Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trajneri i “ri”, vizitë Kuzhes

Shko poshtë

Trajneri i “ri”, vizitë Kuzhes Empty Trajneri i “ri”, vizitë Kuzhes

Mesazh nga Geri Sun 3 Oct 2010 - 8:30

Trajneri i “ri”, vizitë Kuzhes MUSTEDANAGIC Menjëherë sapo ka mbërritur në Tiranë Xhemal Mustedanagic, ka vizituar në spital trajnerin Josip Kuzhe, një vizitë kjo miqësore, por që padyshim nuk ka kaluar pa u diskutuar edhe për dy ndeshjet e radhës për të cilat Kuzhe duket se e ka kuptuar që nuk do të jetë në gjendje për të qenë në pankinë. Gjithsesi edhe pse me një barrë të rëndë për këto dy ndeshje, Mustedanagic duket optimist dhe beson te lojtarët dhe te grupi i drejtuesëve që do ta mbështesin.“E rëndësishme është që trajneri nuk ka ndonjë problem të rëndë. Megjithatë ne duhet të vazhdojmë punën të sëbashku që të arrijmë këtë hendikap që është krijuar. Është e vështirë që ta zëvëndësojmë Kuzhën edhe pse unë do bëj maksimumin që të marrim rezultate pozitive si ndaj Bosnjes ashtu edhe ndaj Bjellorusisë. Kjo është dita ime e parë, do të kemi kohë deri në ndeshjen me Bosnjën për të diskutuar sërish. Nëse unë do të kem ndonjë paqartësi do ta diskutoj me Kuzhen”, deklaron për mediat Mustedanagic.Si për ironi të fatit ndeshja e tij e parë në krye të pankinës, do të jetë përballë vendit të tij, Bosnje-Hercegovinës, por Mustedanagic duket të jetë i ftohtë përball emocioneve. “Unë do të jap maksimumin dhe ne do të kërkojmë vetëm fitoren për ndeshjen me Bosnje-Hercegovinën”, tha më tej Mustedanagic.Në ndihmë të Mustedanagic, të paktën për këto dy ndeshje të radhës, me Bosnje-Hercegovinën dhe Bjellrusinë, do të jetë drejtori teknik i ekipeve kombëtare Astrit Maci, përveç Josip Kuzhes, i cili gjatë gjithë kohës do të qëndrojë në kontakt me ta për të dhënë direktivat e për të sqaruar cdo paqartësi që do të ketë dyshja e pankinës Mustedanagic dhe Maci, emra të cilët kanë filluar grumbullimin e përfaqësueses që ditën e dielë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi