Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diskriminimi po zvogëlon natalitetin e shqiptarëve në Maqedoni

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Diskriminimi po zvogëlon natalitetin e shqiptarëve në Maqedoni Empty Diskriminimi po zvogëlon natalitetin e shqiptarëve në Maqedoni

Mesazh nga Dewil Thu 23 Sep 2010 - 4:26

Diskriminimi po zvogëlon natalitetin e shqiptarëve në Maqedoni Femija Numri i përgjithshëm i nxënësve shqiptarë të cilët regjistrohen nëshkollën fillore , gjatë viteve të fundit ka pësuar një rënie tëdukshme. Përderisa te maqedonasit rëni shënohet me dekada të tëra, teshqiptarët rënie drastike vërehet dekadën e funditshkruan gazeta Lajm.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjatë vititshkollor 2000/2001 në shkollë fillore me mësim në gjuhën maqedonasejanë regjistruar 18 mijë e 773 nxënës, kurse në shkolla fillore nëmësimin në gjuhën shqipe këtë vit shkollor janë regjistruar 10 mijë e265 nxënës. Ky numër gjatë vitit shkollor 2009/2010 ka rënë dukshëm, kunumri i nxënësve maqedonas në krahasim me ka rënë për 3.773 nxënës,kurse numri i nxënësve shqiptarë është vogëluar për 2.926 nxënës.
Profesori universitar Fauzi Skenderi thotë se diskriminimi ekonomikështë shkaku kryesor për rënien e natalitetit tek shqiptarët.
“Gjendja e natalitetit asnjëherë nuk është stabile në një shtet. Përkëtë problematikë ka shumë faktor ndër të cilët janë liberalizimi ivizave, faktori ekonomik, sociologjik etj. Deri më tani rënia enatalitetit ka qenë më shumë e shfaqur tek maqedonasit por viteve tëfundit kjo vërehet edhe tek çiftet e reja shqiptare të cilët si pasojëe kushteve ekonomike janë të detyruar që të zvogëlojnë numrin efëmijëve”, tha Skenderi. Ai shtoi se kjo gjendje është shqetësuesesepse numri i nxënësve bie në mënyrë drastike.
“Problem shumë i madh është stimulimi i natalitetit edhe pse njëherë ubë një ligj në lidhje më këtë çështje, por unë mendoj që ai nukfunksionon si duhet pasi që njoh shumë maqedonas që nuk i kanë kushtete mira ekonomike, bëjnë më shumë fëmijë por nuk tregojnë se prej nga imarrin të hollat për mbajtjen e tyre”, theksoi Skenderi.
Nuhi Dardhishta, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, thotë sekjo gjendje është shqetësuese jo vetëm për rënien e natalitetit poredhe për shkak se rrezikohen vendet e punës për shumë arsimtarë.
“Duke pasur parasysh se numri i nxënësve shkon duke rënë, gjithashtunumri i arsimtarëve të punësuar zvogëlohet. Një arsimtarë për të pasurnjë orar të plotë i nevojitet që ti ketë 30 orë dhe duke pasur parasyshnumrin e rënies së nxënësve, paralelisht edhe numri i arsimtarëve shkonduke u zvogëluar”, tha Dardhishta. Ai shtoi se numri i rënies sënxënësve është si pasojë e kushteve të rënda ekonomike ku prindëritdetyrohen që të mos bëjnë më shumë se dy fëmijë si dhe liberalizimi ivizave e shtyn popullatën që të dalë në vendet e huaja në kërkim të njëjete më të mirë.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi