Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Situatat e jetës

Shko poshtë

Situatat e jetës Empty Situatat e jetës

Mesazh nga engjell a djall Wed 20 Oct 2010 - 0:58

Situatat e jetës (Burrave dhe grave)


Është e qartë se burrat dhe gratë ndryshojnë nga pikëpamja fizike dhe kjo paraqet edhe disa ndryshime në fushën emotive. Por në themel ata janë të njëjtë në mënyrën e të menduarit, në ndijimet dhe në të gjitha aspektet e tjera të personit të tyre. Burrat janë më të përshtatshëm për të bërë punë të lodhshme; gratë duken më të zonjat në detyrat që kërkojnë kthjelltësi dhe aftësi për të menduar me shpejtësi. Për më tepër burrat dhe gratë janë në një nivel të barabartë në sferat ku mendimi zë një rol të rëndësishëm. Meqë ndërmjet tyre nuk ekzistojnë ndryshime domethënëse, vetëkuptohet se ata kanë të njëjtat të drejta dhe se çfarëdolloj diskriminimi është i pajustifikuar. Veç kësaj, burrat kanë nevojë për gratë po aq sa gratë për burrat.
Kur të drejtat e grave shkelen, ato duhet ti mbrojmë dhe burrat duhet të mbështesin luftën e tyre. Unë vetë luftoj në Indi që prej njëzet vjetësh që gratë, veç të tjerave, të mund të ndjekin studimet dhe të zënë vende me përgjegjësi në të gjitha nivelet shoqërore, me të njëjtën të drejtë si burrat.
Sipas budizmit, burrat dhe gratë zotërojnë, pa asnjë ndryshim, atë që quhet natyra e Budës, ose potencialin për Rizgjimin. Pra, në thelb, ata janë përsosmërish të njëjtë, Është e vërtetë se në disa tradita ka ekzistuar gjithmonë izolimi. Por ai kishte shkaqe dhe mbi të gjitha të karakterit shoqëror dhe kulturor. Nâgârjuna, te Ratnâvali i tij ose “Kurorë e çmuar” dhe Sântideva tek Bodhicaryâvatara ose “Udhëzues për stilin e jetës së bodhisattva-s, flasin për “defektet e trupit të grave”. Por me këtë nuk synojnë të tregojnë se gratë janë inferiore. Pjesa më e madhe e atyre që kishin shqiptuar ndjetin e manastirit ishin burra dhe përshkrimi i defekteve kishte si qëllim të vetë, të ndihmonte burra të tillë që ta mposhtnin dëshirën për trupin femëror. Sigurisht një murgeshë duhet të bëjë një analizë të ngjashme për trupin mashkullor.
Në praktikat më të larta të Vajrayâna-s jo vetëm nuk bëhet asnjë veçim midis burrave dhe grave, por elementi femëror luan një rol themelor, deri në atë pikë sa përbuzja ndaj grave konsiderohet një shkelje ndaj doktrinës.

- Vajrayâna, ose rruga e diamantit, quhet kështu sepse përshkruan natyrën e vërtetë të qenieve e të gjërave, të pashkatërrueshme dhe të pandryshueshme, të krahasuara me diamantin Ndërmjet të tjerave, karakterizohet nga një larmi zhvillimesh që lejojnë të ndjekësh Rizgjimin me shpejtësi.

-Sântideva, mësues i madh budist, poet dhe filozof indian i shekullit të tetë, te vepra e shquar Bodhicaryâvatara, paraqiti se si duhet të jetë sjellja e bodhisattva-s, e atij që dëshiron të ndjekë Rizgjimin për t'i çliruar të gjitha qeniet nga vuajtja.

- Nâgârjuna, shekulli i dytë, një nga ekzegjetët kryesorë të mendimit të Budës, ishte iniciatori i Mâdhyamaka-s, ose Rruga e mesme, një nga rrymat e mëdha të mendimit të Mahâyâna-s.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi