Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dritero Agolli

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Dritero Agolli - Faqe 2 Empty Dritero Agolli

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 3:18

First topic message reminder :

KUR TE JESH MERZITUR SHUME

Ketu s'do jem,do jem larguar
ne toke i tretur si te tjeret
ne kafenene e preferuar
nuk do me shohin kamarieret.


Dhe neper udhe ku kam ecur
s'do ndihet kolla ime e thate
mbi varin tim do rij i heshtur
nje qeparis si murg i ngrate.


Ti do trishtohesh atehere
se s'do me keshe ne dhome gjalle
dhe kur mbi xham te fryje ere
do qash me eren dal-ngadale.


Po kur te jesh merzitur shume
ne raft te librave kerkome
atje do jem i fshehur une
ne ndonje fjale a ndonje shkronje.


Mjafton qe librin pak ta heqesh
e une do zbres do vij pas teje
dhe ti si dikur me mall do qeshesh
si nje blerim pas nje rekeje.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Dritero Agolli - Faqe 2 Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:23

DESHIRA IDEALE

Dëshira ideale

Ti je kaq e brishtë e kaq e mirë,
Ia kalon në botë dhe më të bukurës,
Aq sa poezinë e kam dëshirë
Ta shënoj për ty në krah të fluturës.
Futura pastaj të marrë dhenë
Tu tregojë maleve dhe fushave:
"Shkruan vargje një poet me penë
Edhe sikur krahëve të fluturave..."
------------------------------------------------------------------------------

PO TI NUK JE

Nuk je kurrkund. Kjo ditë e nxehtë e gjate
Mbuloi me pluhur rrugën gjer në fund
Vështroi në zheg, në pluhurin e thatë,
Po ti nuk je kurrkund.
Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrën time,
Pastaj këmishën e rënduar shkund,
Nga pluhuri përdhe rrëzohen thërrimt
Po ti nuk je kurrkund.
Jam gati të kërkoj çdo kokërr pluhuri
Dhe në kërkim si arkeolog të humb,
Veç të të gjej, e humbura qëkuri,
Po ti nuk je kurrkund.
-------------------------------------------------------------

TE SHTHUR DICKA

Më jepni diçka të shthur,
Për shembull, një xhoke prej plaku,
Një torbë dervishi të mbajtur dikur,
Apo një qylaf të gjatë shajaku.
Mjafton të kem për të shthurur diçka,
Diçka në bodrum a në guvë,
Për shembull, litarin e varur në tra,
A brekët që mbathte një kurvë.
Vërtet, marimanga e fjetur në mur
Ka thurur që prej kohësh një rrjetë,
Ma lini rrjetën e ndritur ta shthur,
Me fijet e saj të bëj një xhaketë.










__________________
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dritero Agolli - Faqe 2 Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:23

HAMESIT E MEDHENJ

Ju futni dhëmbët
Në muskujt e kuq të domates
Me sy të çaplyer plot neps e plot epsh
Në sheshin e skuqur të pjatës,
Ku bëhet kjo luftë e përgjaktë,
Kjo luftë agresive
Që kurrë nuk hesht.
Prej buzëve tuaja
Dëgjoj lebetitjen e qëngjit të butë,
Dëgjoj rënkimin e viçit qyqar
Pa ngopur ende me jonxhë e me bar,
Dëgjoj nga mustaqet tuaja në formën e furçës
Tmerrin e pulës dhe lepurit të fushës.
Këtu, ku ju përpiqni krahë e buzë e gishtrinj,
S'vështroj tryezën, po luftën.
Në muskujt e qënieve të gjalla dhëmbë e turinj
Të përgjakur u futën...
Ju shoh
Dhe dridhem si fletë e lofatës
Më duket sikur i futni dhëmbët
Në muskujt e mi
Dhe jo në muskujt e kuq të domates,
Ju hamës,
Triumfatorë të luftës me emrin lakmi.










_________________
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dritero Agolli - Faqe 2 Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:23

A MBURRIM NJRI TJETRIN

Pa ejani ta mburrim njeri tjetrin
Dhe mos kursejme as fjale lavderimi
T'ia bejme shoku-shokut komplimentin
Ne caste dashurie e pendimi

Pa ejani dhe cilterisht te qajme
Ku vec e vec dhe ku me shoqerine
Meri per fjalet sharese te mos mbajme,
Se dashuria fqinje ka merine

Pa ejani, dhe gjysem fjale qofte
Per nje pendim, pajtim dhe marreveshje;
Qe kush gaboi me tutje mos gabofte,
Nese kupton se jeta ka nje vdekje....

PSHERETIMA

Keto kembka c'te bukura jane,
Keto kembka ne fundet e shkurtra!
Cfare u bejne e me cfare i lajne
Keto kembka te bukura?

Te me vrisnin keto kembka te bukura
Te me shtrydhnin, s'desha gje tjeter,
Mjaft te kisha pak caste te lumtura
Qofte dhe i shtypur si pjeper.....


PER FEMIJE E PER TE RRITUR

Gjyshja gjyshit nje mengjes
I kanosej ne veture
"Po s'me bleve "Mercedes",

Marr nje tjeter gjysh per burre".









____________
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dritero Agolli - Faqe 2 Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:25

LETRAT

Kur dashuroheshim ne kohen tone
Kur tretesha e digjesha per ty,
Nga njeri tjetri letrat vinin vone
Kalonte dhe nje muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjalle
Se zjarrin mbanin letrat ne udhetim
Me biciklete a mushke a me kale
Ne vape e shi, debore e thellim.

Kur dashuroheshim ne kohen tone
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim neper dhoma telefone
Dhe ne enderr s'kishte faks dhe internet.

Megjithate me mire qe nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjale e nisur shpejt dhe mund te vriste
Nje dashuri te vjeter , per nje cast.


NATEN DUKE U MENDUAR

O njerez te lajthitur neper nate
U vrate nen ballkonin tim per dokrra!
S'ka rendesi nga ishit ju te ngrate,
nga Mati, Tropoja, a nga Mokrra.

Tek pi mes tymit, flas menduar
Sikur me shekuj rron nje fis i marre
Perjetesisht ne urrejtje bashkuar
Cuditerisht ne dashuri i ndare!










__________________
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dritero Agolli - Faqe 2 Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi