Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot do te vdes

Shko poshtë

Sot do te vdes Empty Sot do te vdes

Mesazh nga engjell a djall Mon 4 May 2009 - 23:18

Sot do te vdes mbase.Sapo u ngrys e percolli ky mendim dhe tha me vehte.”Kam vite tashme qe ngrihem me kete mendim”pastaj e pershkoi nje kundermendim I cili I tha.”Po sikur sot te jete dita e vertete e vdekjes”Ndjeu trupin ti dridhej jo aq nga te ftohtet sa nga ethet kur imagjinoi trupin e tije te ngurte dhe te ngrire poshte rrenojave.“Ka dite qe genjejne,por ka edhe nga ato qe te perbadhin me te verteten”Hodhi syte nga e fejuara e cila po flinte e qete .Kishin kaluar nje nate te mbushur me dashuri .U perkul dhe e puthi ne cepin e buzes.

Ish nata e pare qe flinin bashke dhe po mbushnin dy vite qe ishin fejuar.Ai po pergatitej per martesen e cila do te behej ne qershor.Kishin menduar te martoheshin ne veren qe sapo kaloi por meqe u ish dashur te mbanin zi per te jatin e saje qe ishte vrare I perfshire nga nje shperthim , kishin shtyre nje vit me shume martesen.

Ne fillim mendoi ta zgjonte por kur pa se sa embel po flinte e fejuara vendosi ta linte te qete .Shtriu doren e djathte dhe I perkedheli floket e saje te dendura.

“Sa e bukur je Ramize “tha me vehte.”Kur te bej femijet e mi me ty do te jene me te bukurit e Gazes”

Buza I qeshi nga kenaqesia e se ardhmes qe I perftoi enderrimi.Imagjinoi dhomen e tyre te mbushur me femije …dikush qante ,dikush qeshte ,dikush luante ,dikush zihej….S’ kish gje me te bukur per syte e nje prindi enderrimtare.

Terhoqi doren nga floket e saj dhe perseri u perkul duke e puthur ne sy.E fejuara levizi lehte si me llastim dhe kur I hapi syte pergjysme e pyeti.”Dua ti vi me ty sot ne dyqan”

“Me mire pusho edhe ca Ramize.Eshte akoma heret dhe mbreme ke fjetur shume vone”

“Vone ke fjetur edhe ti “ia ktheu ajo dhe iu dha per tia kafshuar doren lehte.

Ai shikonte dhembet e saje te bardhe ,buzet e saje te ndezura dhe u perkul dhe e puthi ne buze.

U puthen per disa caste.”E di c’ fare me sodhi enderrimi”I tregoi te fejuares.

“C’ fare”e pyeti ajo me kuriozitet.

‘Nje tufe me femije ,ja mu ketu ne dhomen tone”

“Oh c’ mrekulli dhe ti mendon se do te vije ajo dite qe ne do te kemi aq shume femije”

“Sigurisht qe do te vije dhe ne atehere do te jemi me te lumturit e Gazes”

“Ende s’ paska lindur dielli”I tha e fejuara duke hapur perden e dritares .

Ai u mrekullua nga lekura e bardhe e lemuar.U ul ne gjunje ia mori doren dhe zuri t’ ia puthte .

“Dielli ka kohe qe ka lindur -I tha-por jashte eshte moti i vranet”

Ajo e shikoi ne sy e mahnitur.Vuri re se ai ate mengjes kish dy sy te cuditshem dhe iu duken asaje te mbushur me trishtim.

“Pse je I trishtuar?”e pyeti e fejuara duke e ledhatuar ne faqe.

“Sepse sot do te vdes”deshi ti thoshte por goja I tha kete.”Kjo qe sheh ne syte e mi s’ eshte trishtim,eshte dashuri ,dashuri per ty dhe per jeten.Dua qe te vije nje dite dhe te kemi nje tufe kalamanj bashke dhe trishtohem sepse nuk e di se sa do te zgjase gjer kur te vije ajo dite”

“Po ja edhe gjashte muaj do te martohemi”I tha ajo me ze te zbutur”Pas nente muajsh do te te fal dy binjake”

“Sa I lumtur do te jem ate dite”I tha asaje ,ndersa me vehte shtoi”Por sot do te vdes”

Pas me pak se nje gjysme ore dolen jashte dora dores.

Mengjesi ish I vranet por ata dy ishin te lumtur.Ecnin dora dores mes njerezve te tjere .Ai hera heres s kthente koken dhe shikonte te fejuaren dhe hera heres shikonte tutje neper horizont s’ fondin e erret te qiellit qe bashkohej diku me token dhe merrte ngjyrat e saje.

Vetem ne nje cast qielli I mbushur me re u nxi papritur.Disa zhurma te cuditeshme u degjuan tek canin rete me nje shurllim te llahtarshem. Nje shperthim I permblodhi dhe ai ndjeu trupin ti fluturonte ne lartesi I shtyre nga nje re e rendomte metalesh.Ne nje cast te pakuptueshem ndjeu tek humbi doren e saje.Ndjeu ti shkeputej nje pjese e trupit ,pastaj nje tjeter,iu erren syte dhe ne ate erresire arriti te shquante hijet e ca femijeve qe fluturonin ne nje lartesi me te.”Qenkan femijet e mi”mendoi me vehte”
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sot do te vdes Empty Re: Sot do te vdes

Mesazh nga engjell a djall Thu 25 Jun 2009 - 4:02

nje qiri ndizni mbi mua
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi