Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Champions League, Inter në mbrojtje të titullit

Shko poshtë

 Champions League, Inter në mbrojtje të titullit Empty Champions League, Inter në mbrojtje të titullit

Mesazh nga Geri Tue 14 Sep 2010 - 5:58

 Champions League, Inter në mbrojtje të titullit Inter-champions Fillon sot aventura e mbrojtjes së titullit kampion për Interin, i cili do të përballet në ndeshjen e parë të fazës së grupeve me debutuesit e Twente-s.
Nuk ka ndryshuar thuajse asgjë te Interi i sezonit të shkuar dhe padyshim ky është një ndër problemet kryesore për trajnerin e skuadrës holandeze Michel Preud. Ndeshja e parë mes tyre do të zhvillohet në transfertë për Interin, ndërkohë që vendasit e konsiderojnë ndeshjen në shtëpinë e tyre si një motiv më shumë për të kërkuar maksimumin.

Tre pikët janë dhe objektivi i skuadrës së Benitezit i cili ka deklaruar se skuadra e tij është përmirësuar që nga dita që ai ka marrë drejtimin, pavarësisht se është i vetëdijshëm se aktivitetet ndryshojnë nga sezoni në sezon.

Sot në mbrëmje në arenën europiane do të debutojë në fazën e grupeve edhe kampionia e Spanjës, Barcelona. Katalanasit vijnë pas një humbje të turpshme në kampionat me Herkules, megjithatë në “Camp Nou” do të presin Panathinaikosin dhe trajneri i tyre Pep Guardiola është i bindur se shumë shpejt të gjithë do ta harrojnë atë humbje në kampionat.

Nga ana e tij, trajneri i skuadrës greke Nikos Nioplias shpreson në një surprizë pasi e ka të qartë se Barcelona është ndër skuadrat më të mëdha në botë e më në formë të momentit. “Janë shumë të fortë, aq më tepër që vijnë nga një humbje e janë më të etur për fitore, por në futboll ekzistojnë surprizat,” ka deklaruar trajneri i Panathinaikosit. Ndërkohë në “Old Trafford”, Manchester United do të presë sot Rangers-in, kur Sër Ferguson do të përballet me ish-asistentin e tij Valter Smith.

Historikisht Manchester ka një rekord pozitiv në ndeshjet europiane që zhvillon në fushën e tij aq më tepër kur të gjithë lojtarët janë në formë të mirë e nuk ka asnjë të dëmtuar. Për Sër Ferguson, skuadra e këtij sezoni i ka të gjitha shanset për të arritur deri në finalen e madhe të këtij aktiviteti në “Wembley”. Ndërkohë trajneri i skuadrës skoceze Smith beson të arrijë të paktën në një barazim në këtë ndeshje për të rekuperuar më shumë në ndeshjet që do të luajë në fushën e tij.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi