Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç´eshte per ju turpi?

3 posters

Shko poshtë

Ç´eshte per ju  turpi? Empty Ç´eshte per ju turpi?

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 7:11

C'eshte turpi, si mund te perkufizohet si nocion psikollogjik?

Eshte turpi nje nocion i konceptuar nga shoqeria qe na rrethon, apo eshte dicka qe perkufizohet ne mendjet tona?

Perse disa njerez kane turp dhe bejne te kunderten e asaj qe deshirojne, duke u fshehur dhe disa te tjere nuk kane fare turp dhe nuk ndikohen fare nga opinioni publik?

Perse disa njerez, qe ne vitet e tyre te para te jetes kane shfaqur ndjenja te theksuara turpi, ne vitet e mepastme i shkelin me te dyja kembet keto lloj ndjenjash turpi ose e kunderta, ata qe nuk kane qene te turpshem ne femijeri, behen shume te turpshem ne vitet e mepastme?

Ka lidhje turpi me friken apo me abuzimin, qe mund ti jete bere nje femije ne vitet e para te jetes d.m.th eshte e lidhur kjo ndjenje me ambjentin ku rritet nje femije apo ka te beje me karakterin dhe personalitetin?


Nje gje eshte e sigurte, turpshmerija eshte fenomen i nderlikuar dhe arsyjet jane nga me te ndryshmet.......


Le te sjellim disa prej tyre:

Ndjeshmeri gjenetike

Edhe pse asnje lloj gjeni turpshmerije, nuk eshte identifikuar, disa kerkues na vertetojne ekzistencen e predispozites per te qene te turpshem. Sipas nje profesori ne universitetin e Harvard, 15 ne 20% te femijeve lindin me kete predispozite. Keto femije paraqesin nje profil neurokimik te veçante; Disa zona specifike te trurit te tyre jane shume te ndjeshme ndaj situatave stesuese.
Pra, disa persona lindin me te tupshem se disa te tjere. Por, turpshmeria, ne asnje menyre nuk mund te shpjegohet, vetem si nje trashigimi fiziologjike.

Rrethi familjar e shoqeror

Rrethi familjar e shoqeror, ne te cilin rritet dhe edukohet nje femije, ndikon shume ne zhvillimin e turpshmerise se tij.
Psh: Prinderit e turpshem, me sjelljen e tyre edukojne femije te turpshem
Prinderit e rrepte e te eger ose e kunderta, Prinderit "cool" (te cilet lavderojne e idealizojne femijet e tyre), mund gjithashtu te predispozojne femije te turpshem.
Prinderit jo stabel ose te distancuar, mund te jene akoma me destabilizues per femijet, se prinderit qe permendem me lart.
I keshillohet prinderve, t'i lejojne femijet e tyre, sapo te jete e mundur, te perballojne vete disa situata. Nuk duhet ne asnje menyre qe prinderit te flasin ne vend te tyre ne prezencen e personave te tjere. Te mos i s'forcojne femijet te bejne kete apo ate veprim. Nese shikojne se femijet e tyre jane te turpshem, nje alternative e mire per t'i larguar turpin eshte te merren me teater..

Kultura

Studimet te cilat kane krahasuar turpshmerine e vendeve te ndryshme, kane nxjerre si rezultat qe Japonija eshte nje nga vendet me popullsi me te turpshme. (90% e popullsise jane estimuar te turpshem)
Kjo vjen nga traditat e ketij vendi. Ku rrespekti per me te madhin, diskresjoni, takti dhe miresjellja, kane me teper vlere se ne vendet e tjera, si ato te Europes. (Rreptesia ne edukim, sikurse thame me lart, dhe jo lirshmeria, mund te jete nje nga arsyet e turpit).
C'rrenjosja, ose ndryshimi total i kultures, (psh, ne emigrantet qe kemi lene vendin tone), mund te krijojme turpshmerine, si pasoje e humbjes se origjines dhe prejardhjes. (megjithate njeriu ka nje kapacitet te madh integrimi, fatmiresisht)

Ngjarjet qe kemi jetuar

Nje turperim ne publik, nje tallje qe mund te na jete bere, nje humbje e dhimbshme, nje ndarje e pa shpjegueshme, nje eveniment qe na ka prekur thellesisht mund te jete pasoje e humbjes se besimit tek vetvetja, pra turpshmerise qe mund te zgjase per nje kohe shume te gjate.

Nese jeni te turpshem, (thoshte profesori im). Mundohuni te kujtoheni qe kur keni filluar te jeni te tille?
Ndoshta nje mesues ne fillore ju ka ofenduar, ose dashuria juaj e pare ka qene nje deshtim dhe si rrjedhoje nenvleresojme veten.
FREUD e interpretonte fenomenin e turpshmerine si nje frike kundrejt deshtimit dhe humbjes.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç´eshte per ju  turpi? Empty Re: Ç´eshte per ju turpi?

Mesazh nga Arla Fri 11 Mar 2011 - 11:25

Ndoshta frika s'eshte asgje para turpit, luftrat jane pa kuptim,ambicia mposhtet,pushteti bie, aty ku gjendet ndjesia e turpit.Te mos kesh turp eshte me mire te vdesesh.Turpi e mban njeriun gjalle.Po te duash hidh dhe nje lecke ne koke e dil askush nuk te pengon.Ne shqiptaret me kemi nje thenie te bukur: "turp te kesh!"
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç´eshte per ju  turpi? Empty Re: Ç´eshte per ju turpi?

Mesazh nga Αρτεμης Sat 12 Mar 2011 - 13:01

ndjesi e cila duket ne njerezit e ndjeshem me seder , nivel e ndergjegje
Αρτεμης
Αρτεμης
Administrator Forumi
Administrator Forumi

<b>Postime</b> Postime : 415
 <b>Piket</b> Piket : 421
Regjistruar : 01/03/2011
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : as ne toke as ne qiell

http://engjujtshqiptare.forumotion.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç´eshte per ju  turpi? Empty Re: Ç´eshte per ju turpi?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi