Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvrasja

2 posters

Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Vetëvrasja

Mesazh nga Niku Tue 21 Dec 2010 - 6:09

Vite më parë është diskutuar për vetëvrasjen. Fakti që unë rihap sërisht një temë të tillë për diskutim është se kohët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i vetëvrasjeve në vendin tonë.

Kush janë shkaqet që pothuajse cdo ditë ndodhin vetëvrasje në Shqiperi?
Pse një njeri kryen vetëvrasje?
Cfarë mendimi keni ju në lidhje me këtë fenomen?


Me vetvrasje do të kuptojmë veprimin e një personi për të shkaktuar vdekjen e vet, për t’i shpëtuar një situate të gjykuar të padëshirueshme për të. Për herë të parë termi vetëvrasje (suicid) është përdorur në shekullin XIII. Më parë quhej “vrasja” (homicid) e vetëvetes.
Depressioni është paraprijës i shumicës së vetëvrasjeve. Vetëvrasja është pasoja më e tmershme e depresionit bipolar apo atij unipolar.
Sot në botë nga vetëvrasja vdesin rreth 1 milion njerëz për çdo vit. Sipas Organizatës Botërore të shë ndetësisë në çdo 40 sekonda në botë dikush bën vetëvrasje. Vetëvrasja tani zë vendin e tetë në botë, në mesin e shkaqeve kryesore të vdekjes në popullatën e përgjithshme dhe madje është shkaku i tretë kryesor i vdekjes së individëve të moshave ndërmjet 15 dhe 24 vjeç.
Ndonjëherë, vetvrasja është menduar edhe si vepër e arsyes së lartë. Seneka, një filozof romak ka thë në: “Jeta nuk është e mirë, përveç jetës së mirë. Prandaj, njeriu i mençur jeton mirë aq sa duhet, e jo aq gjatë sa mundet… Ai gjithmonë duhet ta mendojë jetën në kushtet e cilësisë e jo në të sasisë … Vdekja e hershme apo e vonshme nuk ka rëndësi, vdekja e mirë apo nga sëmundja ka”.
Shumë vende të botës kanë qëndrime nderuese apo lavdëruese rreth vetëvrasjes. Në Japoni vetvrasja është një akt i glorifikuar. Ata besojnë se vetëvrasja është “një zgjidhje krenare e problemeve të pazgjidhura”. Edhe pse shumë kultura e pranojnë vetëvrasjen, në të shumtën e rasteve ajo konsiderohet si një akt i mjerë për dalje nga situata. Vetëvrasja në shumicën e shoqërive është e ndaluar. Shumica e religjoneve e konsiderojnë atë si mëkat, ndërsa në disa shtete ajo është edhe krim.
Vetvrasja nuk është mishërim i forcës dhe shpesh vjen pas një periudhe të gjatë depresioni. Vetëvrasja duket sikur të jetë zgjidhja e problemeve kur personi mendon se tani nuk ka zgjidhje për problemet e tij.
Nga pikë pamjajuridike, kryerja e vetëvrasjes në shumicën e vendeve të botës nuk konsiderohet si krim. Ndërsa, ndihma që jepet për shkaktimin e vetëvrasjes, në shumë vende konsiderohet si krim për të cilin parashikohen dënime deri me 15 vjet burgim. Hulumtimi i parë shkencor për vetëvrasjen është kryer nga Emil Dyrkemi (Emil Durkheim 1858-1917). Në vitin 1897 ai botoi njërin nga librat më të rëndësishëm në sociologi, “Vetëvrasja: një studim në sociologji”.
Niku
Niku
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 945
 <b>Piket</b> Piket : 995
Regjistruar : 30/01/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : tirane

http://www.hapesirajone.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja Empty Re: Vetëvrasja

Mesazh nga Arla Sun 26 Dec 2010 - 4:16

Vetvrasja ndoshta eshte akti qe cdokujt i ka shkuar ne mendje dhe eshte vertet torturues ky mendim.Duke qene se njeriu eshte enderrimtare i pakufishem ne imagjinate ndodh qe ne nje situate kritike ta kryej per te shpetuar nga pergjegjesite, perballjet, depresionit dhe mosgjetjes se rrugezgjidhjes.Nje moment unik ne jeten tone eshte kur e kemi menduar dicka te tille dhe pikerisht ne ate moment na ka lindur ideja e zgjidhjes te te gjitha problemve.Ironike!
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi