Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi Filozofet : Jeta dhe Filozofia e tyre

Shko poshtë

Mbi Filozofet : Jeta dhe Filozofia e tyre Empty Mbi Filozofet : Jeta dhe Filozofia e tyre

Mesazh nga engjell a djall Sun 3 May 2009 - 2:59

Mbi Filozofet : Jeta dhe Filozofia e tyre






Thomas Aquinas


marre nga libri: Classics of Moral and Political Theory, edituar nga Michael L. Morgan
perkthyer nga yours truly

Ne 1277, tre vjete pas vdekjes se Thomas Aquinas (1224-1274), Papa John XXI i kerkoi Stephen Tempier, peshkop i Parisit, te investigonte debatin ndermjet filozofise dhe teologjise qe kish lulezuar gjat shekullit te trembedhjet, pas rizbulimit te veprave te Aristotelit. Rezultati ishte nje komplet me 219 propozime te cilat ishin mbajtur nga filozofet dhe qe kundershtonin besimin Kristian, duke perfshire, per shembull, qe bota eshte e perjetshme dhe qe nuk ka liri ne te zgjedhur. Ne 7 mars 1277, peshkopi i shpalli te pavlefshme keto propozime, te cilat perfshinin disa nga perpjekjet e Aquinas-it per te harmonizuar Aristotelianizmin dhe besimin Kristian. Me kete veprim te shpalljes se pavlefshmerise detyra madheshtore e bashkimit te besimit dhe arsyes, teologjise dhe filozofise, arriti nje pikekthese. Ajo cka Aquinas ish perpjekur te arrinte, te dy filozofet dhe teologet filluan ta hidhnin poshte ne menyrat e tyre te ndryshme, dhe sinteza e tij madheshtore, e cila do te kanonizohej me vone si nje doktrine zyrtare Katolike, filloi te ngjallte kritika te ndryshme.

Aquinas kish lindur te keshtjella e Roccasecca, prane Naples, Itali, djali me i vogel i Landalfo, konti i Aquino. Ne moshen pese vjecare, ai e filloi edukimin e tij nen murgjit Benedictiane prane Monte Cassino, ku ai qendroi deri me 1239. Ai pastaj vajti te Universiteti i Naples dhe shpejt u njoh me nje grup te ri energjitik te oshenareve Dominican, kunder deshires se familjes se tij. Kur Dominican-et e rregulluan qe ai ti shoqeronte ata ne nje udhetim per ne Cologne, me planin per ta derguar ate per te studiuar per nje Dominican fillestar te Universiteti i Parisit, vellezerit e Aquinas-it e rrembyen ate dhe e mbajten te burgosur te Aquino per nje vite.

Ne vitin 1245 Aquinas shpetoi dhe beri rruge per ne Paris, ku ai qendroi deri me 1248. Nga 1248 deri me 1252 ai ishte anetar i nje shtepie te studimit te Dominican-eve ne Cologne dhe u be nje nga studentet e te famshmit Dominican Aristotelian gjerman, Albert i Madhi. Ne 1252 Aquinas u rikthye ne Paris, ku ai dha mesim deri me 1259. Ai pastaj levizi ne Itali, ku, deri me 1268, dha mesim brenda dhe per rreth Rome-s. Edhe nje here, ai u rikthye ne Paris dhe u angazhua ne nje polemik me Averroist-et Latin dhe ndjekes te Siger te Barbant, te cilet argumentonin per nje Aristotelianizem te kulluar, dhe, ne krahun tjeter, me ndjekes te Shen Bonaventure, te cilet kerkonin te ngrinin nje Kristianizem ultra-Augustinian (apo voluntaristik) dhe te ndalonin Aristotelianizmin ne teresi. Ne 1272 ai u dergua ne Naples per te vendosur nje shtepi studimi Dominican-e. Ne kete kohe, shendeti i tij nuk ishte mire; ne te vertete, disa supozojne se ai mund te kete vuajtur nje goditje. Kur ai u therrit per ne Lyons nga Papa Gregory X per te marre pjese ne nje keshill, ai goditi koken e tij dhe vdiq nga komplikimet ne rruge, ne 7 mars, 1274, te nje monaster ndermjet Naples dhe Rome.

Jeta e Aquinas-it ishte e pasur intelektualisht, mbushur me studim, dhenie mesim, dhe shkrim. Ai la nje trup te madh punimesh. Gjat dhenies mesim ne Paris nga 1252 deri me 1259, ai shkruajti komentimin mbi Fjalit e Peter Lombard dhe traktatat e tij Mbi Principet e Natyres, Mbi te Qenurit dhe Esencen, dhe Mbi te Verteten. Vepra Summa Contra Gentiles, nje punim shkruar me qellim per te ndihmuar misionaret Dominican ne Spanje dhe Afrike te Veriut, u perfundua gjat kohes qe ai ndodhej ne Itali ndermjet 1259 dhe 1268, dhe e famshmja Summa Theologica u shkrua ndermjet 1265 dhe 1273. Gjat jetes se tij relativisht te shkurter, ai gjithashtu publikoi nje variacion te traktatave te tjera dhe komentime ne jo me pak se dymbedhjete traktata Aristoteliane.

Aquinas ishte sebashku edhe nje teolog edhe nje filozof. Si nje teolog, ai shkruajti mbi Zotin dhe boten bazuar ne nje kerkim racional dhe deshmime te besimit. Si nje filozof, ai ishte nje Aristotelian i cili vuri ne pune te dhenat e senseve, te ekzaminuara dhe kuptuara ne drite te principeve te para. Ai kerkonte per ta kuptuar Zotin duke e kerkuar ate ne natyre dhe pastaj te rikthehej per te kuptuar natyren me mendime te bazuara ne mberthimin e hyjnores. Karakteri i dyfishte i mendimit te tij, per me teper, influenconte etiken e tij; ne kuptimin e tij te njeriut, te shpirtit, vullnetit njerezor, oreksit [deshires], dhe qellimit moral, ai perdori nocionet teologe te kapaciteteve, potecialiteteve, dhe qellimeve. Per Aquinas, qellimi perfundimtar i njeriut eshte lumturia, te cilen ai e merre te jete si njohuria e gezueshme e Zotit dhe nje jete e cila perpiqet per te realizuar natyren te cilen Zoti i ka dhen njeriut. Eshte nje qellim qe mund te arrihet ne menyra te ndryshme; teoria e tij morale perqendrohet ne keto menyra. Ne njerin krah, Aquinas eshte i interesuar me virtytin dhe kultivimin e karakterit, se keto e lehtesojne lumturine njerezore; ne krahun tjeter, ai eshte i interesuar me ligjin se si e drejton sjelljen tone nga jashte por drejte se njejtit qellim.

Ne nje menyre, dyzimi ndermjet kontrollit te brendshem dhe te jashtem eshte e reflektuar gjithashtu ne teorine politike te Aquinas-it. Familja e tij kishte lidhje imperialiste ne jug te Italise, dhe keshtu ai u rrit me sensibiltete monarkiste. Por ai e lidhi fatin e tij me praktikat demokratike te urdherit Dominican. Rezultati, ne mendimin e Aquinas-it, eshte nje perkushtim te nje lloj forme qeverie te perzier , nje monarki konsitucionale. Nje shoqeri e tille, ai argumentoi, eshte ajo qe e ben te mundshme jeten me te mire njerezore, dhe kjo domethene te nje jete me virtyt. Qeveria me e mire qeveriset nga ligji per te miren e pergjithshme, mire-qenien e komunitetit. Ajo qeverise nje shoqeri e cila ben te mundur me se miri njerezit per te arritur lumturine, qe eshte nje shoqeri me te dyja nje karakter politik dhe nje qellim fetar. Per me teper, konsitucioni i perzier e ben kete nepermjet ligjit, i cili i ndihmon njerezit per te parandaluar te keqen dhe per te kerkuar te miren. Per Aquinas, ateher, shteti ngrihet nga qellimet fetare dhe morale, dhe moraliteti ngrihet nga nje natyre njerezore dhe tendencat e saj, objekti i qellimeve te mira te Zotit.

Jeta e Aquinas-it perputhet me nje periudhe kur besimi Kristian dhe filozofia Aristoteliane ballafaquan njera tjetren dhe arriten nje sinteze te rehatshme aqsa nuk do te arrinin kurre me. Koleksioni i mrekullueshem i punimeve te tij e ilustron ate sinteze ne nje menyre te fuqishme te vecant. Brenda dy dekadave Aquinas kristalizoi ndjenjen e thelle te nje epoke, por suksesi u jetua shkurt. Ne vitin 1277, me Kondemnimin e Parisit, bashkimi u shkaterrua dhe linjat kryesore te reagimeve ishin vendosur; reagimet nominaliste dhe conciliariste te Duns Scotus dhe William te Ockham ishin zhvilluar ne gjeneraten qe vijoi ne kundershtim me sintezen e Aquinas-it. Aquinas ishte, then shkurt, nje figure monumentale, te ciles jeta, veprat dhe intelekti u perzien sebashku si nje pikekthese decisive ne mendimin mesjetar.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbi Filozofet : Jeta dhe Filozofia e tyre Empty Re: Mbi Filozofet : Jeta dhe Filozofia e tyre

Mesazh nga engjell a djall Sun 3 May 2009 - 2:59

RENE DEKART (Descartes Rene, 1596-1650)
Filozof, matematicien, fizikant dhe fiziolog francez.

R.Dekarti ka qenë një nga krijuesit e gjeometrisë analitike. Ai ka formuar për herë të parë ligjin e përgjithshëm të veprimit dhe të kundërveprimit, ligjin e ruajtjes së plotë të sasisë së lëvizjes gjatë goditjes së dy trupave dhe ka shtruar hipotezën shkencore mbi zhvillimin e natyrshëm të sistemit diellor. Të gjitha këto ndihmuan drejtpërdrejt më vonë për kuptimin dialektik të natyrës, megjithëse R.Dekarti vetë e kuptonte yhvillimin në natyrë nga pozitat e mekanizmit.

Veprat kryesore filozofike të tij janë: “Arsyetime mbi metodën” (1637) dhe “Bazat e filozofisë” (1644). Ne fushën e filozofisë R. Dekarti ishte dualist. Ai pranonte ekzistencën e dy substancave krejt të pavarura nga njëra-tjetra: substancën materiale, veti të së cilës ai quante shtrirjen, lëvizjen, dhe substancën jomateriale, vetia themelore e së cilës, sipas tij, është mendimi. Mbi këtë bazë R.Dekarti filozofinë vet e ndan në dy pjesë: në fizikë dhe metafizikë. Në pjesëne parë ai trajton, nga pozitat e materializmit, idenë e unitetit material të botës, të karakterit relativ të lëvizjes dhe të qetësisë, të ideve se gjithësia ka historinë e saj dhe se trupat qiellorë janë formuar nga kaosi i materies, e cila ka forcën e vet të pavarur e krijuese. Por edhe në këtë pjesë të filozofisë së tij R. Dekarti nuk ishte konsukuent, sepse pranonte si shkak të lëvizjes së filozofisë së tij, të quajtur “Metafizikë”, R.Dekarti qëndronte plotësisht në pozitat e idealizmit. Duke vënpë në qendër të metafizikës problemet e njohjes dhe të metodës, R. Dekarti e konsideronte dyshimin si mjet për të arritur dije të vërteta. Tezën “unë mendoj, pra ekzistoj” ( cogito ergo sum) ai e quante bazë e pikënisje të sigurtë të dijeve. Në këtë mënyrë, ekzistencën e mendimit R.Dekarti e shihte si të vërtetë absolute dhe mbi këtë bazë idealiste ai u përpoq të nxirrte ekzistencën e njerëzve të tjerë dhe të botës së jashtme. Kjo e çoi R.Dekartin në pranimin e tezës idealiste mbi idetë e lindura (idenë e zotit, të substancës shpirtërore etj., i quante ide që lindin bashkë me njeriun).

R.Dekarti është themelues i racionalizmit (i vlerësimit të njëanshëm të rolit të mendimit në procesin e njohjes). Pikëpamjet idealiste te R.Dekartit, nga njëra anë, ushtruan ndikim të gjithëanshëm mbi sistemet idealiste të mëvonshme, ndërsa, nga ana tjetër, ato u bënp objekt kritike nga një varg materialistësh si Xh.Loku, B. Spinoza etj.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbi Filozofet : Jeta dhe Filozofia e tyre Empty Re: Mbi Filozofet : Jeta dhe Filozofia e tyre

Mesazh nga engjell a djall Sun 3 May 2009 - 3:00

Martin Heidegger.

Per kureshtjen e te gjitheve, pas ca diteve do te kem fatin te takohem me nje profesor qe e ka takuar personalisht Heideggerin. Besoj se do te jete nje bisede mjaft interesante...


Shkurtimisht, disa fjalë mbi jetën e M. Heidegger. Jeta e Heidegger është një jetë e trazuar dhe do të duhej të shkruheshin libra të tërë mbi të. Këtu do të mjaftohemi vetëm me një vështrim të përgjithshëm. Sigurisht që në postime të ardhshme do të flasim më hollësisht mbi miqësinë e thellë ndërmjet tij dhe filozofit francez Jean Beaufret, si dhe mbi një takim pothuaj historik midis tij dhe poetit të madh të gjuhës gjermane Paul Celan.

Lindur në Messkirch, më 1889, në rajonin e Bade, i biri i një mjeshtri vozaxhi, në një familje katolike, Heidegger kryen studimet e tij të mesme nga 1903 deri 1909 në Kolegjin e Constance, pastaj në liceun e Friburg dhe nisur nga viti 1909 studime të larta teologjie (katër semestra), pastaj filozofie dhe shkencash në Universitetin e Friburg ku ai mbron më 1913 një tezë doktorati nën ndikimin e leximit të tij të Husserl. Liruar për arsye shëndeti kur shpërthen lufta e 1914-ës, ai paraqet më 1915 një tezë aftësimi nga ku ai titullohet Privatdozent. Pas emërimit të Husserl në Friburg, Heidegger lidh me të një miqësi të fortë. Mobilizuar më 1917 dhe caktuar në shërbimin meteorologjik të ushtrisë, ai do të rifillojë të japë mësim veçse më 1919. Emëruar profesor në Universitetin e Marburg, ai jep mësim nga 1923 deri 1927 në këtë vatër të neo-kantizmit dhe fillon hartimin e Sein und Zeit të cilën ai e përfundon më 1926 në Todtnauberg në Pyllin e Zi ku ai kishte ndërtuar me duart e tij një shtëpi të thjeshtë mali (më vonë Kasollja e famshme). Në këto vite, midis Heidegger dhe Husserl vendoset një bashkëpunim i shkurtër por i frytshëm i cili konkretizohet nga hartimi i një prej versioneve të artikullit « Fenomenologjia », destinuar për Encyclopaedia Britannica dhe botimi nga Heidegger i Leksione mbi ndërgjegjen intime të kohës. Pas daljes në pension, Husserl e propozon atë si pasuesin e tij në katedrën e vet në universitet. Më 1929, Heidegger mbron përballë Cassirer interpretimin e tij të vet të Kant dhe publikon Kantbuch-in e tij. Zgjedhur rektor i Universitetit të Friburg në prill 1933, Heidegger aderon në Partinë nacional-socialiste dhe boton njëfarë numri diskutimesh dhe thirrjesh në përkrahje të regjimit të ri por, në të njëjtën kohë, duke mbrojtur, në Diskutimin e rektoratit, autonominë e Universitetit gjerman. Pas një mosmarrëveshje me instancat e partisë, ai jep dorëheqje nga funksionet e tij si rektor qysh në shkurt 1934 dhe tani e tutje do të jetë më i tërhequr kundrejt ideologjisë naziste, edhe pse shkëputja nuk i la vend asnjëherë ndonjë deklarate publike. Në këto vite para dhe gjatë luftës, ai boton pak dhe kthehet drejt refleksionit mbi poezinë, sidomos Hölderlinin, poeti i tij i preferuar, dhe i përkushtohet mësimdhënies. Pezulluar nga autoritetet franceze të pushtimit më 1945, Heidegger do të japë mjaft konferenca në rrethe në ngushta miqsh, përpara se të ripërfshihet në funksionet e tij. Ai rifillon mësimdhënien e tij në Universitetin e Friburg më 1951. Në këto vite datojnë kurset, esetë dhe konferencat më të famshme të tij. Tani e tutje ai fillon të udhëtojë më shumë se përpara, në Francë disa herë (ndërmjet 1955 dhe 1969) ku ai takon piktorin George Braque dhe lidh miqësi me poetin René Char ; për shkak të emrit të tij të dëgjuar, ai merr pjesë në kolokiume dhe shfaqje publike, si dhe pret admirues nga e gjithë bota. Heidegger vdes më 1976, në fshatin e tij të lindjes Messkirch, në moshën 86 vjeçare.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbi Filozofet : Jeta dhe Filozofia e tyre Empty Re: Mbi Filozofet : Jeta dhe Filozofia e tyre

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi