Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mourinho: Jam trajner, jo Harry Potter

Shko poshtë

Mourinho: Jam trajner, jo Harry Potter Empty Mourinho: Jam trajner, jo Harry Potter

Mesazh nga Geri Wed 1 Sep 2010 - 3:14

Mourinho: Jam trajner, jo Harry Potter Mou-as
Kundërsulm i shpejtë për të goditur atëherë kur askush nuk e pret. Kjo është sjellja e
skuadrave të Mourinho-s në fushë por edhe sjellja e tij para
mikrofonave.

Pak ditë pas kritikave të ashpra në
drejtim të skuadrës së Realit pas barazimit 0-0 në fushën e Mallorca-s,
“Special One” i cudit të gjithë duke zgjedhur të flasë me atë që i
pëlqen më shumë, ironinë.

“Jam një trajner, nuk jam Harry Potter. Magjia në realitet nuk ekziston dhe unë jetoj në futboll që
është real. Jam tek Reali prej disa muajsh dhe kemi kryer rreth 40
stërvitje. E dini sa kemi bërë me të gjithë grupin e plotë? As 10”,
deklaron Mou.

Në vijim ai shton se skuadra ka ende shumë rrugë
për të bërë. “Për mua do ishte shumë e thjeshtë të mos ndryshoja asgjë.
Mund të luanim si skuadra e sezonit të shkuar, duke ruajtur të njëjtat
principe dhe të njejtën strukturë. Do të ishte më e lehtë në fillim të
sezonit por gjatë rrugës do të rezultonte e gabuar. Nuk është drejtimi
që dua të marr”, vijon portugezi.

Si për të shigjetuar edhe një herë Rafael Benitez, ai shton: “Nëse doja një ambient të qetë mund të
kisha qëndruar tek Interi. Kampione Europe dhe e destinuar për të fituar
edhe tre superkupa. Zgjodha Realin sepse më pëlqen rruga e komplikuar.
Skuadra duhet të gjejë stabilitetin e dikurshëm. Nëse më pas titujt
vijnë me mua apo me një tjetër, është e njëjta gjë”. Mourinho komenton
edhe dy blerjet e reja, talentet Khedira dhe Oezil. “Jeta e gjermanëve
nuk është e thjeshtë. Nuk flasin asnjë fjalë spanjisht”, përfundon
trajneri i skuadrës kastiljane.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi