Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miha: Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shko poshtë

Miha: Të qëndrojmë me këmbë në tokë Empty Miha: Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Mesazh nga Dewil Thu 28 Oct 2010 - 3:21

Miha: Të qëndrojmë me këmbë në tokë Edmond-miha-300x224


Pas fitores së fundit 4:1 përballë Pelisterit, Shkëndija e Tetovës është rrikthyer në pozitën e parë në renditjen tabelare të Ligës së Parë. “Kuq e zinjtë” të vetëdijshëm për disfatën e Renovës të shtunën në fushë të Sileksit, që nga minuta e parë kërkonin golin e avatazhit për të parë veten në kreun e tabelës. Shkëndija me disa mungesa të rëndësishme në formacion, takimit i’u qas me seriozitet maksimal edhe pse përballë kishin një ekip të përbërë me futbollistë shumë të rrinjë.

“Jam i kënaqur me fitoren dhe faktin që dolëm përsëri në pozitën e parë. Ekipin e Pelisterit e vlerësuam maksimalisht nga fakti se bëhet fjalë për një skuadër që vazhdimisht prodhon futbollistë të rrinjë dhe cilësor. Futbollistët e mi luajtën mirë, por në momente është e qartë se gjendja emocionale ndikon, pasi skuadra po arrin të qëndrojë lartë në renditje. Megjithatë më e rëndësishme është fitorja, ndërsa mangësitë e shfaqura do tentojmë t’i përmirësojmë në të ardhmen”, deklaroi shefi i stafit teknik të Shkëndijës, prof. Edmond Miha, i cili më tej ftoi futbollistët të qëndrojnë me këmbë në tokë, për të shmangur vetëkënaqësinë ne ekip, që në të shumtën e rasteve është e dëmshme. “Jemi në rrugë të duhur, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi ka edhe shumë për tu luajtur deri në fund të sezonit. Kam besim në futbollistët e mij, të cilët i konsideroj profesionistë të vërtetë dhe mbi të gjitha janë persona që kanë edukim të lartë. Kjo më jep shpresë të besoj se ata kuptojnë çdo situatë dhe atë që unë kërkoj nga ata. Për ne çdo ndeshje është një derbi dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë deri në fund. E rëndësishme është që futbollistët të interpretojnë futboll të bukur, por edhe që sjell rezultat. Vetëm në këtë mënyrë mund të mbetemi konkurent deri në fund të sezonit”, – tha Miha.

Sipas strategut të skuadrës ‘kuq e zi’, Miha, Shkëndija ka “brum” për të bërë një sezon të suksesshëm, megjithse konsideron se ekipi ka nevojë për disa përforcime, që do të shtonin konkurencën në grup.

“Jam i bindur se me punë profesionale ne do të vazhdojmë të regjistrojmë rezultate pozitive, megjithse jam i mendimit se skuadra ka nevojë për 4-5 përforcime. Ne nuk fshehim se luftojmë për pozitat që sigurojnë dalje në Europë, dhe për këtë nevojitet fond i konsiderueshëm i futbollistëve. Unë ndjehem krenar që kolegët e mi nga skuadrat e tjera vlerësojnë lartë punën time, vlerësojnë ekipin e Shkëndijës dhe futbollistët e saj. Ne do vazhdojmë të prodhojmë futboll të bukur, që do kënaq shijen e futbolldashësve, ndërsa sigurisht që jemi të lumtur që ekipi jonë po i jep ton kampionatit të Maqedonisë. Nëse vazhdojmë të punojmë si duhet dhe nëse kemi përmirësim të vazhdueshëm, s’kam dyshim se Shkëndija do të ketë një sezon të madh”, – përfundoi numri një i pankinës së Shkëndijës, Edmond Miha, i cili prej kur se mori skuadrën ka regjistruar katër fitore dhe një barazim. Përndryshe, Shkëndija s’ka shumë kohë për të festuar, pasi në fundjavë e pret derbi i madh lokal, përballë rivalit të qytetit, Teteksit.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi