Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në sytë e Mona Lizës gjenden numra dhe shkronja

Shko poshtë

Në sytë e Mona Lizës gjenden numra dhe shkronja  Empty Në sytë e Mona Lizës gjenden numra dhe shkronja

Mesazh nga Dewil Mon 13 Dec 2010 - 7:22

Në sytë e Mona Lizës gjenden numra dhe shkronja  F.1213160738383_m

Të gjithë ata që e shohin pikturën e Mona Lizës zakonisht përqendrohen në buzëqeshjen e saj enigmatike. Kjo vepër artistike e Leonardo Da Vinçit është sërish në qendër të vëmendjes, pasi ekspertët bënë një zbulim të ri.

Ekspertët me ndihmën e teknikës së zmadhimit në bebëzat e syrit të Mona Lizës kanë zbuluar shkronja dhe numra. Sipas tyre, numrat dhe shkronjat që mezi shihen paraqesin Kodin e vërtetë të Da Vinçit.

Ky zbulim bie ndesh me përmbajtjen e librit të Dan Brownit në të cilin thuhet se piktura e Mona Lizës përmban kode sekrete për Gralin e Shenjtë, shkruan “Daily Mail” .

“Simbolet është e pamundur të shihen me syrin e lirë, por nëse zmadhohet shihet qartë. Në syrin e djathtë duket se është shkruar shkronja L dhe V e cila mund të paraqesë inicialet e artistit, derisa në syrin e majtë po ashtu gjenden simbole të cilat ende nuk janë deshifruar. Me sa duket ato janë shkronjat C dhe E, dhe mund të jetë edhe shkronja B. Në prapavijë mund të shihet numri 72 i cili mund të gjykohet edhe si shkronja L ose numri 2. Duhet pasur parasysh se piktura është e vjetër gati 500 vjet dhe më nuk është aq e pastër sikur kur është pikturuar. Analizat preliminare dëshmojnë se simbolet nuk janë vendosur gabimisht dhe se artisti i ka pikturuar qëllimisht”, tha Silvano Vicenti, president i Komitetit Nacional Për Trashëgimi Kulturore ekspertët e së cilit zbuluan simbolet.

Ekspertët po ashtu dëshirojnë të analizojnë edhe kafkën e Da Vinçit për të vërtetuar nëse Mona Liza, e cila është në pronësinë e qeverisë franceze dhe e cila gjendet e ekspozuar në Muzeun e Louvrit, në të vërtetë paraqet autoportretin e feminizuar të vetë artistit. /Telegrafi/
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi