Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

JANAQ PANI

2 posters

Shko poshtë

JANAQ PANI Empty JANAQ PANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 25 Sep 2010 - 5:20

PËR ATDHEUN TRE PISHTARË


Janaq Pani

- POEMTH

1

Të tre - male Dangëllie

të tre - shqipe lartësie

dhe tri zemra Shqipërie.



Nisën të tre fluturimin

mençurisht shpallën kushtrimin

për lirinë e arsimimin.



Nga një nënë të tre lindnë

zemrat prush e shkëndi synë

për atdheun veten shkrinë.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

JANAQ PANI Empty Re: JANAQ PANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 25 Sep 2010 - 5:21

2

Kush i mbledh e bën Kuvend

gegë e toskë në Prizren

me qëndresë kush i ushqen?



Kush prish pasuri me arkë

kush e shkrep fjalën me flakë

mbi Sulltanë e mbi Bismarkë?



Cilin ndjek Porta e Lartë

me afije ditë e natë

t'i burgosë fjalën e zjarrtë?



Shqipes kush ia rriti namin

kush me gjoks përball tufanin

kush në zemra lind luanin

Mic Sokolat e Sulejmanin?



Është Abdyli fjalë-shpatë

zemërzjarrti, oratori

ylber mbi malet e lartë

me një dritë meteori.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

JANAQ PANI Empty Re: JANAQ PANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 25 Sep 2010 - 5:21

3

E kujt fjala i ka hije

ëndrrat kush i ngjit në yje

kush flet Gjuhë Perëndie?



Kush harxhoi penë e kartë

pena, kujt i kullon mjaltë

kush e mbjell fjalën e artë?



Zemra brenda kujt ia ndjeu

rrugën kush na i rrëfeu

të rilindim si Anteu?



Kush këndoi me mall biri

në çdo vatër, e kush hyri

si një zemër brenda gjiri?



Me durim, e kush ka nisë

në çdo gjoks të djalërisë

të mbjellë farën e lirisë?



Kush për atdhedashurinë

bëri verem mushkërinë

për të marrë pavdekësinë?



Kush u shtri në shtrat të këngës

kush u mboll në luk të zemrës

gur zmeraldi te loti i Nënës?



Kush u bë simbol i besës

kush shkurtoi ditët e tija

e kush qe bariu i shpresës

të mos humbë Shqipëria?



Në Stamboll, kush vetëm fill

larg atdheut sytë i mbyll

dhe në qiell lind si yll?



Kush një jetë si qiri

shqipen mbyllur në qeli

e çburgosi me poezi

i dha dritërim të ri?



Sogjetari që shpërndan

dritën si një flakadan

është Qiriu Naimjan.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

JANAQ PANI Empty Re: JANAQ PANI

Mesazh nga Niku Sat 25 Sep 2010 - 5:22

sa e bukur kjo me pelqe
Niku
Niku
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 945
 <b>Piket</b> Piket : 995
Regjistruar : 30/01/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : tirane

http://www.hapesirajone.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

JANAQ PANI Empty Re: JANAQ PANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 25 Sep 2010 - 5:22

4

E kë lodh malli te gjiri

e kujt dritë i bënte syri

kush kish përkushtim prej biri?



Kush mendoi për Shqipërinë

kush lëvroi diturinë

e në Perëndim mban synë?



Kujt në shpirt iu mblodhën dallgët

kush u tret në dhe të largët

për t'ia zbutë atdheut plagët?



Cilin brenga e mundoi

kush të ardhmen ëndërroi

e me shkronja t'arta shkroi?



Kë kërrusi mall i pritjes

kush shkeli shtigjet e ngjitjes

nismëtar i përtëritjes?



Kush kometë në qiell mbeti

kush kishte mendje Profeti

e në shpirt dallgë tërmeti?



Qe Samiu mendje - deti.



+ + +



Të tre - male Dangëllie

të tre - shqipe lartësie

dhe tri zemra Shqipërie.



Abdyl, Naim e Sami

zemra kurrë s'iu ka ndarë

gdhendur ju në histori

për atdheun Tre Pishtarë.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

JANAQ PANI Empty Re: JANAQ PANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 25 Sep 2010 - 5:23

Nga Janaq Pani
VRIMË E MIUT 500GROSH
Thonë kjo na paska ngjarë
mijëra vite më parë...

...Një maçok sa një bulldog
dhe miushi vocërrok
shkonin rrugës të dy tok.

Miqësinë e mbanin fort
sa në botë s'u gjendej shok.

Miqësinë fort e mbanin,
në një pjatë bashkë hanin,
vllazërisht çdo gjë e ndanin,
bashkë qeshnin, bashkë qanin.

Por miushi kapedani
nisi e na "përmbys sahanin."

Ja që na mësoi vesin
gër, gër, gërr të shponte thesin.

" Sillu mirë! - i thosh maçoku,
- Ja, ia hapa grykën thesit,
ikë fut turinjtë e ngopu,
vetëm miell mos derdh sheshit.

Edhe thesin mos ma gris,
ndryshe, do të kullufis."

" Sot më fal, jo nuk bëj më!'
thosh miushi me një zë,
pastaj loz e qesh me të.

Ia kthen shoku: " Ja, ta fala!
Veç mos më lozësh nga fjala,
ndryshe të përpiu vala."

Dhe miushi ulte kokën:
" U pajtuam, jemi shokë!
S'ka maçok si ti në botë,
të kam mik e mik me kokë."

Kështu miu bënte lajka
deri sa të vinte darka.

Pastaj, fërr, te thesi shkonte
dhe zakonin s'e harronte,
gër, gër, gërr thesin e shponte.

Dhe premtimet, si ngahera
fu e fuu i mirrte era.

Veshëngritur dhe maçoku,
prapa shpine ç'punon shoku,
ky miushi vocërroku.

Gër, gër, gërr i vin te veshi
sikur po i shpohet thesi,
ndaj inati xixat ndezi.

Dhe si shpatë i nxjerr thonjtë:
" Miush, ti e nise lojën,
në ta pafsha diku bojën
ta dish, do të ta brej kockën!"

Që ta dini si e qysh
niset macja me yrysh,
miqësia na u prish.

Që ta dini, qysh aherë,
sa miushi bën poterë
dhe maçoku thonjtë nxjerr.

Po miushi ia ndjen frikën,
qoftë natën, qoftë ditën
dhe nga sytë - këmbët ikën.

Që lëkurën të shpëtojë
iu desh shumë të gërmojë
dhe turirin të hollojë.

Sa ia ndjen maces gërhimën
vrap te vrima e mban frymën.

Ndaj dhe frikacaku thosh:
" Vrimë e miut pesëqind grosh!"

E kur njeriu s'e do njerinë:
" Shkojnë si macja me minë..."

______________Janaq Pani_
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

JANAQ PANI Empty Re: JANAQ PANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 25 Sep 2010 - 5:23

VARGJE PËR NËNË TEREZËN

Nga Janaq Pani

Çeli Gonxhe në fillim
hodhi shtat me këtë emër,
kish te Zoti aq besim
sa përbrenda mban një zemër.

Kish një zë si iso kënge
kish një shpirt që di të dojë,
kish një dhimbje, dhimbje nëne
plagët pak të lehtësojë.

Frymëzimin kish të Zotit,
e paepur në qëndresë,
ish ajo që zbuste lotin,
ngado shkonte mbillte shpresë.

Mirësinë kish pasuri
si naforë të shenjtëruar,
kish në gjak shumë Shqipëri
shpirtrat për t'na frymëzuar.

____________Janaq Pani__
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

JANAQ PANI Empty Re: JANAQ PANI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 25 Sep 2010 - 5:24

Janaq Pani ka lindur në Qeparo të Himares me 23 dhjetor 1941.Ka kryer shkollen 7 vjecare (ashtu ishte sistemi shkollor i kohës) në fshatin e lindjes, shkollën e mesme të përgjithëshme në Vlorë, mandej ka kryer një kurs një vjeçar specializimi për gjeolog në Tiranë. Ka ushtruar profesionin e gjeologut nga viti 1960 e deri ne vitin 1992, vit kur doli në pension të parakohshëm dhe ka punuar për 9 vjet në rrethet Tropojë e Kukës, mandej në rrethet Gjirokastër e Vlorë. Me krijimtari letrare është angazhuar qysh në vitet 70-të të shekullit të kaluar dhe e kam orjentuar krijimtarinë në fushën e letërsisë për fëmijë e të rinj, kryesisht vjersha e poema e pak prozë të shkurter. Në 35 vitet e fundit kam publikuar ne Shqipëri 25 tituj librash për fëmijë e në konkurse letrare të ndryshme është vlerësue me çmime letrare. Tani jeton me familjen në Toronto, Kanada.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

JANAQ PANI Empty Re: JANAQ PANI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi