Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topçinjtë fitojnë në Blackburn

Shko poshtë

Topçinjtë fitojnë në Blackburn  Empty Topçinjtë fitojnë në Blackburn

Mesazh nga Dewil Sat 28 Aug 2010 - 2:56

Theo Walcott dhe Andrei Arshavin kanë shënuar nga një gol për të ndihmuar Arsenalin të shënojë fitore 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim te Blackburn Rovers.

Topçinjtë kaluan në epërsi pas 20 minutash lojë. Robin Van Persie pranoi një top nga Arshavin, për të asistuar për Walcott, i cili e dërgon atë në rrjetën e portierit Paul Robinson.
Topçinjtë fitojnë në Blackburn  Thego%20walcott
'Tinejxheri' vazhdon me demantimin e kritikëve dhe nënshtrimin të portierëve

Në anën tjetër vendasit krijuan disa raste dhe arritën të barazojnë rezultatin që në pjesën e parë të ndeshjes, kur El-Hadji Diouf arriti të shmangë Laurent Koscielnyn dhe të asistojë për Mame Biram Diouf, që ngjashëm si Walcott, shënoi golin e katërt në dy ndeshje (27’).

Por me të filluar pjesa e dytë, ekipi i trajnerit Arsene Wenger riktheu epërsinë, kësaj here me anë të një goli të shënuar nga Andrei Arshavin (51’), që ishte edhe vendimtar për tre pikët e reja për Arsenalin.

Topçinjtë fitojnë në Blackburn  Arshavin
Heshtni...heshtni...takimi ka përfunduar!

Me këtë fitore Arsenali mbledh shtatë pikë nga tre ndeshje dhe merr kreun e tabelës, derisa Chelsea mbetet në pozitën e dytë me gjashtë pikë, derisa sot më vonë pret në Stamford Bridge, Stoke Cityn.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi