Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Lediana Kapaj

Shko poshtë

Poezi nga Lediana Kapaj Empty Poezi nga Lediana Kapaj

Mesazh nga engjell a djall Fri 15 Oct 2010 - 8:21

Udhëve të paudha.


Udhëve të paudha si të humbur shtegtojmë,

kryq e tërthor dhe e uritur çapitet shpresa.

Endërrat në ëndërra të lënduar kërkojmë.

stërgjaten pa mëshirë si tërkuzë,dëshira e mbresa.





Mëndje e njëmëndët si e çmendur marrohet,

labirinteve të pafund të pa anë e pa fill.,

zemër e s'provuar si Borëbardha harrohet,

në të ashpërin,të brengosurin dhe të errëtin pyll.





Vetmi e mallkuar si kuçedra pareshtur sëmbon,

në shpirtin e brengosur dhe të tharë të çdo udhëtari,

Dëshira e lënduar dhe e etur shteron,

duke lene pas saj një mjegull...ku sundojnë veç gurë varri.







Persiatje e përçartur më në fund mbaroj,

pa gjurmë e zhurmë dhe si shumë herë të tjera,

si zogu i pranverës në agim, shpirti vetë fluturoj ,

në krahë trishtësinë,e përndoqi një çast era!!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Lediana Kapaj Empty Re: Poezi nga Lediana Kapaj

Mesazh nga engjell a djall Fri 15 Oct 2010 - 8:21

Lënduar endem...

O Zot....Përse më bëre?...Lënduar endem vetëm,
përmallur nga dëshira, të fle me shpirt të qetë,
dhe ndonëse kalimtarë në rrugën tende mbetëm,
me shpresat po luftoj,të ndjej pak fjalën " jetë"!


Po shkrihem e përmbytur në ujërat e misterit,
ky trupi i përhumbur mes brengave më nget
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Lediana Kapaj Empty Re: Poezi nga Lediana Kapaj

Mesazh nga engjell a djall Fri 15 Oct 2010 - 8:22

Më trëmbi vetëtima.



Ngarkova mbi kurriz një thes me psherëtima

dhe nisa udhëtimin në brigjet e vetmisë,

kalova shkretëtirë...gëlltita vetëtima ,

e vetme kisha mbetur, si peng e dashurisë...



U ndesha nëpër vite me dhimbjen e mallkuar,

pa ditur se ku shkoja...në pritje të qetësisë,

megjithëse plagët mora, jo shpirtin kurrë s'ma mundën,

mes ëndrrash të përhumbura..ju luta lumturisë..





Stuhia më ka shtyrë..nuk dija ta ndaloja,

me erën kam vrapuar...shëtita gjithësisë,

rrufetë i hasa rrugës...më trembi vetëtima,

një skllave e pabindur në pritje të qetësisë....





Ngarkova përmbi supe ca vargje që rënkonin,

nuk munda që ti thurja kurrë lavde tradhëtisë...

zhgënjyer..por me shpresa dhe zemër të pashuar,

kam pritur ti shikoja pak dritën " madhështisë"....
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Lediana Kapaj Empty Re: Poezi nga Lediana Kapaj

Mesazh nga engjell a djall Fri 15 Oct 2010 - 8:23

Për ty Elodie...



Bëj të shkruaj...s'më bën dora,

bëj të qaj....zemra më plas..

bëj të flas ...fjalët pengohen,

bëj të hesht....Po uluras.....




"Brymat" e faqeve të tua si pika uji i sjell në mëndje,

buzëqeshjen e ëmbël më dhuroje..moj shpitmirë,

dy sy që përhapnin gjithkund aromë dashurie,

Elodi....vogelushja me shpirt të pastër dhe të lirë....





Erdhi prilli i mallkuar...plot 2 vjet që s'të kam parë,

nënën shoh si të vajton, të mjeruar le babanë,

zogjtë i shoh si po këndojnë, mbi mermerin të lotuar,

bukuria i magjepsi....ndaj vajtojnë të pikëlluar....!





Endem vargjeve e brengosur,më lër pak që të flas,

të ti puth të ëmblat duar...Të më dali ky maraz..

Të të përqafoj me mall dhe të them sa na mungon,

ah kjo humbje zemra vogël...shpirtin po na përcëllon...





Shumë pranvera të përkisnin...shumë pak kishe kaluar,

para ishte vetë jeta...u largove pakuptuar,

sot në foto të shikoj...bëlbëzoj dhe psherëtij,

e mjeruar shoh nga zoti..."Pse lë vdekjen që të vij"?!





Asnjëherë s'mora përgjigje dhe pse ëngjëjt i lakmova,

askush s'diti të më thoshte dhe pse zinë me zë mallkova,

padrejtësia më lëndoj dhe papritmas..U tërbova!

"Përse...Përse vogëlushe..."?!...Dhe mbi klithmat u rrëzova....









Këtë poezi ja kam kushtuar vajzës së shoqes time të ngushtë e cila u nda nga kjo botë para dy vjetësh në një kohë që ishte vetëm 14 vjeçe ....Bashkohem me hidhërimin e familjes dhe uroj që shpirti i Elodit të prehet në paqe...

Të duam shume Elodie.....Të puth fort....
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Lediana Kapaj Empty Re: Poezi nga Lediana Kapaj

Mesazh nga engjell a djall Fri 15 Oct 2010 - 8:24

Ku kam gabuar ?!


Nëse nga dhimbja jam tjetërsuar,

dhe lotëve endem pa hijeshi,

mos më gjykoni ku kam gabuar,

se mbi të gjitha jam veç "njeri".....





Nëse në gjunjë, nje çast më shihni,

Dhe klithmat buzët po mi përshkojnë,

mos ligështoni...mëshirë mos kini!

Në dashuri dot s'komandojmë...





Nëse nga malli ëndrrat brengosen,

dhe nata e ftohtë duket "lubi",

mos i qortoni, pse më plagosën,

se dhe zhgënjimi quhet.."njeri"....





Nëse nga etja gjakun ma morën,

dhe trupin, mëndjen ma vunë në gjumë,

nëse shikoni që shpirtin vodhën,

mos u trishtoni...ngelem po "Unë".....!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Lediana Kapaj Empty Re: Poezi nga Lediana Kapaj

Mesazh nga engjell a djall Fri 15 Oct 2010 - 8:24

Pluhuri i harresës!



Do mbulohemi një ditë,nga vetë pluhuri i harresës,
do na zhduket krejt papritur dhe vetia e kujtesës,
do na fshihen gjurmët, që mes hallesh lamë në jetë,
më s'do mundemi të shikojme sa i bukur është ky det....

Se kam friken që të fle,më trishton mos jem e zgjuar,
më tremb dita kur do iki,diku larg për tu harruar,
nuk e di në ç'botë do shkoj, ku e ka misterin vallë,
a ka dritë,a do ketë ujë,dashuria është më gjallë?!....

Dhimbje kam që më mos shoh, lebetitem mos kem lot,
s'mund të lë ata që dua,s'mund të rri pa i parë dot,
e përbuz të vrazhdë qetësinë,zhurmën dua të dëgjoj,
dua ti shijoj unë tingujt,dua këngën ta lëndoj...

Dua diellin që ta shoh,dua yjet ti veshtroj,
dua shiun të më lagë,dua boren të më mbuloj,
dua luleve tu mbaj erë,dua gonxhen lehtë të çelë,
dua të qesh,dua të shkruaj,dua frutat vetë ti vjelë....

Nuk e di a do kem ftohtë,shumë e dua ngrohtësinë,
a do jem e robëruar,a do kem aty lirinë,
a mos vallë do jem e vetme dhe me shpirt te përcëlluar,
çfarë mekati zot të bëmë,përse jetën ke dënuar?!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Lediana Kapaj Empty Re: Poezi nga Lediana Kapaj

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi