Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush ishte Azem Hajdini?

Shko poshtë

 Kush ishte Azem Hajdini? Empty Kush ishte Azem Hajdini?

Mesazh nga Vizitor Wed 22 Sep 2010 - 3:43

Azem Hajdini - Xani - është një shkrimtarë dhe Jurist nga Kosova. Është njëri nga dëshmitarët e mbetur gjallë nga ”Masakra e Tivarit” (Malë të Zi) ku me 31. Mars 1945, u masakruan 4.310 Shqiptarë nga serbët dhe malazezët.Lindi me 15 Korrik 1924 në katundin Dashec të Drenicës. Rrjedh nga një familje e varfër, me tipare malësore, me burrëri, besnikëri e tradita të larta kombëtare.Ishte djali më i vogël i Hajdin Xanit nga Dasheci dhe i Shahes nga Llausha. Kishte mbetur jetim kur i kishte ndërruar jetë babai pa e mbushur një vit jetë, ndërsa nëna i ndrroi jetë ende pa i mbushur dy vjet.Në kohën e Jugosllavisë monarkiste kreu katër klasë të shkollës fillore, kurse deri në prag të Luftës se Dytë Botërore ndoqi edhe mësimet e teologjisë në Medresenë e Gjakovës.Në ”kohën e Shqipërisë” (1941 - 1943), librin e zëvendësoi me pushkë, duke marrë pjesë aktive në forcat e armatosura të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, nën udhëheqjen e komandantit Shaban Pollusha. Gjatë kësaj kohe ishte në mbrojtjen e kufirit shqiptar dhe në mbrojtje ndaj terrorit te egër çetnik në vijën kufitare me Malin e Zi e Sërbinë, në pjesën veriore dhe veriperëndimore të kufirit të Kosovës, në Kolashin, Rogoznë, Jeni - Pazar, Rozhajë, Tutin, Beranë e gjetiu.Me depërtimin e forcave ushtarake jugosllave në territorin e Kosovës, në Tetor të vitit 1944, për t’iu kundërvëne këtij okupimi, ishte inkuadruar në kuadër të forcave të armatosura ushtarake të Lëvizjes Demokratike Shqiptare për çlirim dhe bashkim kombëtar, që udhëhiqej nga komandanti Suprem, Gjeneralkolonel Shaban Palluzha, ku ishte edhe administrues dhe kronist besnik i Shtabit Suprem të forcave të armatosura të Lëvizjes.Pas rënies heroike të komandantit Shaban Palluzha, Azem Hajdinin e mobilizojnë dhe e dërgojnë për në rrugën e ferrit, në Tivar, ku edhe i përjetoi masakrat e 31.03.1945.Azemi edhe në momentet më dramatike, kur ndodhej nën kufoma i lare më gjak dhe veten e shihte të vdekur, mendonte: - a do të shpëtojë ndonjëri i gjallë për t’iu treguar shqiptarëve në Kosovë për kobin e zi që përjetuan djemtë e tyre ne Tivar.Pas përjetimit të masakrës, më 25.04.1945, përmes një delagacioni, pjesëtar i të cilit ishte edhe Azem Hajdini - Xani, u informua Shtabi i Divizionit XV ”Matia Gubec” në Istri për masakrat e Tivarit, të Treguarit e të Raguzës, përkatësisht, për tërë atë që kishte ndodhur e që kishin përjetuar që nga Prizreni e deri në Istri. Nga ky divizion u kërkua që për këto masakra të informohej publikisht opinioni i gjëre, veçmas ai shqiptar, pastaj të bëhej evidencimi i plotë me emër e mbiemër i ushtarëve shqiptarë të vrarë dhe të masakruar, të informoheshin prindërit dhe të afërmit e të vrarëve dhe të nxiren para gjygjit të popullit kryesit e këtyre masakrave gjenocidale.Ndërkaq, në vend të mirëkuptimit, qe duhej ta tregonin oficerët e lartë, ata u kërcënuan: ”Në njësi dhe jashtë tyre askush prej jush nuk guxon të flas për këto ngjarje, në të kundvrtën, po qe se zihet ngojë ajo ngjarje, do të thotë, nëse kjo çështje merrë dhenë, secili prej jush do të nxirret para gjygjit ushtarak për përhapjen e propagandës armiqvsore”.Pa marrë parasyshë kërcënimet dhe pasojat e mundshme, Azemi me shokë bisedonin dhe shaplosnin kujtimet për atë që e kishin përjetuar dhe kishin parë në Tivar, në Raguzë, në Tregur dhe për mizoritë që kishin përjetuar që nga Prizrenii e deri në Istri, duke i shënuar ato si dëshmi autentike në notesin e vetë, sepse ishin të vetëdijshëm se një ditë do të shtrohet nevoja që të shkruhet dhe të llafoset ndryshe për këto ngjarje nga që kërkonte politika e atëhershme ditore.Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Azemi në fillim punoi nëpunës në Këshillin e Vendit në Qirez të Drenicës. Në vitin shkollor 1957/59, pa shkëputje nga puna, mbaroi semimaturën, kurse dy vitet vijuese mbaroi Shkollën e Mesme Ekonomike në Pejë.Në vitin 1960/61 regjistroi Shkollën e Lartë Juridike të Prishtinës. Pos ishte informuar për regjistrim, Komiteti Komunal i LK në Skënderaj mbajti një mbledje dhe morri vendim që Azem Hajdinit - Xanit të mos i lejohet regjistrimi në asnjë shkollë të lartë ose në ndonjë fakultet. Për të biseduar me të dhe për t’ia komunikuar vendimin e marrë në Komitet, e kishin ngarkuar kryetarin dhe sekretarin e komunes, të cilët e kishin ftuar Azemin ne komunë, në zyrë të kryetarit dhe ia kishin komunikuar vendimin e prerë te komitetit.Përkundër vendimit të Komitetit dhe barrierave të shumta që ia kishin vënë udhëheqësit partiakë dhe shtetërorë në Skënderaj, nuk e mposhtën vullnetin dhe këmbëngultësinë e tij për t'i kryer studimet në Fakultetin Juridik - Ekonomik, të cilin fakultet e ka mbaruar me sukses në viitin akademik 1965/66. Pas diplomimit, një kohë ka punuar inspektor i lartë në Shërbimin e Kontabilitetit Shoqëror në Mitrovicë, kurse nga viti 1969 e deri në pension ishte kryeinspektor i të hyrave të Krahinës Autonome të Kosovës.Vënia pikë masakrës së Tivarit, të varrit më të madh të shqiptarëve në histori, të tragjedisë së Tregurit, të Raguzës dhe të mizorive që përjetuan rekrutët shqiptarë gjatë rrugës për në Frontin e Adriatikut, që nga Prizreni e deri në Istri, me të dhënën reale se asnjë ushtar, asnjë epror dhe asnjë inskenues dhe zbatues i atyre masakrave nuk u mor në pyetje, por u graduan me grada më të larta dhe se institucionet, historianët dhe inteligjencia në Kosovë dhe në Shqipëri heshtën plot 21 vjet dhe nuk e shënuan asnjë fjalë, e të mos flasim për ndonjë veprim për sensibilizimin, përjutuesin e këtyre masakrave, për Azemin, përjutuesin e këtyre masakrave, dhe për popullin shqiptar ishte barra më e rëndë shpirtërore, me të cilën nuk mundi të pajtohej kurrë, pa marrë parasyshë pasojat.Prandaj, përkundër rrethanave jashtëzakonisht të vështira që u krijuan me administrimin ushtarak në Kosovë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, por edhe më vonë, Azem Hajdini - Xani, me qëllim të sensibilizimit të masakrës së Tivarit dhe të masakrave tjera, më 09.11.1966, me parashtresë iu drejtua organeve më të larta Jugosllavisë dhe të Kosovës, duke filluar nga komuna ku punonte dhe vepronte si nëpunës, e deri në Komitetin Qendror të LKJ-së, KQ të LKS dhe Komitetit Krahinor të LKK, me kërkesë për ndriqimin e plotë të këtyre masakrave.Në parashtresën e tij drejtuar atyre organeve, përveç përshkrimit në hollësi të ngjarjes, Azem Hajdini - Xani ka kërkuar që patjetër publikisht:1. tё informehet opinioni i gjerё pёr masakrёn e Tivarit, tё Tregurit, tё Raguzёs dhe pёr tё gjitha ato mizori qё rekrutёt shqiptarё pёrjetuan gjatё rrugёs pёr frontin e Adriatikut, qё nga Prizreni e deri nё Istri,2. tё bёhet evidenca e plotё e ushtarёve tё vrarё dhe tё masakruar me emёr dhe mbiemёr dhe tё informohen prindёrit dhe tё afёrmit e tyre,3. tё bёhet indentifikimi i varrezave masive dhe tё merren masa pёr kthimin e eshtrave tё tyre,4. ushtarёve shqiptarё tё vrarё dhe tё masakruar t’u njifet statusi i luftёtarit tё vrarё nё LNç dhe familjet e ushtarёve tё vrarё t’i gёzojnё tё gjitha tё drejtat e invaliditetit ushtarak dhe tё drejtat e tjera,5. tё identifikohen kryesit e atyre veprave mizore dhe ata tё nxirren para gjyqit.Nё vend qё institucionet e lartpёrmendura ta zgjidhin lёndёn sipas kёrkesёs, letrёn ia kishin kthyer Komitetit Krahinor tё LK tё Kosovёs, me numёr 2029/1 tё datёs 9 dhjetor 1966.Lidhur me parashtresёn e tij dёrguar KQ tё LKJ mё 19.11.1966, nё Komitetin Komunal tё LK Mitrovicёs u caktua njё bisedё, ku merrnin pjesё: Azem Hajdini, dy pёrfaqёsues tё KQ tё LKJ, dy pёrfaqёsues tё KQ tё LK tё Serbisё, sekretari i KK tё Mitrovicёs (Zharko Kuzeloviqi) dhe sekretari organizativ, anёtari i KK tё LK tё Kosovёs, Hysen Prekazit. Dy pёrfaqёsuesve tjerё dhe dy oficerёve tё lartё, qё ishin tё pranishёm nё bisedё, Azemi nuk ua kishte mёsuar emrat dhe as funksionet.Nё bisedё Zharko Kuzeloviqi iu kёrcёnua Azemit me masa administrative, kinёse pёr tё pavёrtetat qё i kishte thёnё nё parashtresёn e tij drejtuar forumeve mё tё larta partiake e shtetёrore, duke i konsideruar ato pohime sie propagandё armiqёsore me qёllim tё komprometimit tё sistemit socialist – vetёqeverisёs, tё drejtuara kundёr vёllazёrim – bashkimit, pёr çka i tha se do tё pёgjigjej para gjyqit ushtarak. Njёkohёsisht kёrkoi nga Azemi ta tёrhiqte parashtresёn. Pastaj, njёri nga pёrfaqёsuesit e KQ tё LKJ ia tёrhoqi vёrejtjen Azemit se kjo ёshtё njё vepёr e rёndё armiqёsore, prapa sё cilёs mund tё fshihej edhe ndonjё grup apo organizatё armiqёsore. Prandaj, ai kishte kёrkuar nga Azemi tё tregonte se kush fshihet prapa tij dhe prapa letrёs, duke i propozuar qё ta tёrhiqte parashtresёn. Propozimin pёr tёrheqjen e parashtresёs e kishin bёrё edhe tё pranishmit tjerё nё bisedё, duke u kёrcёnuar pёr masa tё ndryshme pёr autorin.Pasi Azemi e kishte marrё fjalёn, qё nё fillim kishte thёnё se qasja e tyre ndaj kёtij problemi nuk ёshtё me vend. „Kёtu mё keni thirrё vetёm tё mё frikёsoni, qё tё tёrhiqem nga ajo qё kam thёnё, edhe pse qё tё gjithё e dini se ashtu edhe ka ndodhur nё tё vёrtetё“. Pastaj ka thёnё: „Hiq mё lehtё nuk janё ndarё shqiptarёt nga kёto masakra se sa popujt qё e pёrjetuan Aushficin(Auschwitz), Mathauzenin(Mauthausen) apo Dahaun(Dachau). Pёrkundrazi, krimi kёtu ёshtё mё i rёndё, sepse, siç dihet, atje pёsuan kundёrshtarёt e nazifashizmit, ndёrkaq nё Tivar, nё Tregur, nё Raguzё dhe gjatё rrugёs pёr nё frontin e Adriatikut, Ushtria jugosllave ka vrarё dhe masakruar 4310 luftёtarё shqiptarё, bashkёluftёtarё tё vet qё ishin duarthatё dhe bashkёluftёtarёt e Aleancёs Antifashiste, pёr tё vetmin faj vetёm pse ishin shqiptarё.“Qёndrimi armiqёsor ndaj Azemit vjen nё shprehje edhe nё mars tё vitit 1969, kur nё konferencёn kandiduese tё Lidhjes Socialiste tё Mitrovicёs, pёrfaqёsuesi i Lidhjes Socialiste, Mustafa Osmanagiq, delegat i Dhomёs sё Kombeve tё Kuvendit Federativ tё Jugosllavisё, ka thёnё: „Si mund tё kuptohet qёndrimi i disa delegatёve, tё cilёt nё kёtё listё pёr delegat duan ta shtien me çdo kusht Azem Hajdinin – Xanin si aktivist?“ dhe vazhdon: „- Me tё vёrtetё Azemi ёshtё aktiv, por nё njё vijё tjetёr, nё atё jashtё Lidhjes sё Komunistёve.“ Edhe pse populli dhe delegatёt nё Konferencёn kandiduese nuk u frikёsuan dhe pёrgjithёsisht ia dhanё votёn, pushtetmbajtёsit e kontestuan zgjedhjen e tij dhe me aktvendimin nr. 100, datё 31.3.1966, ia bёnё tё pamundshme kryerjen e funksionit.Azemi disa herё ka kёrkuar pranim te kryetari i Kryesisё sё Kosovёs, Xhavid Nimani. Mirёpo, pasi edhe pas shumё insistimeve nuk ёshtё pranuar. Azemi i mllefosur, por edhe kёmbёngulёs pёr ndriqimin e kёtyre masakrave, tёrё materialin pёr kёto ngjarje nё disa dhjetra faqe, i mbyllur nё pliko, ia ka dhёnё nё dorё nё zyrёn e Xhavid Nimanit, shefit tё kabinetit tё tij, Kariman Celinёs.Si pёrjetues i masakrёs sё Tivarit, nga frika se kёtё krim tё tmerrshёm me pёrmasa gjenocidale serbo – malazeze dhe maqedonase ndaj shqiptarёve do ta mbulonte terri dhe heshtja, pa depёrtuar asnjё fjalё apo e dhёnё nё opinion, Azem Hajdini – Xani vendosi qё pёrmes fjalёs sё shkruar nё librin „Tragjedia e Tivarit“, botuar mё 15 prill 1990 nё Shtutgard, Gjermani, nё 5000 ekzemplarё, tё ndriqojё kёtё tё vёrtetё tё hidhur. Kjo die i erdhi si reagim ndaj heshtjes dhe injorimit qё i bёhej parashtresёs sё tij drejtuar organeve mё tё larta partiake dhe shtetёrore qysh nё vitin 1966. Vlenё pёr tё thёnё se ky ishte libri i parё me kёtё tematikё.Nё vitin 1998 Shoqata e tё Burgosurve Politikё nё Prishtinё botoi librin e Azem Hajdinit – Xanit me titull: „Masakra e Tivarit“ dhe librin (ribotim) me titull: „Tragjedia e Tivarit“, me shpresё se pёrmes fjalёs sё shkruar libri do tё kontribuonte sadopak qё opinioni i gjerё dhe bota demokratike mё nё fund do ta kuptojnё plotёsisht atё krim tё rёndё tё serbo – malazezёve e maqedonasve, atё masakёr tё madhe tё komunistёve tё Titos, tё bёrё gjatё LNç-sё ndaj shqiptarёve duarthatё, ndaj bashkёluftёtarёve tё tyre. Populli shqiptar masakrёn e e emroi si „varri i tivarit“, „Varri i Raguzёs“, dhe „varri i tragurit“. Fatkeqёsisht nuk u gjetё asnjё institucion apo individ nё Kosovё e nё Shqipёri qё kёtё vepёr ta ribotojё dhe ta pёrkthejё nё ndonjё gjuhё tё huaj, tё paktё nё gjuhёn angleze.Azem Hajdini – Xani nuk u mjaftua vetёm me botimin e kёtyre librave, ku nё hollёsi ka pёrshkruar masakret nё fjalё. Pёrmes „Ligёs qytetare shqiptaro – amerikane“ arriti qё masakrat t’i paraqes edhe para opinionit ndёrkombёtar. Kёshtu, pёr Masakrёn e Tivarit tё 31 marsit 1945, ku u masakruan 4300 shqiptarё, si vepёr e ushtrisё serbo – malazeze, ёshtё debatuar nё komitetin pёr marrё-dhёniet ndёrkombёtare tё kongresit amerikan, me temё „E ardhmja e shqiptarёve nё Mal tё Zi“, mbajtur mё 30 tetor 2003. Mes tjerash aty u tha: „Nё vitin 1945 nё Evropё ngjau edhe njёra ndёr mizoritё mё tё mёdha tё asaj kohe, kur 4300 ushtarё shqiptarё qё i ishin bashkangjitur vullnetarisht Ushtrisё Jugosllave pёr ta luftuar fashizmin, u tёrhoqёn nё kurth nё Tivar tё Malit tё Zi dhe u ekzekutuan nё vend nga forcat ushtarake serbo – malazeze. Trupat e tyre u dogjёn dhe u hodhёn nё varrezё masive nё njё gurore tё lokalitetit.” “Juristi Azem Hajdini, njёri ndёr tё mbijetuarit e paktё tё gjallё nё ditёn e sotme shkroi njё pasqyrё tё qartё me titullin “MASAKRA E TIVARIT”, tё cilёn ai mund ta botonte nё Kosovё shumё vonё, nё vitin 1998, pёr arsye se plot pesёdhjetё vjet, çfardo pёrmendje, edhe mё e vogёl qoftё e kёsaj masakre, do tё pёrfundonte me persekutim deri nё vdekje.”Pёr njё angazhim kaq tё madh nё sensibilizimin e varrit mё tё madh tё shqiptarёve, Masakrёs sё Tivarit, nё emrin e tij, nё emёr tё tё mbijetuarve tё kёsaj masakre dhe nё emёr tё popullit shqiptar, autori i kёtij libri i shpreh mirёnjohje tё thellё komitetit pёr marrёdhёnie ndёrkombёtare tё kongresit amerikan, kongresmenit Tom Lantosh dhe Ligёs Qytetare Shqiptaro – Amerikane.
Azem Hajdini – Xani ka botuar librat:

1. Tragjedia e Tivarit, Shtutgard, 19902. Masakra e Tivarit (memoare), SHBP, Prishtinё, 19983. Tragjedia e Tivarit (ribotim), SHBP, Prishtinё, 19984. Shaban Palluzha (Dёshmi dhe kujtime tё kronistit tё luftёs I), NB “Rilindja”, Prishtinё, 20015. Shaban Palluzha, Lёvizja pёr çlirim dhe Bashkim Kombёtar 1941-1945 (Dёshmi dhe kujtime tё kronistit tё luftёs II), Buroja, Prishtinё, 20026. Shaban Palluzha dhe personalitetit e Lёvizjes 1941-1945 (Dёshmi dhe kujtime tё kronistit tё luftёs III), Buroja, Prishtinё, 20037. Lufta e Artakollit, Prellovcit, Skёnderajt dhe plani serbo – malazez pёr likuidimin kolektiv tё shqiptarёve, prill 1941 (Dёshmi dhe kujtime tё kronistit tё luftёs IV), Prishtinё, 20068. Nga Prizreni nё Istri njё sprovё pёr histori (Kujtime dhe dёshmi, pranverё 1945), Prishtinё, 2007

Burimet dhe literatura

a) burimet e lёndёs1. Bajrami, dr. Hakif: Tragjedia e Tivarit, Prishtinё, 19932. Bajrami, dr. Hakif: Dromca tragjike nga historia jonё kombёtare, me rastin e 83 vjetorit tё Pavarёsisё, “Dituria islame” nr. 75, Prishtinё, dhjetor 19953. Berjashi, Ibrahim: Buka e shpёtimit, “Bujku”, Prishtinё, 15 qershor 19914. Bozhoviq, Branislav; Vaviq, Branko: Surova vremena na Kosovu i Metohiju 1941-1944, Beograd, 19915. Braha, Shaban: Gjenocidi serbomadh dhe qendresa shqiptare 1944-1990, Tiranё, 19916. Cana, dr. Zekeria: Masakra mё e madhe mbi shqiptarёt nё vitin 1945, “Bujku”, Prishtinё, 20 shtator 19907. Cana, dr. Zekeria: Lot malli dhe brenge; Ditari I. “Bujku”, Prishtinё, 20 shkurt 19978. Dedijer, Vladimir: Novi prilozi za biografiju Josipa Broza Tita, vll.II. Rijeka, Zagreb, 19819. Dobra, dr. Islam: Lufta e Drenicёs 1941-1945, Prishtinё, 199510. Dobra, dr. Islam: Lufta e Drenicёs 1941-1945 dhe NDSH deri nё vitin 1947 (Botim i dytё i plotёsuar), Prishtinё, 199711. Gola, Bajram: Rishqyrtime tё disa ngjarjeve nga LNç (fejton), “Flaka e vёllazёrimit”, Shkup, shkurt-mars 199712. Hajdini, Azem: Tragjedia e Tivarit, Shtutgard, 199013. Hajdini, Azem: Tragjedia e Tivarit, SHBP, Prishtinё, 199814. Hajdini, Azem: Tragjedia e Tivarit (fejton), “Flaka e vёllazёrimit”, Shkup, nёntor 199715. Hajdini, Azem – Xani: Masakra e Tivarit, SHBP, Prishtinё, 199816. Luzha, Berat: Artikuj pёr Tragjedinё e Tregurit, Rilindja, 1979/198017. Mula, Sami: Nё kalendarin e shqiptarёve mungojnё datat e Tivarit, Tiranё, 30 shtator 199518. Pirraku, dr. Muhamet: Ripushtimi jogosllav i Kosovёs nё vitin 1945, Prishtinё, 199219. Pirraku, dr. Muhamet: Kalvari i shqiptarёsisё sё Kosovёs – Tivari 1945, Prishtinё 198320. Rexhepi, dr. Fehmi: Gjenocidi sllav mbi shqiptarёt gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore (fejton), “Bujku”, Prishtinё, prill 199521. Srbija i Albanci III: Pregled politike Srbije prema Albancima od 1944 do 1989, Maribor-Lubljanё, 199822. Vjetari nr. XVIII, Arkivi i Kosovёs, Prishtinё, 1984
b) Revista dhe gazeta1. Bota Sot (disa fejtone)2. Fjala jonё, nr. 12, Prishtinё, dhjetor 19953. Zёri, Prishtinё, 16 dhjetor 19954. Zёri i Popullit, nr. 157, 12 dhe 13. VII 1991, Tiranё5. Rilindja, 14. IX. 1980
c) Deklarata, Dёshmi dhe prononcime187 deklarata, dёshmi, pronocime dhe informata autentike tё pёrjetuesёve tё masakrave.


Edituar për herë të fundit nga Viola në Wed 22 Sep 2010 - 3:50, edituar 1 herë gjithsej
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Kush ishte Azem Hajdini? Empty NË NDERIM TË JETËS DHE VEPRËS SË NDRITUR TË AZEM HAJDINIT-XANI

Mesazh nga Vizitor Wed 22 Sep 2010 - 3:45

nga Adem Berisha më 2010-09-20


Me dhimbjen dhe pikëllimin më të thellë mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të një burri të veçantë që sot të rrallë i ka shqiptaria, intelektualit, shkrimtarit, luftëtarit të Lëvizjes së armatosur të komandant Shaban Palluzhës, përjetuesit dhe mbijetuesit të Masakres Famëkeqe të Tivarit të 1945-ës, autorit të më se 8 librave me tema në të cilat historianët kishin dështuar, veprimtarit të spikatur për gjatë gjithë jetës së tij të çështjes kombëtare dhe mbi të gjitha burrit të burrave e humanistit të rrallë, mikut tim më të dashur që kisha për rreth dyzet vjet rresht, Azem Hajdini-Xani. Me lot rrëke për faqe shkruaj këtë nekrolog përmes të cilit i shpreh ngushllimet e mia më të thella gjithë popullit liridashës shqiptar, familjes se të ndjerit dhe gjithë miqve e dashamirëve të tij.I përmotshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e ndritur të këtij veterani të luftës dhe paqës, të Madhtt e të paharrueshmit nëpër breza, zotëri Azem Hajdini-Xani. Për këtë burrë burrash, një vit më parë unë kisha shkruar edhe këto vargje modeste poetike të cilat po ua prezantoj në vijim mu në ditën e varrimit të Azemit, sot më 20. 09. 2010. në vendlindjen e tji, fshatin Dashec të komunës së Skënderajt. Më poshtë do të vendos edhe linkun nga Wikipedia ku shkruhet më gjërësisht për jetën dhe veprën e ndritur të këtij veterani të luftës dhe paqës.

MBIJETESË STUHISHË

Azem Hajdinit-Xani në ditëlindjen

e 86-të 15. 07. 2009

Njeriu jeton sa vepra e tij

e kujtimi për të nuk zhbëhet kurrë,

kur len gjurmë në histori,

lind si engjëll e vdes si burrë.



Të vish nga çerdhja e shqipeve të malit,

nga Drenica trime-kreshnike,

të luftosh krah komandant Shabanit

padyshim, është vepër heroike.



Një Tivar famëkeq të mposhtësh

për shumë kë që ish fat i zi,

përball bishave të mos gjunjëzohesh

të mbijetosh është mrekulli.



Kur shumë sfida tejkalon

e faqebardhë mbetesh përherë,

gjithë shoqëria të admiron

si njeri që ka shumë vlerë.



Burrë i burrave Azem Xani

lind e rritë ku u lind trimëria,

gjithë çka kishte atdheut i fali

për të do të shkruaj dhe historia.



Udhërrëfyes është për rininë

drejt të ardhmes për të marshuar,

mbi të gjitha të çmojë lirinë

atdheun e vet për t’a lulëzuar.



Vepra e tij është e përmotshme

kurrë s’do të zbehet nëpër breza,

vlera e saj është e devotshme

për gjithë ne do të shndrij si rrezja.



Në këto pak vargje që radhita

shumëçka mbeti e pathënë,

shumë më shumë do flasin vep
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi