Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia ka ngelur peng i mitive dhe i paragjykimeve?

2 posters

Shko poshtë

Shqiperia ka ngelur peng i mitive dhe i paragjykimeve? Empty Shqiperia ka ngelur peng i mitive dhe i paragjykimeve?

Mesazh nga Arla Mon 11 Oct 2010 - 22:34

"Te ecim drejt Evropes", "te bejme Shqiperine nje Amerike te vogel ne mes te Evropes"?"E kaluara ka vdekur bashke me udhehejen e saj".
Besoj se te gjithe ne i kemi degjuar keto fjali qe hidhen ne ajer.Plot 20 vite ne liri shthurese, ne banalitet jetesor,ne perdhosje dhe kanosje te vetvetes.Jeta jone i ngjan nje rrethi vicioz ku vazhdojme te endim rrjeten e merimanges, ku ne vend te mizave ka vetem llum.Asgje nuk vjen vetem nga nje person i vetem.Jemi me milona te ngecur ne kurthin e paragjykimeve.Ne jemi krijuar si nje mit i vetem ne nder vite e ngritem te ardhmen te tmerruar nga paragjykimet.Rrjedhen e viteve nuk mund ta ndryshojme per 20 vite, por kjo rrjedh po ecen e patrazuar ne po ate qe ka qene para dhe 20 viteve, apo ndoshta dhe me keq?
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperia ka ngelur peng i mitive dhe i paragjykimeve? Empty Re: Shqiperia ka ngelur peng i mitive dhe i paragjykimeve?

Mesazh nga Gjimnazistja Thu 2 Dec 2010 - 4:07

Te ecim drejt Evropes, te njohim fjalen magjike "liri, demokraci" per te cilen dikur luftuam aq shume por qe fatkeqesisht nuk i dinim as kuptimin.
Fatkeqesisht bejme apel me ze te larte per krijimin e nje "Amerike te vogel ne mes te Evropes" por vetem aq ka mbetur vetem nje thirrje me ze te larte qe duket sikur mbytet dhe bllokohet ne greminat dhe tunelet ne te cilat bie. E keqja me e madhe e jona mbase kjo eshte, fakti qe kerkojme dhe mbetemi vetem tek kerkesa, kerkojme te lerojme shkembin, por nuk dijme nga tia nisim, po thyjem dhembet dhe mire te na behet, sepse duam qe vendin tone te na e rregulloje dikush tjeter dhe po ky dikushi tjeter te behet "zot" ne shtepine tone.
Ja cfare shembulli po marrim, te shesim njeri tjetrin, te shesim Atdheun, te shesim cdo gje, sepse mbi te gjitha qendojne interesat vetjake, kemi harruar se nje i vetem nuk mund te beje asgje, sepse thirrja e tij do te shtypej dhe do te mbytej nga masa. Kemi krijuar nje mit qe duket sikur po na terheq zvarre, kemi rene aq poshte dhe jemi bere aq individualiste saqe do quanim Atdhe cdo vend qe do na siguronte mbijetese dhe mireqenie, te huajve u tregojme vlerat dhe njeri tjetrin e peshtyjme ne fytyre, aty ku cdokush mendon per vete, aty ku nuk ka bashkepunim, cfare mund te pretendohet me shume?!
Kur veprat dhe rezultatet lene shume per te deshiruar normalisht qe nuk na mbetet gje tjeter vecse tu kenaqemi fjaleve boshe dhe kur s'ke cfare te besh sigurisht qe kohen tende do ia kushtosh krijimit te miteve dhe paragjykimeve.

E keqja me e madhe qendron ne faktin se nuk mbetet shume per te shpresuar dhe per te pretenduar edhe nga brezat pasardhes, sepse po edukohemi me te tilla ndjenja dhe menyra e edukimit perben themelet e zhvillimit te nje njeriu, dhe kjo menyre negative e edukimit heret apo vone do reflektohet edhe nga ne, brezi pasardhes.
Tentojme ti dalim botes perpara, por po i dalim me vlera te rena pertoke, me mite dhe me paragjykime, dhe harrojme se bota nuk te sheh nese nuk ka asgje per te perfituar prej teje!!!
Gjimnazistja
Gjimnazistja
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1685
 <b>Piket</b> Piket : 1786
Regjistruar : 27/02/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : rreth e rrotull

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi