Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria e 65-ta në renditjen e FIFA-s

Shko poshtë

Shqipëria e 65-ta në renditjen e FIFA-s Empty Shqipëria e 65-ta në renditjen e FIFA-s

Mesazh nga Dewil Wed 20 Oct 2010 - 5:45

Shqipëria e 65-ta në renditjen e FIFA-s Kombetarja

Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet e 65-ta në renditjen e FIFA-s për muajin tetor, duke fituar dy pozicione në krahasim me renditjen e muajit shtator.

Spanja dhe Hollanda, finalistet e Botërorit Afrika e Jugut 2010, qëndrojnë në krye të renditjes, me kampionët spanjollë në vend të parë dhe “portokallinjtë” në të dytin.

Brazili rifiton vendin e tretë duke spostuar Gjermaninë një vend më poshtë, ndërsa Kroacia (9) dhe Rusia (10) janë ngjitur në dhjetë të parët falë fitoreve në kualifikueset e Euro 2012.Maqedonia gjindet në pozitën e 70-të.

Në përpunimin e renditjes janë marrë parasysh 156 ndeshje (80 ndeshje kualifikuese dhe 76 ndeshje miqësore).

Bariç: “Dua të jem dhe për 90-vjetorin”
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptar, kroati Oto Bariç, ishte ndër të ftuarit “VIP” në festimet e 80-vjetorit të themelimit të Federatës Shqiptare të Futbollit. “E prita më shumë kënaqësi ftesën. Nuk do të doja të mungoja kurrsesi. Ndihem me të vërtetë shumë i lumtur”.

Në lidhje me Kombëtaren, Bariçi, pohoi se ai personalisht është një mik i mirë i Josio Kuzhesë dhe se ka marrëdhënie të mira dhe me ndihmësin e tij, Xhemal Mustedanagiçin. “Nëse ata do të më kërkonin këshilla për ndeshjen kundër Bjellorusisë, do t’ua jepja me kënaqësi. Për të qenë i sinqertë, nuk më pëlqeu shumë mënyra se si luajtëm atje. Jam i bindur se mund t’ia dilnim, nëse Shqipëria do të kishte më shumë iniciativë. Gjithsesi, humbja në Bjellorusi nuk ishte një surprizë”.

Po si i shikon “Oto Maksimale” rezultatet e Shqipërisë në eliminatoret e Europianit. “Unë besoj Shqipëria ka bërë përparime. Është shumë mirë e organizuar. Nuk pëson gola, ndërkohë që ajo shënon rregullisht”. Së fundi, edhe një batutë e tij: “Jam duke shkruar një libër për metodat moderne të futbollit. Dukem i ri akoma, dhe pse jam 78 vjeç? Po, por kam shtuar tre kile në peshë dhe jam në merak. Si mu duk festa e 80-vjetorit? Dua të jem dhe në atë të 90-vjetorit të federatës shqiptare”.

Për herë të fundit ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, kroati Oto Bariç, ishte i pranishëm në Shqipëri, më 5-6 qershor 2009, si i ftuari special i Federatës Shqiptare të Futbollit për të ndjekur në “Qemal Stafa” takimin e rëndësishëm Shqipëri-Portugali, që përkoi edhe me debutimin e mikut të tij, kroatit tjetër Josip Kuzhe.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi