Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ

Shko poshtë

Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ Empty Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 17 Oct 2010 - 2:17

Viola Isufaj: Cikël poetik

Viola Isufaj





(IDLIR ?)



Ç’nëmë mbart që je kundra teje

Idlir,

Kundër degës së dafinës,

Kundër ujkut

Kundër shkëmbit

Kundër erës

Kundër ëndrrës që bashkë pamë?

Ç’faj ti shlyen

Ç’mëkat

Që shpatën skuq

E thyen

E flak

Këllëfin mban?

Nga c’makth pike ti

Ç’gjoks trishton

Sëmbon

Ç’lot vret?

Ç’grackë ngreh

Në ç’çark ngec

Dhe këmbën bren

E ia mbath

Si një mi

Mëmëshkrryes

atpërbaltur

dashuruar

Idlir

Fërfëllimë

Dallgë dinake

Bri

S’je ti.

Ç’nëmë mbart që të jam pranë

ç’faj po shlyej

Që të pashë

Ç’mëkat
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ Empty Re: Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 17 Oct 2010 - 2:18

MOSQENIE



Kohën e kam ndalur

Në brendësi të zemrave të tua

Aty përkundem

Aty kërkoj

të gjej

Mbretërinë

kur të zgjohem

(Po ç’do të gjej s’e di!)



Asnjë dridhje,

asnjë aromë,

asnjë tingull,

s’dua të shijoj,

veç dhembjes e lumturisë

shkaktuar prej teje

(Mosqenie!)



Ja ku më vjen prapë

Ti.

Kush?

Kush prej jush?

Sa shumë “Ti”!

Më shumë se dy.

Cili prej tyre je?

...

(Gjithmonë, gjithmonë e ke ditur:

(...ishte vetëm një vështrim i trishtuar

Në të dalë të vjeshtës së shkuar...)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ Empty Re: Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 17 Oct 2010 - 2:18

KADENCË



Dy trëndafila të vyshkur

pinin ujë të ndenjur

nga një gotë e krisur.

...

Kush u kalb së fundmi

Në botën tënde të prishur ?!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ Empty Re: Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 17 Oct 2010 - 2:18

(PA TITULL)



Përdore më mori

Por nuk më mbajti përdore

Asnjë kopsht s’më tregoi

S’më shpjegoi asgjë

Nuk u frikësova

Ai ishtë Kolosi i Epirit

Me hije bishe antike

krenari pellazge

amfiteatresh

Dyrrahiumi

ishte

Ai ishte thirrja kah shekujt mijëvjeçarë

Ai ishte Bisha

Unë isha unë

Unë më

Nuk do të isha

Mbylla sytë

Thoi-kthetër e zezë

Ne gjoks m’u ngul

Stërkala shpërthyen

Portreti u ciflos

Klitha “oh”.

Gjuhën ma mori me vete

Kolosi që desha

M’u shkëput

Hapa sytë

S’isha më unë

Në mesnatë

Gjarpër-ilir u bë

Rrëshqiti pranë meje

Më shtrëngoi

Unë u zgjova

Ai fjeti

Nga ajo natë

S’e ndjeva më.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ Empty Re: Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 17 Oct 2010 - 2:19

PEZM



I gëzhtitur n’herbarium të botës

Pa lëng

çakërrdisur kabareve

Pa plëng

Ti urishëm urgusesh

Pa lavd



Në një urnë hiri im

Hir-maraz.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ Empty Re: Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 17 Oct 2010 - 2:19

POEZISË



Koha bashkë me gjyshen time

Zvogëloi oborrin

Çngjyrosi shegët, ftonjtë,

luleborët rozë

Shthuri aromat kacavjerrëse

E shkërrmoqi diellin.

Shurdhoi të qeshurën time

me qenin

Bashkë me hingëllimën e kalit

Dhe zbehu kanosjen e fqinjit

Dhe frikën time

Për t’u hedhur matanë gardhit

Për të këputur një zambak të rrallë

Dhe për të parë zvarritjen e breshkës.

Zboi fantazmat nga kodra përballë

Ku vallëzonin në terr

Zhveshi nga magjia tingujt e mi

Që ndillnin kërmijtë të lëbyrnin në diell

Tkurri shtëpinë dhe e bëri shtëpi kukulle

Pa përndritjen e krahëve të bletës

-shtëpinë e kukullës e bëri gjigande!

Me pushtetin e puthjes së vesës.



E sot nuk eci në rruginën e ngushtë

të shkretë

Sepse ajo nuk më përket

druhem

Se mos humb rrugën që më çon në përmallime

Se mos kthjellem

Se mos zëri i kujtimit me zë gjysheje përnjësuar

mos rrënqeth tek ‘fshan ”s’ke ardhur për t’më takuar?!” …

(dhe e pakthjellur kthehem).
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ Empty Re: Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 17 Oct 2010 - 2:19

DASHURIA?



(Dashuria) është më e ngatërruar se unë vetë,

(dashuria) është e thellë si rrënjët e shpirtit tim,

(dashuria) qenka dënim me mosnjohje

për endjet e zemrës së dikujt,

falje e dëshiruar dhe ëndërr

e mbyllur në sytë e një tjetri

(me qerpikë të ngrirë)

për qershoret e verës së largët,

për guackat diellin fustranet

dhe krahët e mi të nxirë...



Dhe shpirti sa çuditshëm dashuron

gjithçka që s’mund të jetë e tij!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ Empty Re: Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 17 Oct 2010 - 2:20

SHARM



Ti ke sharmin e vjeshtës

apo të një banditi që s’ka bërë veç keq.

Shiko përtej zemra ime!

Gjithçka rreth nesh është vjeshtë…

dhe ti

dita më e bukur e kësaj stine!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ Empty Re: Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 17 Oct 2010 - 2:20

(Pa titull)



Ishte një vajzë e ishte një djalë

dhe .............asgjë,

historia nuk fillon.





Mall i ëndrrave të huaja



M’u kthe fëmijë i çlirët, i këndshëm

dremitje mahnitëse e trembur nga drita,

rritu me mua siç mund të rriteshim!

(e di ,...ne s’do të rriteshim kurrë.)



Për të mirën time duhet të harroj

dhe mendjes sime u dashka t’i them:

"unë imagjinoj gabim".

“-Oh, zhgarravinë paske qenë i huaj’’

-duhet të them ,

-"koha i shtrembëron gjërat",

-duhet të them.

Veçse ka për të shpërthyer kudo,

e vërteta e pamundur, e beftë

së cilës kur ishim fëmijë,

po aq sa dhe ty i kam besuar.



O ëndërr zhubrosur në zgjim!

Ndjesi e vrarë mëngjesesh të kthjellëta

kohë e vdekur që ishte

kohë e gjallë që s'ishte!



Shpirti juaj është kudo

dhe më shfaqet e më ndjek

më magjeps e më mundon

e më terr në eter

më rimerr në paharrim...



…ndërsa unë..., për miturinë time ndjej zemërim.





Në mbyllje të Ciklit të Drerit



I

Fryma e drerit

Në frymën time

“Të lindim drerë,

Të rrisim drerë,

Të zhbëhemi drerë”

Më tha



Veçse koha e Drerit

Nga koha e Njeriut

Miliarda vjet e largët është...



II

Të gëlltis

nektarin

e kuq

a të bardhë

të buzëqesh

që të nxirrem nga zemra e drerit shpirtkaltër

ndër pyje të reja të të ndjek



III

Një herbarium gjethesh të thara

Ngjyrëndryshkura…

Që zhbëhen në gjuhë shpendësh



Dreri im i sheh hutueshëm

E përmallshëm

Duket se çmendon “sikur të mos ishin me helm!” …



Dreri im është çmendur prapë

prapë Sorkadhe s’mund të jem…
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ Empty Re: Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 17 Oct 2010 - 2:20

MURET



Dikur i shemba me aq mund...

dhe vezulloi triumfi mbi venitjen,

por shkëlqimi i rrezeve më verboi,

vertebrat m’u shkërrmoqën...

Gjysmë e vdekur po i ndërtoj tani,

nën dritën që fashitet,

pa lavde zgjedh të vdes,

mes muresh të venitem
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ Empty Re: Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 17 Oct 2010 - 2:21

Viola Isufaj ka lindur në Durrës në vitin 1980. Punon si pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe të

Filologjise, Dega Gjuhë-Letërsi, Universiteti i Tiranës, ku kryen dhe studimet doktorale. Njeh

shumë mirë disa gjuhëve të huaja.
Ka botuar një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë, ka kumtuar në disa konferenca

shkencore kombëtare e ndërkombëtare si dhe ka botuar disa cikle poetike dhe librat në prozë :

Zotit M., një letër, Saga e Gjarprit, Ditë të askujt.
Zotit M., një letër është shoqëruar me një parathënie vlerësuese nga Ismail Kadare, Saga e

Gjarprit është bërë objekt studimi në konferenca shkencore ndërkombëtare.
Viola Isufaj është intervistuar disa herë në Shqipëri e Kosovë për veprimtarinë artistike dhe

studimore.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ Empty Re: Cikel poetik nga VIOLA ISUFAJ

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi