Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkëndija e Tetovës, me numër rekord të tifozëve mbi 50 mijë

Shko poshtë

Shkëndija e Tetovës, me numër rekord të tifozëve mbi 50 mijë Empty Shkëndija e Tetovës, me numër rekord të tifozëve mbi 50 mijë

Mesazh nga Dewil Fri 22 Oct 2010 - 23:35

Shkëndija e Tetovës, me numër rekord të tifozëve mbi 50 mijë 4092e63e0b

Shkëndija e Tetovës, pas javës së 10 në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë, vazhdon të mbetet në vendin e parë edhe atë bindshëm sa i përket numrit të tifozvë. Në dhjetë takimet e para skuadrën Kuq e Zi, e kanë shikuar 39.800 tifoz shifra këto të dhëna sipas numrit të biletave të shitura, por duke pasur edhe parasysh dy ndeshje që Shkëndija luajti pa praninë e tifozëve në Tetovë.

Nëse merren parasysh edhe një numër i konsiderueshëm i tifozëve të cilët kanë mundur të hyjnë pa bileta atëherë ky numër shkon në mbi 50 mijë tifoz për 8 ndeshje në 10 javët e para të ligës, duke përjashtuar dy ndeshjet që luajti në Tetovë pa praninë e publikut, për shkak të dënimit që kishte. Në vendin e fudnit në listën e shikueshmërisë është Sileksi, që në 10 takime e kanë shikuar vetëm 4200 tifoz. Ndeshjet e mira të skuadrës së Tetovës, loja e bukur dhe fenomenale në të gjitha takimet ka bërë që nurmi i tifozëve nga ndeshja në dneshje të rritet edhe atë dukshëm.



Në vendin e dytë është një skuadër tjetër tetovare Renova, të cilën në 10 ndeshje ekanë parë 18.900 tifoz ku vetëm në ndeshjen me Shkëndijën kanë qenë të pranishëm në stadium me mijëra tifoz. Në anën tjetër shumë skuadra bilencin e ture negative sa i përket publikut e kanë përmirësuar në takimet me Shkëndijën e Tetovës, e cila jo vetëm në terrenin e vet por edhe jashtë ka pasur përkrahjen e një numri të madh të tifozëve.



Në Kërçovë Napredoku në ndeshjen me Shkëndijën e Tetovës, për herë të parë kishte mbushur shkallë e stadiumit. Marrë në përgjithësi dy skuadrat tetovare Shkëndija dhe Renova, kanë tifzo aq sa kanë tetë skuadrat tjera të ligës së parë të Maqedonisë. Por ky numër në ndeshjet e ardshme pritet të ritet në mënyrë drastike pasi Shkëndija, do ti zhvilojë tre ndeshje me rradhë në terrenin e vet gjegjësisht në Tetovë. Këtë javë me Pelisterin, pastaj me Teteksin ndeshje derby e rivalëve local ku pritet të jenë të pranishëm mbi 10 mijë shikues dhe me Bregallnicën, skuadër kjo e cila e mundi ekipin tetovare.



Po ashtu në formacionin e publikuar për në ligën e parë dy futbollistë të të Shkëndijës janë në 11 e parë të Ligës. Ardian Cuculi dhe Ferhan Hasani. Pavarësisht këtyre shifrave të frikshme për kundërshtarët asnjëri lojtar i kësja skuadre nuk është ftuar të jetë në formacionin e Maqedonisë. Nëse një lojtar i Shkëndijës do të jetë në reprezentacionin A atëherë me siguri se edhe numri it mifozëve që do ta shikonin ndeshjet kualifikuese do të ishte tepër i madh.


1 SHKENDIJA 40 000 Tifoz Smilies
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi