Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rudina Çupi

Shko poshtë

Rudina Çupi Empty Rudina Çupi

Mesazh nga engjell a djall Wed 13 Oct 2010 - 9:10

Tradhti e verdhë[i]I ke parë korbat që vallëzojnëpara ushqimit të ndyrë?Si e drejta elementare e zërit për t’u ngritur në këmbë[/i]por qetësia e spraps, je Tradhti,që krenaria të ka vdekur mbi fytyrë!Dremit si injorante frika e m’i dergj mëngjeset të zverdhura, pa fuqie më duhet të shpik muzikën rozë,një engjëll-kloun ta ngushëlloj,por edhe pak mish sa më të brendshëmse skllevërit duhen sa më lakuriq, e di?një flutur të imët që argëton në errësirë,një peshk petashuq për të lulëzuar këtë vend-shëllirë.... Të gjitha për ta bërë të mençur tradhtinëe t’i pëshpërit tërë shpresë të ngrehurse ajo ka ardhur të marrë hak mbi mërzinë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rudina Çupi Empty Re: Rudina Çupi

Mesazh nga engjell a djall Wed 13 Oct 2010 - 9:11

Uniformë femërSa i bukur i duket vetja shiut në shtëpinë e një merimangeplot shalë,pa gjoks ku strehohen të (fr)ikurit.Si bëjnë dashuri pa flirt femrat që flenë nën perçelëvozhguar me uniformë dimri pjesës më të mirë?!Këto sorollas në trundërkohë që ndiej gishtat të sakatohen si mashkullorënë këpucët e mia elegante me majëqë në çdo “tak” i hap rrugës nga një sy për të më parësi pikë e shiut hap liqenin për të hyrë;se unë nuk dua të çaloj në të qenit grua.Shiu tundohet:të ngjyroset në tualetin tim të hareshëma të lagë atë që mbrohet!A s’është dhe ai burrëqë do të banojë në gojët tona të poshtme, të heshturaqë s’duan kurrsesi të zënë merimangëndaj janë banesa të buta, të ngrohtase nga e buta iket rrallë!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rudina Çupi Empty Re: Rudina Çupi

Mesazh nga engjell a djall Wed 13 Oct 2010 - 9:12

Para ngërthimit

E ndjej buzëqeshjen të më hepohet,
si shpatulla jote kur i mëshoj. Gjaku,nga të gjitha gjërat që lëvrijnë në pipa (në pipa me gjunjë),para ngërthimit çurget në zjarrmi që kolmet,lëvrin e kridhet si flakë qiriri,ndërsa gjunjët përdheren e shndërrohen në gjarpërinjqë s’mund t’u vesh prangë, por veç lëmohen,pa kërkuar liri,në përpëllimëpranë lëkurës së tyre të vagullt, pa dritë
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rudina Çupi Empty Re: Rudina Çupi

Mesazh nga engjell a djall Wed 13 Oct 2010 - 9:13

Syri yt më zhvesh dashurinë!1.Ti je pëlhura më intime,që unë vesh vetëm para pasqyrësdhe kundroj vende-vende lulet në lëndinën e dantelltë.Ti - konserva ime e gjumit, mbarsur me zanore,që kurrë nuk pate një gusht nën diell.Më pëlqen kur marr rrugën e shtrembër,tërë kthesa, ndër mendime.Ti - shkarravina që ende udhëtondhe unë - si fëmijë të adhuroj.Se ende je i trëndafiltë, jo i bardhë- koha për t’u parkuar në varrezat e mia tërë gjak,të më bësh të qajnë vrull e mall.2Unë jam murgu ytmbushur e veshur gjerë me errësirë(e ngushtë më vjen martesa,veç ëndrrat më rrinë mirë,si sy i mbyllur me brekëku dikush vigjilent rri gjithmonë)Do jem rrotull teje, kuptohet, në kishë!Ku ti mban një kryq për të më gozhduarpara besimtarëve të rrallë,që mbjellin Biblën në rrethe presin prej meje të dalë gjak.Vendi im është përdhe,prangosur si hije pas teje,ngatërruar e ënjtur si gurë,dhe vetëm natën zhvishem, rrënjë pa mëngë,të ngroh me krahët e gjata netët e tua pa hënë,ku më lejohet të pipëtij si bufi në drurë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rudina Çupi Empty Re: Rudina Çupi

Mesazh nga engjell a djall Wed 13 Oct 2010 - 9:14

Natë dimri e ardhshme
Të dua si Zotinqë marr me vete në çdo shpërngulje!Eja,dënomë me ligjin e egër të tingujve,që lakuriq tërbohen mbi natëe shkallmojnë burgjet e mishit!Eja,të mbyllim sytë,të shtojmë duart,të ndjejmë ulërimën e shtazëve të nënlëkurshmeqë janë tonat aq rrallë!Eja,të shtojmë në liqenin tonë të verbërnjë pikë nga uji i kënaqur,të fitojmë të drejtën të shihemi në pasqyrënqë thotë se jemi më të bukurit e botës.Eja,të heshtim në këmbë të njëri-tjetrittërë lidhje,e të mos marrim vesh asgjë nga ato që thonëtë tjerët dhe të vjetrit.Eja,e jeto në zhurmën që bën shpirtikur të sheh e përëmblet!Intime
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rudina Çupi Empty Re: Rudina Çupi

Mesazh nga engjell a djall Mon 18 Oct 2010 - 9:34

Më mungon

Më mungon,
ta hajë dreqi,
më mungon!
Shoh nervat e mia
si gjemba kaktusi,
sa herë ndeshin përballë
fytyra që s’të ngjajnë.

Degdiset tek ti truri im,
nëpër natën e çarë.
i ndjekur nga duart,
shërbëtore besnike,
që pa hartë,
kërkojnë si të mara
një thesar.

Më mungon,
dreqi ta hajë,
më mungon!
E ndjehem si kinematë,
që rrinë vetëm
shumë kohë.

Dhe si qenit
nuk i duhet busulla,
as mua s’më duhet
për të të gjetur imzot,
por këmbët ballsamosur i kam
mallkuar me ndrojë të fortë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rudina Çupi Empty Re: Rudina Çupi

Mesazh nga engjell a djall Mon 18 Oct 2010 - 9:35

Ikja jote prej shiu

Si një mëngë gjunjëthyer në lamtumirë
që i sheh gjërat tek bëhen të vogla,
gjersa rruga të bëhet e ngushtë si vijë,
e mbetur si harku që lançon shigjetën;
është ikja jote me hapa të shpejtë si prej shiu.

Shtangur si këmbë urash
që s’dinë të bëjë një hap.
ikjet ecin me hapa humnerash
nuk kthehen më pas.

Fustan i ngjitur pas saj, heshtja
ecën kaq ngadalë
me hapa komodë, pa taka, si prej hëne
e më le zbrazur
si shishja e verës përdhe.
pa dallgë.

Ikja
me një inat të vetvetishëm
s’e dëgjon edukatën,
e vjen për tek ty
si ti kesh borxh plasaritjen
e vërtitet rreth meje
për të më vënë etiketën
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rudina Çupi Empty Re: Rudina Çupi

Mesazh nga engjell a djall Mon 18 Oct 2010 - 9:35

Mall

Nën lëkurën e kthyer përmbys
zbuloj plagët rrathë-rrathë si drurë,
ku mbetur si fole dallëndyshesh
fle vezë e braktisur - një pritje premtim,
për t’u bërë shumës si dialog
me ty, që më mbete ndër duar si gjurmë.

Pres.
Edhe pse e di mirë,
që koha me të tejdukshme nuk vishet kurrë.
Mes nesh udhëton
epidemia e gjetheve të rëna, si modë,
që tokën prekin me drojë,
në parkun e pyetjeve mbetur lehonë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rudina Çupi Empty Re: Rudina Çupi

Mesazh nga engjell a djall Mon 18 Oct 2010 - 9:36

Për një femër tjetër

S’ke pse ndjehesh ngushtë
si në hapësirat mes fjalëve
si klithmë e shkelur në fyt.
Kalimtare shkoj,
duke marrë me vete formulën e zjarrit
e të të le me një pikë të dobët
si sqetull, të ngrohtë,
të të dhembë kur të jetë natë.
E nga atje ku do shkoj,
do të postoj një pako drithërimash
dhuratë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rudina Çupi Empty Re: Rudina Çupi

Mesazh nga engjell a djall Mon 18 Oct 2010 - 9:37

Ëndrra ime për ty

E fshehur në fole qerpikësh
rri ëndrra ime për ty.
ti - një vezë mëndafshi,
pret të të çukisë një zgjim.

Dhe të kuptosh se errësira,
e trembur,
në vezë,
ishte e ngrohtë, e ngrohtë,
paçka se e zezë.
Ditë

Të nesërmet t’i kam rezervuar ty.
e nëse dita të humbet ndonjëherë,
ki frikë
se nuk do të jem.

do bëhem
thërrmijë ndër çarçafin tënd,
që s’e lë natën të flerë
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rudina Çupi Empty Re: Rudina Çupi

Mesazh nga engjell a djall Mon 18 Oct 2010 - 9:38

Mungesë

Si fëmijë,
që do t’i ndryshojë ngjyrën natës,
cigarja ime të zëvendëson ty.

Imazhin shterpë
mundohem të prek,
si kërmill bosh
i lënë vetëm
në natyrë.

Trokitje...
jo më kot,
dyert i bëra tw xhamta,
si fletë të bardha,
që presin një zhurmë qukapiku
që kushedi në ç’udhë,
klandestin,
duhet të ketë ikur.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rudina Çupi Empty Re: Rudina Çupi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi