Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pikëpyetje mbi Kuzhen

Shko poshtë

 Pikëpyetje mbi Kuzhen Empty Pikëpyetje mbi Kuzhen

Mesazh nga Geri Mon 4 Oct 2010 - 6:29

 Pikëpyetje mbi Kuzhen Kuzhe Trajneri i kombëtares shqiptare Josif Kuzhe do të jetë i detyruar, të ndjekë nga TV sfidën e të premtes së ekipit tonë përfaqësueses me Bosnje Hercegovinën. Ekipi i mjekëve shqiptarë në Spitalin Amerikan në Tiranë është asistuar edhe nga një mjek amerikan për të bërë një verifikim të fundit të gjendjes shëndetësore të kroatit Kuzhe.

Edhe pse gjendja e tij është përmirësuar në krahasim me ditët e kaluara, ata lënë në pikëpyetje rikthimin e tij në krye të pankinës shqiptare.

“Kemi të bëjmë me një dëmtim seioz të trurit dhe mendoj se është me fat që është në këtë gjendje të mirë. Kuzhe po e përballon mjaft mirë situatën, është i vetëdijshëm, flet por është paksa i përgjumur. Megjithatë besoj se do ta marrë veten plotësisht. Mendoj se mundësia e ndjekjes së ndeshjes nga fusha është shumë e pakët, por nuk ka asnjë problem ta ndjekë atë nga TV. Vështirë të thuhet se ai do t’i rikthehet profesionit, por unë pres që ai të marrë veten krejtësisht e të kthehet në formën e mëparshme”, thotë Prof. Charles Park, mjek neorokirurg në Baltimore.

Ditën e mërkurë trajneri i kombëtares shqiptare Josif kuzhe do t’i nënshtrohet sërish një skaneri për të parë gjendjen e tij shëndetësore.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi