Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fulhami ndal në barazim Djajtë

Shko poshtë

Fulhami ndal në barazim Djajtë  Empty Fulhami ndal në barazim Djajtë

Mesazh nga Dewil Sun 22 Aug 2010 - 11:13

Manchester United nuk ka arritur të shënojë fitore në përballje ndaj Fulhamit në Craven Cottage, në një ndeshje tejet dramtike dhe me shumë kthesa në rezultat.

Ndeshja ishte e jashtëzakonshme dhe pa kurrfarë dyshimi sfida më e mirë e kësaj jave në Ligën Premier. Craven Cottage u dëshmua të jetë edhe njëherë terren i vështirë për Unitedin, që u ndal në një barazim 2-2.

Ishte Paul Scholes ai që me anë të një goditjeje nga 30 metra kaloi në epërsi Unitedin, pas një pasimi të bukur të Berbatov (11’).
Fulhami ndal në barazim Djajtë  Nani
Thonë se Nani është si Ronaldo, por po të ishte do të shënonte nga pika e bardhë!

Pjesa e dytë ishte më shumë se fantastike. Simon Davies arriti që ta fuste topin në rrjetë (57’), kur shfrytëzoi një pasim të Zamoras, i cili përfitoi nga një depërtim i mirë i Duff.

Një harkim i Nanit nga këndi përfundoi në kokën e Hangeland i cili shënoi në portën e tij për epërsinë e United 2-1 (84’). Tre minuta më vonë ishte pikërisht Nani që huqi një penalti, e që do t’u kishte siguruar në fund fitoren Djajve të Kuq.

Kur të gjithë menduan se Manchester United do ta fitojë ndeshjen, doli në skenë pikërisht Hangeland, që përsëri shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi (90’), por tani në portën e Edwin Van der Saar për rezultatin përfundimtar 2-2.
Fulhami ndal në barazim Djajtë  Vidic

Vidic, a po të dhemb barazimi?
Ky është rezultat skandaloz për Manchester United marrë parasysh se barazimi i parë në javën e dytë është i papërshtatshëm kur dihet se Chelsea ka gjashtë pikë me dy fitore në pozitën e parë, ndërsa United tani ka katër pikë pas javës së dytë. Për Fulhamin kjo është vetëm pika e dytë, por u dëshmua edhe njëherë arrë e fortë për Djajtë e Kuq.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fulhami ndal në barazim Djajtë  Empty Re: Fulhami ndal në barazim Djajtë

Mesazh nga Dewil Sun 22 Aug 2010 - 11:14

Nani you Idiot you mis a penallty F.......... of 98759 98759
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi