Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

9 karakteristikat e një partneri të keq

2 posters

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

9 karakteristikat e një partneri të keq Empty 9 karakteristikat e një partneri të keq

Mesazh nga Dewil Tue 7 Sep 2010 - 4:46

9 karakteristikat e një partneri të keq Partner-300x202 A jeni të interesuar të dini nëse partneri juaj është e
kundërta e të ashuquajturit Mr.Right? Ju do të jeni në dijeni me siguri
pasi ti lexoni këto nëntë karkteristika për një partner të keq.

1. Shenja e një partneri të keq: Ai urren gjërat që ju doni të bëni.
Çdo çift mund të përballet me një konflikt të interesave, por
ndonjëherë është e nevojshme për të bërë një kompromis. Kjo do të thotë
që ndonjëherë të bëni gjëra që ai pëlqen dhe anasjelltas. Nëse ai është
i vetmi duke shijuar atë që ju punoni së bashku atëherë është koha që
të ketë një bisedë serioze. Ju meritoni një partner i cili nuk do ju
bezdis dhe të gjej justifikime për çdo herë që ju i sugjeroni për të
bërë diçka interesante.
2. Ju nuk i doni miqtë e njëri tjetrit.
Kjo është një shenjë e keqe kur ju nuk doni që miqtë e tij të vijnë
shpesh. Është edhe më keq kur ata janë arsye për grindjen tuaj të
përditshme. Por e keqja e të gjithave është kur të afërmit tuaj
fillojnë të të shmangen për shkak të tij. Në këtë rast ju duhet të jeni
e sigurt se dalja me miqtë tuaj është jashtë diskutimit.
3. Ai gjithë kohës gënjen.
A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse mund t’ia thoni atij nëse
gënjen? Ju duhet të respektoni marrëdhëniet e tij me miqtë dhe me
antarët e familjes. Nëse ai mund të gënjejë tek njerëzit që janë afër
tij, atëherë nuk ka dyshim se ai mund të gënjejë tek ju shumë më tëpër.
4. Ai është një “parazit”.
Kopracët janë një zgjedhje e keqe, por të ashtuquajturët “parazit”
janë edhe më keq. A e keni pyetur veten ndonjëher se çfarë lloji të
personave e meritojnë këtë emër? Është dikush që nuk e kupton se çfarë
është e drejta në një marrëdhënie dhe që ëshë shumë egoist për të
kontribuar në një llogari të shpenzimeve të përbashkëta, edhe pse ky
nuk do të jetë një problem për të.
5. Ai nuk dëshiron të provoj gjëra të reja.
Padyshim që ne jemi robërit e shprehive të caktuara, por nëse ai
vazhdimisht ngjitet tek të njohurat dhe shmanget që të hyjë në një
aventurë të re, marrëdhënia shumë shpejtë mund të bëhet e mërzitshme.
Nëse ju doni të përjetoni diçka të re dhe ai bën bujë në lidhje me të,
ju përballeni me tri zgjidhje. Ju mund të bëni këtë me veten, ju
përsëri mund të përputheni me dëshirat e tij ose ju mund të shikoni për
një partner të pajtueshëm, me të cilin do të ndjeheni sikur çdo ditë
jeni në një aventurë të re.
6. Ai ju korigjon vazhdimisht gabimet.
Të gabosh është njerëzore. Ju shpejt lodheni nga një person i cili
vazhdimisht ju korigjon dhe vë në dukje çdo detajë të bezdisshëm. Dhe
kur të vërejturat nuk janë shprehur vetëm në jetën private, ju ndjeheni
se jeni e paaftë dhe e dobët. Ju në të vërtetë nuk keni nevojë për
këtë. Edhe kuur partneri juaj mendon se ai gjithmonë ka të drejtë dhe
ju jeni gjithmonë në gabim, edhe kjo të paraqet siklet akoma më shumë.
7. Ai është shumë i ndjeshëm në kritika
Dikush që e mendon veten si një person i përsosur nuk mund të merret
me kritika negative dhe është i paaftë që të pranoj atë. Situata mund
të rezultojë në mohim, pakënaqësi apo në një grindje. Asnjë nga pikat e
mësipërme nuk janë për një marrëdhënie të shëndetshme.
8. Ai është një djalë mamaje
Nëna e tij ende lanë rrobat e tij dhe gatuan për të. Ai e trajton
atë si një shërbetore dhe i’a rrotullon sytë. Ose edhe më keq, ai nuk
mund të shpëtojë nga varësia e saj dhe ai ngjitet pas saj në mënyrë të
fortë sa që ai përdor fjalët dhe mësimet e saj në situata të përditshme.
9. Ai shikon femrat tjera
Kur ai flet me ju, ju merrni përshtypjen se ai është duke folur për
një nga të dashurat e tij. Kjo natyrisht mund të jetë një gjë e mirë në
një farë mënyre, sepse në çdo marrëdhënie, bisedat duhet të jenë të
sinqerta. Por kur janë femrat e tjera në temë në bisedat e këtilla,
është e rekomanduar për të qëndruar mbrena kufijve për një shije më të
mirë.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

9 karakteristikat e një partneri të keq Empty Re: 9 karakteristikat e një partneri të keq

Mesazh nga Arla Tue 7 Sep 2010 - 5:51

Ekzakt fare, lexoni goca
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi