Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një mikroçip për të patur fëmijët nën kontroll

Shko poshtë

Një mikroçip për të patur fëmijët nën kontroll  Empty Një mikroçip për të patur fëmijët nën kontroll

Mesazh nga Geri Tue 30 Nov 2010 - 10:27

Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dixhitale ka ndikuar edhe në proceset e shkencës moderne, duke avancuar disa disiplina të saj, që sot kanë bërë ndryshime radikale në shumë sfera të jetës së përditshme


Një mikroçip për të patur fëmijët nën kontroll


Vizionet, që dikur qarkullonin, për një rrjet global mes qenieve njerëzore, sot janë realitet. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dixhitale ka ndikuar edhe në proceset e shkencës moderne, duke avancuar disa disiplina të saj, që sot kanë bërë ndryshime radikale në shumë sfera të jetës së përditshme. Se sa do të jenë në shërbim të njerëzimit apo në dëm të tij këto të arritura shkencore, mbetet të presim rezultatin e faktorit kohë!

Shumë disiplina shkencore, që në një periudhë kanë luajtur rol të rëndësishëm në proceset e zhvillimit global, sot pothuajse janë margjinalizuar plotësisht, ose më mirë të themi, kanë mbetur vetëm si dekor në mozaikun e përgjithshëm të shkencës moderne. Gjithnjë e më shumë, po avancojnë disa disiplina shkencore e mes tyre: informatika dhe mikrobiologjia, që viteve të fundit e kanë përshpejtuar dhe ndryshuar pothuajse tërësisht rrjedhën e deritanishme të hulumtimeve. As zbulimet më të fundit të deshifrimit, pothuajse të përgjithshëm, të gjeneve nga shkencëtari Carig Venter, të cilat mendohet se do të hapin një epokë të re për njerëzimin, nuk do të mund të realizoheshin pa ndihmën e mikroprocesorëve, pra kompjuterëve, që sot janë pjesë e pashmangshme e çdo lloj procesi aplikativ, e pa ndihmën e të cilëve bota nuk do ta kishte këtë trend të shpejtë të zhvillimeve që e ka sot. Kjo përparësi po shfrytëzohet edhe nga mjekësia kirurgjike për transplantimin dhe implantimin e organeve ose objekteve tjera për qëllime shëndetësore, estetike, eksperimentale etj., si dhe kohëve të fundit atyre komunikative. "Unë do ta kisha pranuar me kënaqësi që fëmijës tim t'i implantohet një çip kompjuterik, për të pasur informata të sakta në çdo kohë rreth vendndodhjes së tij", u tha gazetarëve në Las Vegas në Consumer Electronics Show, pronari i organizatës së njohur për prodhimin e softuerit SUN (është i njohur programi për byro Star Office, që është konkurrent i programit shumë të njohur dhe të shtrenjtë Office të Microsoftit, por për dallim nga ai, ky ofrohet falas) Scott McNealy.

Menjëherë pasuan reagimet nga më të ndryshme. Derisa disa e përmbanin këtë ide si proces produktiv në shërbim të njerëzimit, të tjerët paraqisnin tezat e tyre rreth mundësisë së keqpërdorimit, jo vetëm nga organet përkatëse, por edhe nga vetë individi ose prindërit, duke cenuar të drejtën elementare të njeriut për veprime të lira dhe të pavarura. Organizata SUN, pasi nuk pati sukses të konsiderueshme në projektin "Connected Family", e zvogëloi edhe interesimin e mëtejshëm. Mirëpo, në skenë doli organizata amerikane Aplied Digital Solution, e cila parashikon që deri në fund të këtij viti të krijojë një prototip të këtij çipi kompjuterik që implantohet në trupin e njeriut dhe u quajt "Digital hinge" - grep dixhital. Interesimi i shkencëtarëve për komunikime të tilla daton shumë herët, që nga zbulimi i aparateve të para elektronike e sidomos pas atyre me sistem dixhital. Baza e sistemit dixhital është procesi binar që përbëhet nga dy shifra 1 ose 0, e që u zbulua nga gjeniu gjerman Gottfried Leibniz që në vitin 1666. Por është interesant të përmendim se si arriti ai deri te ky zbulim, që disa shekuj më vonë, ndryshoi rrjedhat e përgjithshme të shkencës në drejtim produktiv. Leibniz, sistemin binar e zbuloi duke u bazuar në librin e vjetër 3000-vjeçar kinez që quhet I-Ging ose "Libri i shndërrimeve" (libër ky që edhe sot gjen përdorim të gjerë në sferën spirituale) në të cilin Universi me të gjitha fenomenet e veta, paraqitet si një dualitet ose, si: bardhë-zi, dritë-hije, lartë-poshtë, mashkull-femër etj. Sipas I-Ging-ut, e gjithë materia, qoftë e gjallë apo e vdekur, është e përbërë dhe e përshkuar nga një energji me dy pole: poli pozitiv që quhet "Yang" dhe poli negativ që quhet "Yin". Leibniz-i energjisë pozitive i dha shifrën "1" dhe që përfaqësonte për të "Zotin", ndërsa energjisë negative i dha shifrën "0" që simbolizonte "Universin". Pra, sipas tij, në bazë të "1-shit" dhe "0-s" u krijua gjithçka. Këtë sistem, më vonë, e përpunoi matematikani britanik, G. Boole që quhet ndryshe edhe Algjebra e Boole-s. Disa shekuj më vonë, shkencëtarët bënë kombinimin e formulave të Boole-s me sistemin binar dhe kështu mundësuan krijimin e kompjuterëve dixhital, të cilët në përdorim në ditët e sotme.

Çip-i kompjuterik "Digital hinge" i furnizon njësitë dërguese dhe pranuese me energji elektromekanike. Kështu që mundësohet furnizimi i tij me energji përmes lëvizjeve të muskujve të trupit të personit që e bartë atë. Gjithashtu, falë sistemit satelitor - Global Positioning System (GPS), bartësit e këtij çipi janë në çdo kohë të lokalizuar, madje nëse doni edhe të drejtuar. Udhëheqësi i grupit, Peter Y. Zhou parasheh zbatime të shumanshme të këtij dërguesi të implantuar në jetën e përditshme e sidomos në kriminalistikë dhe në mjekësi. Para së gjithash, ky çip do të shërbejë për interesa mjekësore, thonë krijuesit e tij. Për shkak të ndjeshmërisë së madhe dhe mundësisë së shkëlqyer për kapacitetin bartës të njësive, ky çip do të mund të implantohet tek pacientët me kurime intensive, për të pasur nën mbikëqyrje funksionimin e organeve të tyre jetësore e në raste të posaçme edhe ndikimin mbi to. Gjithashtu, interes të posaçëm ky çip ka zgjuar edhe në qarqet e sigurimeve shtetërore. Ata, përmes këtij çipi të implantuar tek kriminelët që kanë kryer vepra të rënda, do të mund ta kenë në kontroll çdo lëvizje të tyre, e sidomos në raste arratisjeje. Po ashtu, me këtë çip do të pajisen edhe funksionarët e lartë, të cilët në raste rrëmbimi, falë këtij mikrosistemi, do të zbulohen shumë shpejt si dhe do të lokalizohet vendqëndrimi i tyre, duke bërë të mundur kështu shpëtimin e tyre si dhe kapjen e kriminelëve. Edhe milionerët do të mund t'i gëzohen këtij çipi, pasi ai u mundëson mbikëqyrje dhe siguri më të madhe se deri më tani. Gjithashtu, interes të posaçëm kanë shfaqur edhe prindërit, të cilët shpresojnë se përmes këtij çipi do të mund t'i kontrollojnë lëvizjet e fëmijëve të tyre e kështu do të kenë mundësi t'i evitojnë ose dhe eliminojnë sjelljet dhe veprimet e tyre negative. Pra, përmes këtij sistemi mundësohet krijimi i një rrjeti global mes qenieve njerëzore, që sot mund t'i përngjajë sistemit telefonik celular, por me karakteristika të tjera. Por, siç dihet, ka dy anë të monedhës, ashtu sikurse sqaron edhe I-Ging-u me sistemin Yang-Yin, pra energjinë pozitive dhe atë negative. Derisa, admiruesit propagandojnë vlerat pozitive dhe të dobishme të këtij mikrosistemi për mbarë njerëzimin, kundërshtarët i mohojnë ato, duke e cilësuar këtë mikrosistem si një krijesë në shërbim të diktatorëve, autokratëve, monopolistëve etj. Me këtë sistem, - thonë ata, - faktikisht, njeriu bëhet qenie e lokalizuar dhe e kontrolluar sipas nevojës së dikujt tjetër, pa pasur mundësi që të kundërshtoj ose rezistojë. Ky është vetëm hapi i parë në këtë drejtim, kur dihet se sot ekzistojnë mikrosisteme që mundësojnë miliona e miliarda operacione në sekondë, prandaj shumë lehtë mund të implantohet një sistem i tillë edhe në tru dhe kështu individi të kthehet në një robot, i përbërë nga mishi e gjaku, por i drejtuar nga dikush tjetër për nevoja ose shërbime të planifikuara, - përfundojnë ata. Pra, pasojat eventuale nuk kanë nevojë për koment! Megjithatë, shkenca vazhdon të lëvizë drejt rrugës së saj, drejt procesit të pandalshëm, drejt zbulimeve të reja, pavarësisht nga mendimet, gjykimet apo spekulimet që drejtohen në adresë të saj. Çdo zbulim i ri, normalisht që ka edhe difektet e veta. Prandaj, se sa janë produktive apo destruktive arritjet dhe zbulimet që bën ajo, do të na i paraqesin rezultatet e mëvonshme që vetë koha do t'i vlerësojë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi