Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:42

Lindja ime

Nga vrimë e gjilpërës

Kam lëshuar zënë

Për të parën herë

Për të qepur

Flamurin.



Plisin

Kam zbardhur

Duke skuqur bozhurin

Pafundësisht



Nga djepi

Ika maleve

Për të ngjallur

Arkivolin



Linda mbi re

Të ndjek pas

Mic Sokolin

Ninulat

I kisha tragjedi

Unë fëmija

Që mbaja gjallë

Të zezën nënë



Linda

Nga pranvera

Të ringjallem

Në dimër



Linda

Nga kënga

Të rroj në pikëllim



Në Kaçanik

Linda nga një hark

Ylberi

Të rroj e përjetshme si bijë

Shqipërie



Linda

Nga thinjat

Të rroj

Me lodra fëmijësh



Te një shtizë flamuri

Hodha shtat

Me akrepat e orës

Masja shekujt



Erdha e përjetshme

Sytë

Kurrë mos t'i mbyll

Linda nga hëna

Të vdes

Tek një yll
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:44

Kur binte telefoni



Gjithë dhembjet

Më përshkonin

Kur binte

Telefoni

Nga Kosova

Çdo të thoshin



E vranë e dogjën

Dhembjët e lindjes

S'i përballon dot

Kosovë

Ky ankth i imi

Nuk ishte

Vetëm një mot!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:44

Poezia



Vetëm ti

Ma di shpirtin

Dhe atë pikën

Në zemër

Ti vjen si era

Ëndërrën ta takosh



Kufi për ty s'ka

Vjen si hije

Si shpirti

Vetëm ti e din

Si më gjen

Prushin ma sjell

Shpirtin

Ma mashtron

S'di nga vjen

Nga shkon



Krijon të palindurit

Rizgjon të parët

Merr udhët e udhëve

Të takosh

Dhembjen



Gjithëçka ke e s'ke

Çdo gjë mban e s'mban

Zjarrin

Për Kosovën

Në shuplak ma sjell.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:45

Shqipëria në ekran



Më vjen

Mbrëmjeve

Me këngët zëlarta

Më vjen

Si shpirti i lodhur

Si dita e Kosovës

Dhe më ngroh

Dimrin tim.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:47

Vendlindjes



Në majë lapsi

Më rri

Asgjë tjetër të shkruaj

Nuk di

Të sjell në mendje



Bashkë

Me fëmijërinë

Kur haheshim

Me Serbinë



Sa thekshëm

Dëgjoj

Zërin tëndë

Edhe në gjumë

Lojën bëjë

Tek i yti

Lum.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:48

Fëmijët e vendit tim



Ndryshe

Ëndërrojnë

Dhe

Hanë e pinë

Krejt

Ndryshe



Dhe mbathjet

I kanë ndryshe

Dhe dimrin

E presin

Me pak frikë

Ata

Janë ndryshe

Nga fëmijët

E tjerë

Edhe gurët

I shohin

Si bomba.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:51

Qetësi

Më leni
Të qetë
Tek rri pranë një varri
Nuk është
Si varret e tjera

Pushoni pak,
Ju lutem
Po pres
Të vij një flutur
Në ajër
Me krah të bëjë
Fytyrën time
Derisa rri
Pranë këtij
Varri
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:51

Do të kthehem



Do të kthehem

Ai gur ka vite

Që më thërret

Do të kthehem

Stalla e vjetër

Ëndërrën ma mban peng



Do të kthehem

Që njëmijë vjet

Më thërret lumi

Të më freskoj buzët

Shkrumb

Nga malli

Të më kthej letrën

E zverdhur

Me shkronjat e saj

Zemrën

E pata mbështjellur

Që t'mos

Ngrijë



Vetëm edhe pak

Ju lutem

Sa ta shoh dritën

Do të kthehem.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:52

Rrezet



Mes mureve monotone

Rrezet e diellit

Thejnë

Heshtjen e vetmisë

Si babagjane

Hyn

Mes qelqit

Të dritares sime

Pa lule

Më kot mundohem

Ta përgëdhel

Shpresën

Se çelin

Trandafilat

Edhe

Në dritat e brishta

Eh sa herë

E murosi

Diku mendimin

E ndarjes

engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:54

Ndeshja me fatin



Rëndë më peshon malli

Fati

Me syt e korbit gjeloz

Më rrënon dritën

Dashuria

Sërish s'mu përgjigj

Sa here e pyeta

Si për inat

Ndërtonte heshtjen

Ti më pret

Me durimin copë - copë

E di

Tek ashti yt

Strehë do bëhem

Për sy

Tek mezhdë e arës

Tënde

Lulëkuqe

Do të mbijë

Gjithësesi

T'më kesh

Për zbukurim

Në dasmën tënde

Sa kam dëshirë

Të jem grimc guri

E diademit tënd

Dhe lulebore

Balsamosur

Në vellon tënde

Të kuqe.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:54

Rrugët



Monotone

Më është bërë

Ecja e vetmuar

Rrugëve të botës

Zëmadhe

Këmbët e rënduara

Sytë

Kërkojnë

Terrin

Që leht

Ta ndjejë mashtrimin

Preku kokën

Fytyrën

Trupin tim

Si një qytet

Të panjohur

E hulumtoj

Deri në zemër

A thua

Ç'kam ndryshuar

Nga kjo rrugë e gjatë

Mos stinët

Më vranë

Me dhembjet e tyre

Pa emër


engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:55

Takimi me trishtimin e bukur



Deti pa mëshirë

Nxjerr të vjellurat

Nga thellësi e tij

E rëra

Peshë

Valët me shkumbëza

Shkëmbin

Joshin

Si me të puthura

Vështroj

Llahtarisht

Llahtaria nga liqeni

I lasgushit

Në detin tim është shtrirë

Sa here

Të tillë e shoh

Me trishtim takohem

Përqafohem

E ndjejë

Bukurinë e rrallë.


engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:57

Lotët e dashurisë



Sllovene

Mikja ime

Lotët fshinë

Në faqe

Me një

Cepbuzëqeshjeje

Lutjen

për fëmijët e globit

e thotë

si për bukën.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:58

Ngjyrat e dashurisë



Ngjyrat e dashurisë

Nuk i ka

As piktura në mur

Atë nuk e pikturojnë

Asnjë pal duar



Ngjyrat e saj

Që netët t'i bëjnë ditë

Mund

Zemrën ta errësojnë

Kot i ke sytë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 6:58

Kalendari i shpirtit tim



Horizontet

Me ylbere coptuar

Mëngjeset

Me bar të qulltë

Janë varur në

Kalendarin e shpirtit tim

Çdo ditë

Dielli varet i përgjakur

Hëna zgërdhihet

Me dritën e saj naive

Në trurin tim

Vijëzoj me ngjyrë të kuqe

Tek ditë e fundit

E muajit

Kur ty të pashë.


engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 7:00

Eja



Sa me mall

Të vështroj

Se si ti mejton

Valë e detit

Më përpinë

Kur i heshtur

Pranë më kalon



Qiellin

Mbushur plot

Me yje

E vështroj

Për çdo natë

Një nga një i lidh

Nyje

Thurri shpresën

Gjatë-gjatë



Mjegull turbullja

Të vërboi

Ta besoj paqartësinë



Do të vish

Sa dielli s'shkoi

Shih pranverën

Shih kaltërinë
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 7:01

Ngjyra vjeshte



Vjeshta verdhomë

U shtri

Ngadal

Dhembshëm

Në faqen e tokës

Pjalm

Brymë kudo

Janë molisur lulet

Dhe bari i gjelbërt

Nga kopshti im

Iku bilbili

Është strukur

Diku si unë

Në zemrën tëndë

Në qoshet

E mërdhira

Duke m'i ngrirë edhe më

Dëshirat e mpira

Tek ngjyrë e verdhë

Dhe e kuqe

Gjen prehje e qetësi

Ah pranverë

E gjelbëruar

Kur do të takoj

Sërish ty

Me zemrën që më ka

Ndry.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 7:02

Dasmë në shtëpinë time



Tymi i ogjakut

E veçon sot

Shtëpinë time

Zjarre të mëdha

Po ndizen

Shtëpia është bërë

Lule

Orkide

Flamujt

Vocrrakë të gëzuar

Prekin qiellin

Nëpër podiume

Sot s'ka fjalime

Vajzat do t'i këndojnë

Dhëndërrit

E nuses

Si jetës

Tupanët

Do t'i kemi kushtrim

S'do kujtoj gjakun

Kënga sot.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 7:03

Unë e ti



Unë e ti -

Një zjarr, një stuhi

Unë e ti -

Një mall, një dashuri!

Unë e ti -

Një këngë, një tragjedi

Unë e ti....

..... Nuk e di!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 7:04

Zhgënjim lulesh



Në erën e luleve

Si në qiellin e shtatë

Trimi e vasha

- luanin gjatë.



Zilia më zuri

Mu si rrëfe

Të kërkoja Ty

Të venim atje...

Atje ku na shihte

I vetëm bliri

Trupi e zemra

U bënë

Hark floriri



M'u binde

T'u binda

Seç shkreptinin

Ylberët nën blirë

Ti humbe në mjegull

Unë në errësirë.


engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga engjell a djall Thu 21 Oct 2010 - 7:05

Vdes me trëndafilin



Ka diçka timen

S'di si t'i them

Edhe mua në pranverë

Zemra më dhemb.



Disi kah vjeshta

Zemra më rrah

Shumë ndryshe

Verdhësia jote

Më pikëlon

Vjen sërish

Pastaj

Pranvera

Na

Rizgjon.

Vazhdojmë

Dashurinë

Bashkërisht

Unë e trëndafili
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

V D E S   M E   T R Ë N D A F I L I N  Elife Luzha Empty Re: V D E S M E T R Ë N D A F I L I N Elife Luzha

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi