Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HAMILTON DOMINOI NË BELGJIKË

Shko poshtë

HAMILTON DOMINOI NË BELGJIKË Empty HAMILTON DOMINOI NË BELGJIKË

Mesazh nga Dewil Thu 2 Sep 2010 - 3:54

HAMILTON DOMINOI NË BELGJIKË Thumbnail.php?file=FORMULA_233987858 Lewis Hamilton është fitues GP “Belgium” të zhvilluar në pistën “Spa Francorchamps”, pasi që dominoi gjat tërë garës. Piloti anglez në asnjë moment pilotëve kundërshtar nuk iu lejoi ta rrezikojnë, duke përjashtuar një rast kur vet mundeshe të fluturojë nga pista...

Piloti i Meklarenit, Lewsi Hamilton ka fituar garën e 13-të, të këtij sezoni të Formula1 të zhvilluar në pistën “Spa Francorchamps”. Britaniku e nisi menjëherë mirë garën pasi zuri vendin e parë që në nisje, duke mos e braktisur asnjëherë këtë pozicion. Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, britaniku ka zhvilluar një garë perfekte edhe pse disa xhiro nga fundi doli përkohësisht nga pista.
I dyti u rendit Mark Webber që bëri një start të keq por arriti ta mbante makinën në pistë duke shpresuar tek titulli kampion. Garë pozitive edhe për polakun Robert Kubica me BMW, i cili e mbylli garën në vendin e trete. Dhjetëshen e parë e mbyllin, Massa, Sutil, Rosberg, Schumacher, Kobayashi, Petrov e Alguersuari.
Fernando Alonso ka bërë gjithçka në këtë garë pasi fillimisht u godit nga Barrichello dhe shkoi dy herë në bokse por më pas shkoi deri në vendin e pestë ku braktisi garën disa xhiro nga fundi. Pas kësaj gare, Hamilton ngjitet në vendin e parë të renditjes me 182 pikë, duke lënë pas australianin Webber me 179. Gara e ardhshme e Formula 1 do të jetë ajo pas dy javësh e cila do të zhvillohet në Monza në kuadër të GP Italia.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi