Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

5 drejtuesit më të këqinj të politikës

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

 5 drejtuesit më të këqinj të politikës  Empty 5 drejtuesit më të këqinj të politikës

Mesazh nga Geri Sat 9 Oct 2010 - 6:11

 5 drejtuesit më të këqinj të politikës  Aznarrr
Aznar, ish-kryeministri spanjoll
Website ForeignPolicy.com ka listuar një klasifikim të ish krerëve më të këqinj të shteteve që kanë zotëruar skenën politike të viteve të fundit.

"Shumë ish-presidentë dhe ish-kryeministra janë impenjuar për një botë më të mirë ose për të lënë gjurmë të mëdha të punës së tyre. Të paktën pesë nga ata nuk kanë bërë asnjërën prej të dyjave", thuhet në site.

GERHARD SCHRODER - Kancelar gjerman 1998-2005. Schroder ka qenë gjithnjë një kancelar filo-rus, por sic shkruan Foreignpolicy.com, "publiku gjerman ka qenë gjithnjë i shokuar nga cinizmi në aktin e tij final". Një muaj para se të tërhiqej nga politika, Schroder arriti të merrte një borxh prej 1,4 miliardë dollarësh nga Gazprom, monopoli i naftës i Federates ruse. Kështu, menjëherë sapo u tërhoq, Schroder pranoi presidencën e projektit të Gazprom për gazsjellësin 'Nord Stream', që për shumë do të rrisë varësinë e Gjermanisë për gazin natyral rus.

JOSE’ MARIA AZNAR - Kryeministër spanjoll, 1996-2004. Zgjedhësit e besuan Aznar, pasi qeveria e tij ia vuri fajin ETA-s për bombat e shpërthyera në vitin 2004 në Madrid. Ndërsa në realitet, përgjegjësit e atentatit ishin ekstremistët islamikë të lidhur me Al Kaedën. Episodi solli indinjim në radhët e njerëzve ndaj kryeministrit të tyre.

OLESEGUN OBASANJO - President i Nigerisë, 1999-2007. Një herë e një kohë i vlerësuar se kaloi vendin e tij nga diktatura ushtarake në demokracinë e vërtetë. Por puna e Obasanjo ka qenë gjithnjë e veshur me akuzat për korrupsion.

JOSEPH ESTRADA - President i Filippineve, 1998-2001. Ish-aktor i filmave aksion, pasi u zgjodh president u përfshi nga një sërë akuzash për korrupsion. Estrada pranoi se kishte fëmijë të shumtë jashtë martesës dhe sipas disa dëshmitarëve kishte marrë vendime politike tepër të rëndësishme me ndihmën e të ashtuquajturës 'qeveri e mesnatës', në bashkëpunim me miqtë e dehur.

THAKSIN SHINAWATRA - Kryeministër i Tajlandës, 2001-2006. U rrëzua me një grusht shteti me akuzën e korrupsionit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut. Thaksin, sipas dëshmitarëve ka jetuar me emra false në Gjermani për më shumë se një vit dhe ka përdorur pasaporta ilegale të shteteve të ndryshme.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi