Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Savarin me rrush të tharë

2 posters

Shko poshtë

Savarin me rrush të tharë Empty Savarin me rrush të tharë

Mesazh nga Geri Tue 5 May 2009 - 4:28

KTU KENI MUNDSIT ME GATU DICKA SPECIALE QE NOSHTA SE KENI GATU NOI HER

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit për brumin:

• 350 gr. miell,
• 1/2 qeskë maja,
• 4 lugë qumësht,
• 50 gr. gjalpë i shkrirë,
• 2 vezë,
• 1 vanilje,
• lëvore portokalli e kaluar në rende,
• 1 majë thike kripë,
• 50 gr. rrush të tharë më parë të ulur në rum.

Për shurupin:

* 150 gr. sheqer,
* 1,5 dcl rum,
* lëngu i një portokallit,
* 3 lugë marmelatë portokalli ose kajsie,
* 2-3 dcl ajkë qumështi,
* disa flegra portokalli për zbukurim.

Në masën e miellit të situr, hidhet maja e ardhur me qumësht të vakët.
Shtohen vezët e tundura, sheqeri vanilje, lëvorja e portokallit, kripa,
gjalpi.
Të gjitha përzihen mirë dhe brumi ngjeshët gjersa të fitohet një brumë
i lëmuar. Shtohet rrushi, ngjeshët edhe pak brumi dhe zgjatet në formë
salami,
pastaj i jepet formë kurore. Brumi i përgatitur vihet në tepsi-kallëp
në formë kurore të lyer me yndyrë, me diametër 20 cm. (në mungesë të
kallëpit,
në mes të tepsisë vihet një gotë e lyer me yndyrë në mënyrë që ta ruaj
hapësirën e mesit, e para se të futet në furrë, largohet gota). Skajet
bashkohen mirë. E mbuluar me plastmasë, qëndron në vend të vakët 1 orë
gjersa të dyfishohet masa e brumit. Kallëpi vihet në tepsi dhe futet në
furrë
të nxehtë me temperaturë 190 gradë C. Piqet 30 min.
Sheqeri vlon me 3 dcl ujë gjersa të shkrihet, pastaj shtohen lëngu i
portokallit, rumi, dhe në zjarr të ulët vlon edhe 10 min. Shtohen disa
flegra
portokalli dhe vazhdon të vlojë edhe 2-3 min. Savarini i pjekur dhe i
ftohur shpohet në disa vende, dhe me lugë i hidhet sherbeti i nxehtë.
Pas 40
min. vendoset në pjatë ku do të shërbehet. Marmelata nxehet me 2 lugë
ujë dhe me të lyhet ëmbëlsira. Në mes zbukurohet me ajkë të
tundur,kurse përreth
me flegra portokalli të ziera në sherbet.

Savarin me rrush të tharë F.0501002054799_m
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Savarin me rrush të tharë Empty Re: Savarin me rrush të tharë

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 19:25

Rrushi i thatë përmban polyphenolic phytonutrients, të cilët kanë përbërës antioksidues dhe janë shumë të mirë për shëndetin okular (shikimin), pasi mbron sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira
Arsyet pse duhet të konsumojnë rrushin e thatë janë të shumta, përveç shijes së veçantë, ai është tepër i shëndetshëm për organizmin tonë. Konsumimi i rrushit të thatë ka shumë dobi për shëndetin tonë, sepse luftohen mbi 10 sëmundje, si qetësimi i organizmit, anemisë, etheve, dobësisë seksuale.
Rrushi i thatë gjithashtu ndihmon në shtim të peshës, ndihmon sytë, dhëmbët dhe kockat. Studime të shumta gjithashtu evidentojnë se rrushi i thatë është i pazëvendësueshëm për prezencën e lartë të vitaminave, aminoacideve dhe mineraleve (si seleniumi, fosfori ), të cilët ndihmojnë në thithjen e materieve të tjera ushqyese dhe proteinave në trup. Sakaq tejet i përdorur është edhe në kuzhinën tonë.
Tharja
Rrushi i thatë përdorët gjerësisht në kuzhinë, e gjithashtu si ushqim për alpinistët dhe udhëtarët. Ato bëhen nga tharja e rrushit (i gjelbër apo i zi) në diell apo në tharës dhe duken si perla ngjyrë ari, të gjelbërta apo të zeza. Në të vërtetë janë sikurse perlat duke parasysh vlerat ushqyese dhe të mirat shëndetësore të tyre.
SëmundjetNjë prej shqetësimeve që u jep zgjidhje rrushi i thatë është edhe kapsllëku, për të cilin kur hahet, rrushi fryhet, pasi fibra që është prezente në të në formë të tharë thith ujë. Kjo ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.
Shtimi i peshës
Rrush i thatë, sikurse të gjitha frutat e tjerë të thara, është shumë i mirë për shtim të peshës, pasi është përplot me glukozë dhe fruktozë, dhuron shumë energji. Kështu, pra, ato formojnë pjesën ideale të dietës si te atletet të cilët kanë nevojë për shumë energji e gjithashtu edhe tek ata të cilët kanë nevojë të shtojnë peshë pa akumuluar kolesterol. Çfarë i jep një shtytje edhe më të madhe është prezenca e shumë vitaminave, aminoacideve dhe mineraleve (si seleniumi, fosfori), të cilët ndihmojnë në thithtjen e materieve të tjera ushqyese dhe proteinave në trup.
Acidi
Acidosis është gjendja e rritjes së acidit në gjak (gjithashtu njihet si helmim i gjakut) apo i gazrave në sistemin e frymëmarrjes. Kjo është shumë e dëmshme për trupin, pasi mund të nxisë një numër problemesh, si ato të lëkurës dhe dëmtim të organeve të brendshme, artritis, cermes, gurëve në veshkë, rënien e flokëve, sëmundjen e zemrës, tumoreve e gjithashtu edhe kancerit. Rrush i thatë është burim i mirë i kaliumit dhe magneziumit (përbërësit antiacid më të popullarizuar) që të dy janë shumë efikas në zvogëlimin e aciditetit. Ato neutralizojnë acidet dhe kështu ndihmojnë kundër acidosis.
Anemia
Rrushi i thatë përmban sasi të konsiderueshme të hekurit, i cili drejtpërsëdrejti ndihmon në shërimin e anemisëGjithashtu përmban shumë anëtarë të vitaminës B kompleks, të cilët janë esenciale për përpunimin e gjakut. Bakri që gjendet në to gjithashtu ndihmon në përpunimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Ethet
Phenolic Phytonutrients, që njihen mirë për përbërësit e tyre si antibiotik, vrasës së baktereve dhe antioksiduese, gjenden me bollëk në rrush të thatë dhe ndihmojnë në shërimin e etheve duke luftuar infeksionet bakteriale dhe virale.
Dobësi seksuale
Rrush i thatë është i njohur për stimulimin e epshit dhe nxitjen ereksionin, kryesisht për shkak të prezencës së aminoacidit të quajtur Arginine, i cili është i dobishëm në shërimin e problemeve me ereksion. Në Indi qëmoti ka qenë praktikë e zakonshme që nuses dhe dhëndrit t’i jepet një gotë qumësht i valuar me rrush të tharë dhe me shafran. Rekomandohet që ata që vuajnë nga dobësitë seksuale të konsumojnë rregullisht rrush të tharë.
Kockat
Përderisa kalciumi, që është përbërësi kryesor i eshtrave, është prezent në rrush të thatë, rrushi i thatë është gjithashtu burimi më i mirë i borit, një mikro materie ushqyese (materie ushqyese që kërkohet nga trupi në sasi shumë të vogël në krahasim me materiet e tjera ushqyese) që është shumë i domosdoshëm për formimin e duhur të eshtrave dhe absorbimin e kalciumit. Por është veçanërisht i dobishëm në parandalimin e osteoporisis që nxitet nga menopauza tek gratë dhe është shume i dobishëm për eshtrat dhe nyjet.
Sytë
Rrush i thatë përmban polyphenolic phytonutrients, të cilët kanë përbërës antioksidues dhe janë shumë të mirë për shëndetin okular (shikimin), pasi mbron sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira (oksiduesit) sikur degjenerimi makular, dobësimi i pamjes nga mosha, katarakti etj. Si shtesë rrush i tharë përmban sasi të mira të vitaminës A, A-Beta Carotene dhe A-Carotenoid, që të gjithë janë esencial për shëndet të mirë të shikimit.
Dhëmbët
Acidi Oleanolic, njëri nga phytochemial-et prezent në rrush të thatë, luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes, kaviteteve, copëtimit (spirrimit) të dhëmbëve etj. Me efekt parandalon zhvillimin e Streptococcus Mutans dhe Porphyromonas Gingivalis, të dy këto specie të baktereve, të cilat janë përgjegjëse për kavitetet dhe problemet e tjera dentale. Veç kësaj, rrush i tharë është shumë i pasur me kalcium, i cili është shumë i dobishëm për shëndetin dental, pasi parandalon thyerjen e dhëmbëve dhe smaltit dhe i bën ata më të fortë. Një gjë tjetër interesante rreth rrushit të tharë është se sa më gjatë ju mbeten në dhëmbë aq më mirë, pasi kështu mundëson kontakt më të gjatë të Acidit Oleanolic më dhëmbë kështu duke parandaluar zhvillimin e baktereve. Veç atyre që thamë më lartë, bori prezent në rrush të thatë luan një rol shumë të rëndësishëm në kontrollimin e zhvillimit të mikrobeve në gojë e gjithashtu ndihmon shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve.
Përfitimet e tjera
Një antioksidues prezent në rrush të thatë është shumë efektiv në parandalimin e tumoreve dhe kancerit në zorrën e trashë. Fibra në të ndihmon në nxjerrjen e helmeve nga trupi ynë, djegien e kolesterolit dhe kështu siguron shëndet të mirë kardiakë.
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi