Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Allegri: Me Ibrën, më pranë Interit

Shko poshtë

Allegri: Me Ibrën, më pranë Interit  Empty Allegri: Me Ibrën, më pranë Interit

Mesazh nga Dewil Fri 27 Aug 2010 - 4:37

Allegri: Me Ibrën, më pranë Interit  F.0827165049157_m Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, dëshiron që të transferohet te Milani dhe për suksesin në këtë operacion është i bindur tekniku Rossoner.

Kjo deklaratë vjën pak pasi Mino Raiola kishte arritur marrëveshje me Barcelonën për ta liruar Ibrën dhe për të fituar 3 milionë euro si dëmshpërblim për thyerjen e kontratave, me Ibrën që ka pranuar që t’i shkurtohet paga te Milani. Sky Sport Italia pohon se Raiola dhe Galliani do të mbajnë një takim të dytë me sulmuesin sonte, ku pritet të arrihet marrëveshja për kontratën e suedezit.

“Kemi pasur një bisedë telefonike, ishte informative. Ai më tha se do të ishte vërtet i lumtur po që se do vinte. Ne do të shohim nëse mund ta kompletojmë sulmin tonë i cili tashmë është i fortë. Unë kam besim për këtë operacion, sepse të gjithë jemi të bindur se sa lojtar i rëndësishëm është ai dhe se çfarë cilësi do na jepte në sulm”.

“Ishte një telefonatë për ta njohur njëri tjetrin. Ai është kampion. Sa më shumë kampionë që kemi, aq më lehtë është t’i fitojmë ndeshjet. Ne kemi një nga sulmet më të forta në Evropë. Mendoj se me Ibrahimovicin do ta kemi teknikën dhe golat, ndërsa do t’i afroheshim edhe Interit.”, deklaroi Allegri.

17:10 – Adriano Galliani dhe Zlatan Ibrahimovic mund të arrijnë së bashku nesër në mbrëmje në Skalën e Linates. Këto janë zërat e fundit nga takimi që po mbahet që 50 minuta mes Raiolas dhe Gallianit.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi