Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adelina e kënaqur me suksesin

 :: Show Biz

Shko poshtë

Adelina e kënaqur me suksesin  Empty Adelina e kënaqur me suksesin

Mesazh nga Vizitor Thu 30 Sep 2010 - 8:37


Adelina Berisha ka zbuluar për Telegrafi.com se ajo është e kënaqur me suksesin që ka arritur dhe se ‘për aq sa ka punuar’ i është shpërblyer mundi.Këngëtarja po ashtu ka zbuluar se aktualisht është duke punuar për albumin e ri dhe njëkohësisht është duke u përgatitur edhe për fakultet.“Momentalisht, jam duke punuar rreth albumit tim më të ri, gjithashtu edhe duke u përgatitur për fakultet pasi që sivjet do jem studente e vitit të parë. Gjithashtu së shpejti do të vij në treg me një këngë dhe videoklip të ri”.“A jam e kënaqur me suksesin tim? Për aq sa kam punuar më është shpërblyer mundi. Por më duhet të punoj edhe më shumë që t’i arrij synimet e mia, unë gjithmonë do të përkushtohem që me punën time të pëlqehem me çdo projekt të ri para publikut”, është shprehur Adelina për Telegrafi.com.Adelina e kënaqur me suksesin  Adelinaber350Ndërsa se a është e “rrezikuar” nga këngëtaret tjera dhe a e konsideron dikë rivale, Adelina ka pohuar se secila këngëtare e ka publikun dhe karrierën e vet, prandaj ajo nuk ndihet e “rrezikuar”.“Të gjitha e kanë stilin e vet dhe publikun e vet. Unë jam rritur me skenën dhe simpatizuesit e mi më përcjellin në çdo hap të karrierës sime dhe kjo më shtyn të punoj dhe të mos ndalem në mënyrë që t’i mos i zhgënjej ata”, ka përfunduar Adelina. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi