Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujdesuni për dhëmbët e fëmijës suaj

Shko poshtë

Kujdesuni për dhëmbët e fëmijës suaj  Empty Kujdesuni për dhëmbët e fëmijës suaj

Mesazh nga Dewil Tue 24 Aug 2010 - 12:02

Prindërit zakonisht nuk mendojnë për dhëmbët e fëmijëve të tyre, dhe kjo çështje në të shumtën e rasteve është e fundit për të cilën mendojnë ata, pavarësisht se kujdesen për shëndetin e fëmijës së tyre.

Stomatologët vazhdimisht këshillojnë se mirëmbajtja e higjienës orale është shumë e rëndësishme në vitet e para të jetës, mirëpo prindërit vonohen me reagimet e tyre dhe shfaqin interes vetëm atëherë kur gjërat përkeqësohen.

Dëshira e fëmijëve nuk është që të shkojnë te stomatologu dhe të kujdesen për dhëmbët e tyre duke i larë dy herë në ditë, megjithatë prindërit duhet të kujdesen që fëmijët e tyre t’i krijojnë këto shprehi që në moshë të re. Ekzistojnë disa metoda të cilat mund t’iu ndihmojnë prindërve ta shmangni refuzimin e larjes së dhëmbëve nga ana e fëmijës.

Nëse fëmija nuk dëshiron brushë, fillimisht mund t`i pastrojë dhëmbët me gishta. Ose, bëni që larja e dhëmbëve të duket si lojë, e jo si obligim. Fëmija dyvjeçar nuk mund t’ju kuptojë nëse i shpjegoni se është e nevojshme dhe e shëndetshme t`i pastrojë dhëmbët. Ne vend të kësaj merrni edhe ju një brushë për dhëmbë dhe lani dhëmbët bashkërisht.

Shfrytëzoni brusha shumëngjyrëshe me imazhe tërheqëse për fëmijët dhe pasta për dhëmbë enkas për fëmijë.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi