Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trajtimi i vartësisë ndaj barnave

Shko poshtë

Trajtimi i vartësisë ndaj barnave  Empty Trajtimi i vartësisë ndaj barnave

Mesazh nga Dewil Wed 20 Oct 2010 - 5:33

Trajtimi i vartësisë ndaj barnave  F.1019235322910_m Agjencia amerikane e barnave po shqyrton një mënyrë të re për trajtimin e personave të ndërvarur nga barnat kundër dhimbjeve.

Opioidet janë barna që jepen me recetë për lehtësimin e dhimbjeve. Në këtë grup barnash përfshihen Percocet, Vicodin, Oxycontin. Sipas një studimi, mbi 6 milionë amerikanë marrin barna edhe kur nuk kanë nevojë, pra për qëllime jo mjekësore. Shumë prej këtyre barnave janë kundër dhimbjeve. Kur njerëzit bëhen të ndërvarur nga ilaçet kundër dhimbjeve, shkëputja nga kjo varësi është shumë e vështirë.

Në të kaluarën, për trajtimin e varësisë nga barnat kundër dhimbjeve janë përdorur ilaçe opioide, si p.sh., Methadone. Por fakti është se njerëzit bëhen të ndërvarur edhe nga ky ilaç. Barnat opioidë zakonisht aktivizojnë pjesën e trurit që bllokon dhimbjen dhe prodhojnë euforinë e drogës.

Administrata e ushqimeve dhe barnave (F-D-A) tani po shqyrton një qasje të re. Me vetëm një injeksion në muaj të një ilaçi të quajtur NALTREXONE, aktivizimi i kësaj pjese të trurit ndalet. Por Naltreksoni ka një efekt anësor; marrja e shpeshtë e tij e bën të njëjtën pjesë të trurit tepër të ndjeshme. Kjo do të thotë se kur një person ndërpret marrjen e Naltreksonit, edhe një dozë e vogël opioideve, e bën atë të ndjehet i droguar.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi