Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I shpëton vdekjes, skadon ilaci

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

 I shpëton vdekjes, skadon ilaci  Empty I shpëton vdekjes, skadon ilaci

Mesazh nga Geri Thu 30 Sep 2010 - 10:49

 I shpëton vdekjes, skadon ilaci  Denimi-me-vdekje Jeni të lirë ta besoni ose jo por një i dënuar me vdekeje në SHBA ka mundur të sigurojë edhe disa muaj jetë më shumë pasi ilaci që injektohet për vdekjen klinike, ka skaduar. Albert Greenwood Brown që duhej të ekzekutohej në burgun e San Quentin në Kaliforni, nuk është larguar ende nga kjo jetë, pasi ilacit Pentotal i ka mbaruar data e skadencës dhe për të prodhuar serinë e re, duhet pritur deri në mars të vitit 2011.

Ekzekutimi i Brown do të ishte i pari pas 5 vjetësh. Dyshohet se Hospira, e vetmja shoqëri farmaceutike që prodhon ilacin, tenton të pengojë ekzekutimet në Kaliforni. Kompania shpjegon se ka humbur furnizuesin e helmit dhe në treg nuk ka të tjerë.

Nga kjo vonesë nuk përfiton vetëm Brown por edhe 708 të burgosur të tjerë në Kaliforni si dhe 17 në Virginia, Kentucky e Oklahoma.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi