Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuqezinjtë në kor: Nuk ka festë pa mundur Luksemburgun!

2 posters

Shko poshtë

Kuqezinjtë në kor: Nuk ka festë pa mundur Luksemburgun! Empty Kuqezinjtë në kor: Nuk ka festë pa mundur Luksemburgun!

Mesazh nga Geri Mon 6 Sep 2010 - 10:34

Kuqezinjtë në kor: Nuk ka festë pa mundur Luksemburgun! Faqe-11111Pika e marrë në Rumani, në ndeshjen hapëse të këtyre
eliminatoreve për “Euro 2012”, ku Shqipëria merr pjesë në grupin D, e ka
rritur adrenalinën e kuqezinjve. Të cilët kanë vuajtur jo pak në
“Ceahlul”, nuk kanë zhvilluar ndeshjen e tyre më të mirë, por kanë
arritur të marrin një barazim, nga ata “me pikatore” ndaj këtij
kundërshtari, ku bilanci me ta është tepër negativ ndër vite. Dhe kanë
të drejtë, teksa gjejnë edhe “mostra” ndeshjesh të tjera, ku një skuadër
të jetë mbrojtur thuajse me të tëra forcat në fushë, vetëm për të
arritur objektivin. Objektiv të cilin Kuzhe dhe të besuarit e tij e
morën në Rumani, një barazim, një pikë. Kuqezinjtë sjellin në vëmendje
ndeshjen e kthimit gjysëmfinale të Ligës së Kampioneve, edicionin e
shkuar, kur Interi, kampion i Europës, nën drejtimin e Hoze Mourinjos,
“parkoi autobusin e ekipit” para portierit të vet, Hulio Sezar, duke e
bërë të pamundur misionin e Lionel Mesit me shokë. Duket se në këtë
hulli po shkon futbolli i sotëm, ku rezultati është primar, ai mbahet
mend dhe të ul apo të ngre në renditjet garuese. Për pasojë, në këtë
drejtim, të lojës së shëmtuar në Rumani, kuqezinjtë nuk ndihen fare të
sikletosur. Sepse kanë kurorëzuar një barazim, kanë marrë një pikë. E
cila, gjithsesi, nuk i kalon kurrsesi në eufori, nuk ka shërbyer për të
nisur festa. Sepse, duhet mundur Luksemburgu, ndeshjen e radhës (më 7
shtator 2010), në stadiumin “Qemal Stafa”, për t’u konsideruar i mbyllur
me sukses misioni i këtij muaji kualifikues. Marrja e 4 pikëve,
objektiv që e naltonte edhe Kuzhe, në konferencën për shtyp, para se të
nisej drejt tokës rumune. Më poshtë, po përshkruajmë atmosferën kuqezi,
nga duartrokitjet në Piatra Neamc te batutat në aeroport, se Luksemburgu
mund ta “prishë” festën e kombëtares.

Bakëu-Tiranë, udhëtimi festiv i kuqezinjve
Gjyqtari i ndeshjes vërshëllen për herë te fundit aty ku
tifozëria rumune kishte përgatitur “ferrin” për Shqipërinë. Kuqezinjtë
marrin pikën e parë në eliminatoret e Euro 2012-ës përballë një
kundërshtari që fitonte prej më se 60 vjetësh. Brohoritjet e tifozëve
vendës nuk ndalen, pas 90 minutave janë për shqiptarët. Futbollistët
përqafohen në mes të fushës dhe tregojnë shpirtin e vërtetë të skuadrës,
ndërsa stoli kuqezi kurrë më parë nuk është ekzaltuar së mbrëmjen e 3
shtatorit. Heshtje trishtim në kampin rumun, ndërsa dhoma e zhveshjes në
krahun e majtë sapo vjen nga fusha gumëzhin nga gëzimi i pamatë i
futbollistëve dhe stafit teknik shqiptar. Delegacioni shqiptar thyen
“rregullat”, futet në dhomat e zhveshjes dhe gëzon bashkë me lojtarët.
Të gjithë të përqafuar për një rezultat që pritej prej 60 vjetësh.
“Jo, nuk ka vend për eufori. S’ka festë pa mundur Luksemburgun.” Janë
fjalët e kapitenit Ervin Skela, që merr përsipër të kryejë detyrën, duke
e ditur që pas katër ditësh kuqezinjtë i pret një ndeshje tjetër,
ndoshta me më shumë presion. Pak minuta në dispozicion për të përgëzuar
njëri-tjetrin dhe mënjëherë rikthimi në fushën e blertë. Jo për lojë, se
ajo ka mbaruar, por për të zhvilluar 20 minuta vrapime të lehta.
Jashtë stadiumit, pranë daljes kryesore ku pret autobusi, turma e
tifozëve rumunë nuk ka ndër mend të lëvizë. Nuk ka vend për panik.
Përkundrazi, duartrokitjet e tyre përgëzuese thumbojnë skuadrën e
Rumanisë. Policia vendëse ka krijuar një kordon për të mos lejuar
afrimin e tifozëve më shumë seç duhet. Por ata janë miqësorë dhe të
bindur që kuqezinjtë nuk kanë vjedhur gjë. Koha në dispozicion është e
kufizuar, pasi rruga për në aeroportin e Bakëut është e gjatë. I
paraprirë nga një autoveturë e policisë rumune, autubosi i kuqezinjve
drejtohet rrufeshëm jashtë qytetit të Piatra Neamc, “ferrit” të
shndërruar në “parajsë”.
Aeroporti i Bakëut është thuasje bosh. Qetësinë e prish mbërritja e
shqiptarëve, që thuajse nuk e kanë ndier rrugën prej 60 kilometrash nga
Pietra Neamc. Procedurat e zakonshme kërkojnë kohë, por koha nuk ndihet
mes batutave dhe humorit. “President, se mos ndërron mendje për premion
që ke premtuar?” Pa fituar me Luksemburgun, asnjë kacidhe nuk shkon në
xhepin e futbollistëve. Në një moment qetësie, ndërhyn
zëvendëspresidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri: “Epo mirë pra, edhe 100 mijë i
shtoj unë.” Futbollistët brohorasin të gjithë në kor, duke aprovuar
deklaratën e bëftë të Nurit. Në këtë moment, Lorik Cana, që pak minuta
më parë kish pasur një bisedë të gjatë taktike me trajnerin Kuzhe,
përfshihet në bisedë. “Lërini premiot për ne, por na bëni një fushë të
re stërvitore me ato para.” Futbollistët kanë qenë të pakënaqur nga
fushat e stërvitjes, madje edhe nga ajo e stadiumit “Niko Dovana”, ku
barazuan 1-1 me Apoloninë. Thumbimit të shokëve nuk u shpëton Arjan
Beqaj, që gjithsesi duket se e ka fituar bastin: “Premtova që nuk do të
pësoj më shumë se dy gola në këto dy ndeshje, hëngra një me Rumaninë
kështu që po e mbaj fjalën.”
Ora është 2:45 (ora lokale). Çarteri i Adria Airlines është gati t’i
presë në bord pasagjerët shqiptarë, që i kishte sjellë vetëm dy ditë më
parë. Brenda 15 minuta gjithçka është gati. Është koha për të lënë
Rumaninë. Udhëtimi, që zgjati rreth një orë e gjysmë ishte i qetë.
Lodhja fizike e ndeshjes e uli tempin e bisedave, madje shumë nga
kuqezinjtë dremitën gjatë gjithë udhëtimit. Procedurat në aeroportin e
Rinasit zgjatën vetëm pak minuta, udhëtimit festiv nga Bakëu i vjen
fundi.
Kuqezinjtë në kor: Tifozë, na mbështesni!
Ole-ja e vazhdueshme e tifozëve vendës në “Piatra Neamc” ishte një lloj
sfide për mbështetësit e kombëtares shqiptare, që në këtë transfertë të
vështorë numëroheshin me kokrra. Pjesëtarëve të delegacionit shqiptar,
të ulur në tribunën “VIP”, mund t’u ketë shpëtuar ndonjë klithmë mbytëse
gëzimi, por më shumë u dëgjua britma e Skelës në stolin e rezervave.
“Tani, më shumë se kurrë, kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve. Me
Luksemburgun nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të na duhet të
zhvillojmë lojë sulmuese. Shpresoj që në “Qemal Stafa” të ketë as shumë
njerëz për ta dhënë mbështetjen e duhur,” - shprehet kapiteni Ervin
Skela. Të njëjtën thirrje për tifozët bën edhe sulmuesi Erjon Bogdani,
që kërkon edhe maturi nga njerëzit që do të mbushin “Qemal Stafën”. “Nuk
duhet të zhgënjejmë në ndeshjen e dytë me Luksemburgun ndaj kërkojmë që
edhe tifozëria të na mbështesë. Pa ndihmën e tyre do ta kemi shumë të
vështirë. Është normale që tifozët të kërkojnë gjithmonë rezultate
pozitive, por duhet të jenë disi të durueshëm. Mund ta kemi të vështirë
arritjen te goli, por kjo s’duhet t’i demoralizojë tifozët. Ata duhet të
kenë durim e të na mbështesin deri në fund,” - shprehet sulmuesi i
Çezenës. Në udhëheqjen e kroatit Oto Bariç gjatë eliminatoreve të Euro
2008-ës, Shqipëria ka arritur dy fitore me modestët e Luksemburgut. Në
takimin e 7 nëntorit 2007, në “Qemal Stafa”, kuqezinjtë kanë fituar 2-0
(luksemburgasit kanë qenë pranë barazimit deri në fundin e takimit, kur
Altin Haxhi do të shënonte golin e sigurisë, pas avantazhit të pjesës së
parë me anë ta Kapllanit), ndërsa në transfertë 3-0.
Aurel Cikleanu, “mirëmbrëma” në Ceahlaul
Duhej edhe një orë që të niste takimi Rumani - Shqipëri, teksa në
stadiumin “Ceahlaul Piatra Neamt” një 50-vjeçar rumun përshëndet në
shqip: “Mirëmbrëma! Nuk më njihni? Jam Aurel Cikleanu, ka punuar si
trajner në Shqipëri.” Menjëherë bëhet lidhja e pamjes fizike me emrin.
Trajneri që ka drejtuar Dinamon dhe Lushnjën në vitet 2002-2003 ndodhet
në tribunën e medias me një detyrë të veçamtë: atë të analistit për një
televizion rumun. Në dorë mban dy fletë, ku janë shënuar formacionet e
të dyja skuadrave. Bën korrigjimet e nevojshme të formacionit titullar
shqiptar, më pas sqaron: “Kam punuar për shumë kohë si trajner në Arabi.
Atje më trajtuan shumë mirë financiarisht, ndërsa sonte do të bëj
analistin.” Disa titullarë i njeh shumë mirë, ndërsa për të rinjtë
kuqezinj ka pak informacion.
Skela, 400 mijë euro nga Rapidi i Bukureshtit?
Mesfushori i kombëtares shqiptare Ervin Skela, edhe pse aktualisht është
pa skuadër, thuhet se ka marrë ofertë stratosferike nga Rapidi i
Bukureshtit. Gazeta rumune “Sporturilor” shkruan se presidenti i
Rapidit, George Dinu, i ka ofruar 400 mijë euro në sezon fantazistit të
kombëtares shqipare. Skela, para se të grumbullohej me Shqipërinë, është
stërvitur me ekipin e dytë të Shalke 04. Pas ofertës së fundit, shumë
joshëse nga Rapidi i Bukureshtit, ai mund ta lërë pas shumë vitesh
Gjermaninë. Mediat rumune shkruajnë se për momentin gjithçka mbetet në
kuadrin e ofertës, pasi nuk ka ndonjë zhvillim konkret.

Josip Kuzhe, statistikat e futin në histori
Kroati ngurron të flasë për objektiva: “Është herët, pasi kundërshtarët kanë kualitete”

Ndeshjet e Josip Kuzhes
Shqipëri - Portugali 1-2
Shqipëri - Gjeorgji 1-1
Shqipëri - Qipro 6-1
Shqipëri - Danimarkë 1-1
Suedi - Shqipëri 4-1
Estoni - Shqipëri 0-0
Shqipëri - Irlandë e V. 1-0
Mali i Zi - Shqipëri 0-1
Shqipëri - Andorrë 1-0
Shqipëri - Uzbekistan 1-0
Rumani - Shqipëri 1-1

Rumani-Shqipëri, 1-1, ka qenë ndeshja e 11-të e trajnerit kroat
Josip Kuzhe në krye të kuqezinjve. Pjesa më e madhe e ndeshjeve janë
miqësore, megjithatë ka ardhur momenti për të bërë bilancet. Në këto 11
përballje janë arritur 5 fitore, 4 barazime dhe vetëm 2 humbje. Asnjë
trajner i mëparshëm i Shqipërisë, qoftë i huaj, nuk ka pasur këto
arritje dhe alibia se Kuzhe ka marrë rezultate pozitive vetëm në
miqësore bie poshtë. Në katër ndeshjet zyrtare, të zhvilluara me emra
shumë të rëndësishëm të futbollit europian, ka barazuar dy herë (me
Danimarkën dhe Rumaninë) dhe ka humbur po kaq herë (me Portugalinë dhe
Suedinë). Por ai qëndron më këmbë në tokë, pasi e di mirë që “brumi” që
ka në dispozicion, sado mirë ta gatuash, nuk nxjerr “bukën” më cilësore.
“Objektivat? Kundërshtarët kanë kualitete”
E ka të vështirë të thotë se Shqipëria mund të pretendojë në këto
eliminatore, pavarësisht se ka marrë një barazim me vlera në Rumani.
Askush më mirë se ai nuk i di mundësitë e skuadrës sonë. Ka nga ata që e
kritikojnë për mënyrën si ka luajtur skuadra, por kur diskutohen pikët,
merr notën 10. “Është e vështirë të flasim për objektiva finalë,
ndonëse nuk kemi humbur gjashtë ndeshje radhazi. Duhet të jemi realistë
dhe ta krahasojmë skuadrën tonë me kundërshtarët. Morëm një pikë shumë
të vështirë me Rumaninë. Kundërshtarët janë shumë të fortë që të gjithë.
Shqipëria duhet të luajë shumë e motivuar për të marrë rezultate.
Rumania, Franca, Bosnja kanë shumë kualitete, prandaj duhet të zgjedhim
një taktikë të veçantë për të marrë rezultat pozitiv ndaj tyre,” - është
shprehur kroati pas ndeshjes.
Mundësitë e Shqipërisë dhe koncepti i lojës
Pas më shumë se një viti punë në krye të kuqezinjve, Kuzhe tregoi që ka
qenë zgjedhja e duhur e FSHF-së. Me një përfaqësuese si Shqipëria, me
mundësi të kufizuara, hapi i parë që duhej ndërmarrë ishte krijimi i një
filozofie lojë që u përshtatej lojtarëve dhe aftësive të tyre.
Shqipëria nuk ka potencial për të dominuar në lojë dhe mund të arrijë
diçka duke u organizuar mirë në fazën mbrojtëse. “Gjëja e parë që duhet
të bëjë një trajner me skuadra si Shqipëria është organizimi në lojën
mbrojtëse, pastaj dalëngadalë të futen të gjithë elementët e tjerë.
Shqipëria ka bërë shumë përpara në konceptin e lojës mbrojtëse, ka
provuar të arrijë diçka edhe në fazën sulmuese, por me Rumaninë nuk
është se bëri shumë në këtë aspekt. Sidomos në ndeshjet brenda duhet
organizohemi më mirë në sulm. Në bazë të nivelit të futbollistëve tanë
dhe sigurisht të kundërshtarëve zhvillojmë taktikën,” - analizon kroati.
Rezultatet në grup shkaktojnë “kaos”
Fitorja e Bjellorusisë në tranfertë me Francën ka qenë rezultati më
befasues i Grupit D, duke i komplikuar më tej parashikimet, ndërsa
fitorja e Bosnjës në Luksemburgun pritej. Duhet të zhvillohen edhe disa
ndeshje për të kuptuar pretendentët e vërtetë. Një pikë e fituar më
shumë vështirësi dhe me lojë te theksuar mbrojtëse nuk mund të garantojë
një vend në krye të grupit. “Grupi ynë është shumë i vështirë. Franca
ka lojtarë të shkëlqyer, ndonëse në këtë moment disa prej tyre janë të
dënuar. Po provojmë disa të rinj, që luajnë për herë të parë në
kombëtare. Nuk do të surprizohesha nga një rezultat jo i mirë i Francës.
Bjellorusia po ashtu është skuadër e fortë, të cilën do ta krahasoja me
Rumaninë. Bosnja ka shumë kualitete,” - vijon më tej kroati.


Bogdani në “sulm”: Bashkë me Salihin ndaj Luksemburgut

Josip Kuzhe ka zgjedhur shtatlartin Bogdani para Hamdi Salihit për arsye
taktike, por ky vendim ishte vetëm për një ndeshje. Rumania dhe
Luksemburgu nuk kanë asgjë të përbashkët, ndaj ndryshimet që duhet të
bëjë trajneri do të jenë thelbësore në arritjen e fitores. Erjon Bogdani
qëndron më këmbë në tokë pas barazimit me rumunët: i lë menjanë
objektivat dhe fokusohet te ndeshja e radhës: “Pa fitore me Luksemburgun
kjo pikë s’do të kishte vlerë. Unë apo Salihi? me Luksemburgun, me dy
sulmues.”
- Erjon, Shqipëria shkoi në Rumani për rezultat pozitiv dhe ia arriti…?
- Barazimi me Rumaninë është një rezultat shumë pozitv për kombëtaren
shqiptare. Skuadra jonë është mësuar të vuajë, të mbrohet shumë e
organizuar, por edhe të dalë në sulm. Rumania është skuadër e madhe, që
di ta qarkullojë shumë mirë topin. Ne shkuam në Rumani me synimin e
qartë për të marrë qoftë një pikë dhe ia dolëm mbanë. Megjithatë, ky
rezultat shumë i mirë nuk do të ketë vlerë nëse nuk do të marrim tri
pikët me Luksemburgun. Duhet t’u bëj thirrje lojtarëve, por edhe
tifozëve, që nuk duhet të jemi euforikë me Luksemburgun. Duhet të
tregohemi shumë të kujdesshëm dhe të durueshëm, derisa të shkojmë te
goli.
- Pas këtij barazimi, sa rriten pretendimet e Shqipërisë në Grupin D?
Mendoj që nuk duhet të na marrë euforia dhë të flasim për objektiva. Ky
barazim na jep shpresë për të pretenduar, por duhet ta kalojmë edhe
Luksemburgun për të folur për synime më të qarta. Duhet të luajmë edhe
disa ndeshje për të kuptuar ku jemi.
Me Rumaninë trajneri Kuzhe ka pasur në 18 she vetëm dy sulmues, ju dhe Salihin. Nuk keni luajtur asnjë minutë bashkë…?
- Kjo ishte zgjedhje e trajnerit, pasi kishim përballë një ekip shumë të
fortë ndaj të cilit duhet të mbroheshim mirë. Sigurisht që një sulmues e
ka më të lehtë, kur nuk është vetëm në vijën e parë. Me Luksemburgun
nuk do të jetë si me Rumaninë, pasi do të jemi në pozita të tjera në
fushë. Ne do të sulmojmë, ndërsa ata do të mundohen të mbrohen sa më
mirë dhe më pas të kundërsulmojnë. Them që patjetër duhet të luajmë me
dy sulmues.
Mund të kishte kërkuar më shumë Shqipëria në këtë takim?
Ky rezultat përballë një kundërshtari mjaft të fortë është shumë
pozitiv, por them se mund të kishim dalë më mirë përpara me dy tri
pasime të sakta. E rëndësishme është që barazuam dhe që u kthyem me pikë
nga kjo transfertë.

“S’duhet të falim në shtëpi”
Rezultati i Bjellorusisë në Francë e ka befasuar Erjon Bogdanin, që e di
shumë mirë sa e vështirë është të rivalizosh në Grupin D. “Nuk ka më
skuadra të vogla, futbolli është bërë i paparashikueshëm. Shqipëria nuk
duhet të falë në ndeshjet brenda,” - u drejtohet sulmuesi i Çezenës
shokëve të skuadrës.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuqezinjtë në kor: Nuk ka festë pa mundur Luksemburgun! Empty Re: Kuqezinjtë në kor: Nuk ka festë pa mundur Luksemburgun!

Mesazh nga Dewil Tue 7 Sep 2010 - 4:21

as nuk nehet ne dyshim fitorja e kombtares ndaj Luksemburgut fitorja esht e jona 100 % Kuqezinjtë në kor: Nuk ka festë pa mundur Luksemburgun! 80552
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi