme që mund të shijohen së bashku me një
gotë verë të zonës.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi