Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Keshtu sic jam

 :: Show Biz

Shko poshtë

Keshtu sic jam Empty Keshtu sic jam

Mesazh nga Geri Wed 25 Aug 2010 - 5:48

http://www.revistaklan.com/fotonews/20100817111406cupa.jpg " />
Samanta Karavello ne pritje te promovimit te klipit te ri. Nga koha e "Etheve"
tek metamorfoza ne skenen se Top Fest. Ndryshimet e Samanta Karavellos, e
cila me ne fund i ka bindur te gjithe: Vajza e vogel eshte rritur duke u
shnderruar ne nje zonjushe te bukur dhe seksi Alida Cenaj
Ne rastin e saj nuk pati nevoje per nje seri te gjate klipesh “hot”.
As ndonje skene te nxehte ne ndonje plazh intim e aq me pak nje duet me
nje kengetar te njohur. I mjaftoi nje titull kenge pak provokues, nje
veshje e zgjedhur ngjitur pas trupit, floke te krehur kacurrela dhe nje
performance skenike, nga ato qe pakkush mund ta mendonte bashkelidhur
emrit te saj. Per me teper ne nje festival qe nuk ishte me ai i Kenges
ne RTSH.

Ne fillim te ketij viti Samanta Karavello nuk dukej te
kish zgjidhje tjeter. I kishte hedhur dy klipe ne tregun muzikor. Kishte
nder mend edhe te tretin, por realizimi i tij ishte ende ne leter. Dhe
sado te bujshme te kishin qene promovimet e saj te fundit, sidomos ai i
kenges se kompozuar nga Pirro Cako e me pas kenga "Shume happy"
realizuar ne Kosove , - sado mire te kishte kenduar "live" ne skenen e
festivalit te fundvitit apo ne te tjera aktivitete muzikore, - ajo fjala
qe e perndiqte qe ne kohen e "Etheve", vazhdonte t'i shkonte nga
mbrapa: E vogel. E quajten te tille edhe kur u shfaq ne te parin klip e
kur prej Samnates feminore kishte mbetur fare pak. Nuk harruan ta
kujtonin "Samanten e vogel" edhe ne te dytin, madje edhe ne skenen e
festivaleve ku gjithmone kendonin vetem te rriturit. Cdo here para se
ajo te ngjitej ne skene, prezantuesit nuk harronin te shtonin fjalet e
shkruara nga kush e di kush skenarist ne skenarin e radhes: Ajo eshte e
vogel... Vetem pas kesaj shfaqej Samanta.

Dikur Adi Krasta e kish
quajtur me te drejte edhe "e cmuar", por ama pasi u kujtonte te
gjitheve se behej fjale per "nje gje te vogel". Per te mos folur pastaj
per kohen e "Etheve" kur sa me shume kenge te veshtira zgjidhte Samanta
per te vertetuar te kunderten ne skene, aq me shume kur shfaqej para
jurise i kujtonin se "tani ajo duhej te ishte ne krevat, si moshataret e
vet". Me pak fjale, kudo ku ka shkelur e ne cdo faqe gazete ku eshte
shkruar per te, ne nje menyre ose tjeter "e vogla" ka qene aty. Te
pakten deri ne edicionin e fundit te "Top Fest" kur Samanta u shfaq e
shnderruar koke e kembe ne nje "Famme fatale", sic mbante titullin edhe
kenga me te cilen konkuroi. Qe nga ajo kohe - prej se ciles ne fakt e
ndajne vetem pak muaj – veshtire te thone serish se "kendon Samanta e
vogel". Me ne fund njerezit duken te kene ndryshuar mendim.

Ne
fakt, me apo pa deshiren e saj, tiparet e fytyres vazhdojne te jete te
brishta e feminore; buzeqeshja njesoj e drojtur dhe shtati elegant i
brishte, po aq sa i nje vajze te vogel. Megjithate Samanta i ka mbushur
prej pak ditesh 20 vitet, eshte studente ne Fakultetin e Gjuheve te
Huaja dhe pervec lojes me imazhin ka kuptuar edhe dicka tjeter: Per te
goditur, sic edhe ka ne plan, duhet te heqe dore nga baladat. Zakonisht
ka kenduar vetem te tilla, dhe i pelqejne shume, por tregu kerkon tjeter
gje ndaj edhe ajo po prezantohet me rrymat R&B, house apo hip-hop
dhe po luan me imazhin. Sic ka bere ne te tretin klip te sajin, i
prezantuar ne fillim ne sitin youtube e me pas ne kanalet muzikore
shqiptare. Formula e provuar ne Top Fest me "Femer fatale" funksionoi.
Atje Samanta ishte e tera ne te zeza dhe veshjet e ngjitura pas trupit
tregonin linjat elegante te nje zonjushe simpatike. Ndersa tek kenga e
fundit "Le te jete" ka akoma me shume: Eshte vere dhe kengetarja eshte
transferuar ne Dhermi per te xhiruar: Me veshje te lehta, kostume banjo
dhe tinguj ritmike. Sepse eshte kohe ndryshimesh per te dhe ajo nuk
eshte me "Samanta e vogel".

"Gjithmone me kane pare si te tille.
Qe kur kam dale per here te pare ne skene". Ne timbrin e zerit keqardhja
eshte ne doza te vogla, mbase sepse tanime edhe ajo eshte mesuar me
idene. Tek e fundit, ne spektaklin qe e beri te njohur, "Ethet e se
premtes", Samanta ishte aq e vogel sa iu desh te konkuronte dy vite
radhazi per ta pranuar ne konkurim. Heren e pare nuk e llogariti fare si
problem moshen, 12 vjece. Vinte nga aktivitete artistike te moshes se
saj, ne te cilat ishte mesuar te sfidonte mesuesit dhe aktivitetet vete:
thjeshte duke refuzuar te kendonte kenge femijesh. Ne repertor kishte
vetem muzike per te rritur e ndonjehere kenge, nga ato qe veshtire te
kapen per nga tonaliteti. Megjithate tek "Ethet" ndryshonte puna. E
shoqeruar nga prinderit, me nje numer te shenuar mbi bluze, qe
rastesisht datonte vitin e lindjes se te atit, '54, Samanta priti nga
mengjesi deri ne darke vone. I dukej cudi qe te tjeret rreth saj vetem
kendonin, ne cdo cep qe gjenin te lire, provonin zerin dhe dridheshin
nga emocionet. 12-vjecarja e asaj kohe nuk kishte nevoje te stervitej.
Kengen e Xhorxhias e njihte mire dhe ishte gati ne cdo kohe te shfaqej
para jurise. E vetmja gje qe nuk kishte llogaritur ishin ato 12
ditelindjet qe kishte festuar deri asokohe. Ishin shume pak per te qene
pjese e nje konkursi te tille. "Ndaj nuk me pranuan, megjithese me
premtuan se do te isha e ftuara speciale gjate neteve te fundit te
spektaklit", kujton ate kohe.

E ftuan me te vertete dhe ne skene u
prezantua po me kengen e Xhorxhias. Ne komentet e anetareve te jurise,
por edhe kompozitoreve te shumte qe e degjuan vihej bast se ishte nje
vajze qe premtonte shume. I duhej lene vetem pak kohe sa te rritej edhe
pak e t'i piqej zeri sic duhej. Kur te ndodhte kjo, me siguri qe skenes
shqiptare i ishte shtuar nje talenti i ri.

Duhej pritur,
komentonin artistet, por a duronte Samanta? "Konkurova perseri nje vit
me vone. Megjithese kisha qene e ftuar speciale dhe sillja me vete te
gjitha komentet pozitive e nisa nga fillimi: prita radhen, dola para
jurise dhe konkurova si gjithe te tjeret". Nuk kishte ndonje dallim kush
e di cfare nga 12 muaj me pare. Ne vitin 2003 Samanta ishte ende e
vogel, - vetem 13 vjece, - por kembengulja e saj i bindi shumicen e
anetareve te jurise se duhej pranuar. Me perjashtim te Afred Kacinarit
dhe Zhani Cikos, te cilet nuk e fshehen mosbesimin dhe deshiren se do te
kishin preferuar nje Samante me te rritur, te tjeret votuan pro. Ndersa
vazhdimi dihet. I qendroi deri ne fund gares dhe ne naten finale u
rendit ne vendin e gjashte. Samanta e vogel ia kishte dale mbane: Nje
rruge e gjate i shfaqej perpara. Pune e madhe pse deri ne fund e kishin
ngacmuar per moshen. Aq me pak te ishte shqetesuar pse cdo here i
kujtonin se bashkemoshataret e saj ne ate ore duhej te ishin duke fjetur
dhe jo duke kenduar ne skene. E vogel ose jo, Samanta mundohej t'ua
kthente reston duke zgjedhur kenge te veshtira. "Megjithate sa me shume
veshtiresi qe perballoja ne skene, aq me shpesh degjoja te me thoshin
"Samanta e vogel". Kjo nuk m'u shqit asnjehere".

Qofte edhe ne
skenat e festivaleve ku do te kendonte menjehere pas "Etheve". Nje vit
pas spektaklit, Valentin Veizi, qe kishte filluar te cilesohej si
kompozitori i Elsa Liles, duke germuar per te zbuluar te tjera talente, i
besoi kengen "Buzeqeshja" ne festivalin e fundvitit. Vite me vone ka
kenduar edhe nje tjeter kenge te tij, por edhe te kompozitoreve te
tjere. "Dhe megjithese ishin kenge te veshtira, serish prezantuesit kur
vinte radha ime e fillonin me: "Ajo eshte e vogel...".

Por
nderkaq edhe Samanta ishte mesuar me kete. Eshte mesuar edhe me
zhgenjimet nga festivalet aq sa i jep zemer vetes me arsyetimin se "nuk
duhet te merzitem kaq shpejt". Mbase ndikuar nga mosha apo eksperienca e
te tjereve nuk betohet se nuk do te marre pjese me kurre ne to, por
edhe nuk tundohet te thote se "endrra e madhe e jetes se saj artistike
eshte te perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong". Kesaj semundje i ka
shpetuar. "Nuk kam ndonje preference per te", thote. "A sikur te ishte
nje prezantim ne MTV, atehere po"!

Do te donte nderkohe edhe t'u
mbushe mendjen njerezve ta quajne me ne fund vetem Samanta, pa ate "e
vogel" nga mbrapa dhe shtate vjete pas konkurimit te pare ka zgjedhur
edhe nje strategji ne funksion te kesaj. "Prita kaq gjate sepse nuk ka
shume kompozitore tek te cilet mund te besosh", thote ajo. "Deri tani
kam investuar vetem ne kenge". Te cilat me se shumti kane qene balada.
"Tani mendoj te ndryshoj rryme dhe mbi te gjitha te prezantohem edhe me
klipe". E nisi me Pirro Cakon dhe, si here e pare, goditi vertet ne
shenje. Kenga "S'te mbaj dot peng" solli edhe nje zonjushe elegante, ne
nje klip te menduar mire deri ne detaje, cka i riktheu te gjithe
vemendjen e nevojshme mbi te. Vetem qellimin qe kishte Samanta nuk e
permbushi dot. E shumta qe thane ishte se "Samanta e vogel u rrit", por
megjithate ajo vete donte me shume. Ndaj ndryshoi krejtesisht drejtim.
Pak kohe me vone, mbase atehere kur askush nuk e priste, ne ekran doli
nje Samanta shperthyese, ne kengen "Shume happy", nje bashkepunim me
kengetarin dhe producentin e ri Roy. Ne klipin e realizuar ne Kosove dhe
ku per here te pare kengetarja eksploronte ne rrymen R&B, u pane
gjurmet e para te nje Samante qe kishte per qellim te shperthente. Gje
qe ndodhi pak kohe me vone ne skenen e Top Fest 7. "Aty u prezantova me
kengen e "Femer fatale" e Big Bastes. Vetem pas ketij interpretimi
njerezit ndryshuan mendim", thote duke qeshur. Me te drejte perderisa
nga "Samanta e vogel" nuk kishte mbetur me asnje gjurme. Droja ia kishte
zene vendin kercimit te lirshem ne skene, ndersa fustaneve serioze nje
veshje e zeze ngjitur pas trupit. "Imazhi sigurisht qe ka shume
rendesi", shton kengetarja. Sigurisht nuk pretendon

te kaperceje
kufijte e te vere skenat seksi mbi gjithcka. Menjehere pas kesaj te
siguron se tani e tutje do te zgjedhe me kujdes kenget dhe kompozitoret,
por ama do te mendoje mire edhe performancat e veta. Ne mos me skena
hot, sic ndodh te shohim rendom, Samanta do ta lere veten te lire, te
shfaqet ajo qe eshte ne te vertete. Kete eshte munduar te beje ne klipin
e fundit te pakten, i cili eshte me tinguj ritmike dhe shume veror.
Kenga e re "Le te jete", serish nje bashkepunim me Big Basten, prezanton
nje Samanta lozonjare, here ne nje klub nate e here ne nje breg te
paster deti. E meqe hiret nuk i mungojne edhe misioni duket i
permbushur. E verteton telefoni qe nuk resht per asnje cast. Klipi si
fillim eshte publikuar ne sitin youtube dhe ata qe e njohin
personalisht, pervec komenteve kerkojne ta pergezojne edhe ne telefon.
Samanta, e cuditur edhe vete nga zilja qe nuk do te pushoje, perskuqet
lehte dhe i falenderon te gjithe nje e nga nje. Nga ana tjeter ky
shperthimi i ketyre muajve te fundit duket se ka pasur efekt edhe ne
kerkesat per koncerte. Ka marre pjese gjithnje ne to, por kjo vere
premton te jete ndryshe per Samanta Karavellon. Sapo ka mbyllur nje
marreveshje per nje koncert te shpejte ne Kucove dhe menjehere me pas
nje tjeter producent e fton per nje aktivitet veror ne nje nga plazhet e
jugut. "I thashe po", tregon Samanta kur sapo ka mbyllur telefonin,
"por ne fakt kisha planifikuar qe javen tjeter ta beja pushim. Kisha
nevoje per disa dite plazhi". Te cilat i shtyu per me vone tashme.
Formula qe ka zgjedhur ka qelluar te jete e sakte. Samanta e ka lene
veten te lire te shfaqet nje 20 vjecare e rritur, femer e bukur dhe
seksi. Tani po i shijon rezultatet.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi