Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhihan Xhihani, njeriu që i shërbeu trashëgimisë shpirtërore

Shko poshtë

Xhihan Xhihani, njeriu që i shërbeu trashëgimisë shpirtërore  Empty Xhihan Xhihani, njeriu që i shërbeu trashëgimisë shpirtërore

Mesazh nga Geri Mon 27 Sep 2010 - 7:06

Si sot, një vit më parë, në qytetin-muze të Gjirokastrës gjatë ditëve të mbajtjes së Festivalit Folklorik të Gjirokastrës 2009, vdiq Xhihan Xhihani (1942-2009), një nga organizatorët e FFK-së. Vdekja e tij ishte më shumë se sa një kalim në "jetën e pasosun". Mëngjesin e asaj dite, grupet folklorike nga mbarë Shqipëria nuk u ngjitën në kalanë e festivalit për provat e zakonshme. Të gjithë, folkloristë, qytetarë të Gjirokastrës, turistë vendas e të huaj u mblodhën në sheshin e Çerçizit, nën ritmin e një daulleje, rreth trupit të pajetë të Xhihanit, për t'i shprehur atij mirënjohje të thellë.


Xhihani rridhte nga një familje përmetare me tradita muzikore. Së bashku me vëllain e tij klarinetistin e shquar të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Qerim Xhihanin, ai përfundoi studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë në Degën e Teoritikut dhe prej përfundimit të shkollës, punoi pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore.
Falë punës së tij, janë mbështetur dhe inkurajuar me dhjetëra talente të folklorit muzikor e koreografik, ashtu siç janë organizuar e mbështetur me qindra aktivitete folklorike, nga më i thjeshti syresh e deri tek FFK-të e Gjirokastrës. Janë të paharruara përpjekjet e tij personale për t'i prezantuar botës perëndimore në Francë, Holandë, Belgjikë, Danimarkë etj., grupin e Sazeve të vëllezërve Lela, me gërnetar Çobanin e shquar në krye krahas qindra rasteve të tjera kur falë punës së tij folklori shqiptar ruhej, zhvillohej dhe transmetohej. Xhihani, njeri i veprimit, ishte me folklorin në Elbasan, edhe në vitin e mbrapshtë 1997, kur aty zhvillohej "Festivali Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore", së bashku me Prof. Ramadan Sokolin, kryetarin e jurisë së atij aktiviteti.


Në ditët e sotme kur materia po duket se po sundon mbi shpirtëroren, kur idealet rrezikohen nga pragmatistët, kur globalizmi "sulmon" kulturat tradicionale, modele njerëzorë si Xhihani na kujtojnë se jeton gjatë ai lë pas gjurmë të mira. Ai e bëri punën e tij edhe kur ishte i rrethuar nga injoranca dhe nga pamundësia për të bërë diçka. Ai shkonte kudo në Shqipëri për t`i dhënë zemër e jetë njerëzve që merreshin me folklorin, dhe për këtë arsye, sot Xhihani kujtohet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e diasporë.
Në këtë ditë të kujtimit të tij, një thirrje i shkon Bashkisë së qytetit-muze të Gjirokastrës, për ta nderuar veprën e Xhihanit duke i vendosur emrin e tij një rruge që të çon në Kalanë e Festivalit, ashtu si dhe për Ministrinë e Kulturës, për t'ia njohur kontributin!
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi