Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Interi fitues i Trofeo Tim

Shko poshtë

Interi fitues i Trofeo Tim  Empty Interi fitues i Trofeo Tim

Mesazh nga Dewil Fri 13 Aug 2010 - 13:43

Kampioni aktual i Evropës, Inter, e fitoi trofeun e parë për
këtë sezon Trofeo Tim, pasi që u tregua skuadër tejet e fortë në
përballje me rivalët e përbetuar, Juventusin dhe Milanin.
Inter 1-0 Juventus, Wesley Sneijder, diferenca mes palëve
Në Trofeo Tim u zhvilluan tri ndeshje nga 45 minuta gjatë një
mbrëmje në San Nicola të Barit. Ndeshja e parë që u zhvillua mes
Interit dhe Juventusit, u takoi Nerazzurëve, të cilët me anë të një
eurogoli fantastik nga 25 metra i Wesley Sneijder siguruan fitoren e
parë.
Juventus 1-1 Milan (2-4 në penalti), Amauri dhe Pepe fajtorët për dështimin…
Rossonerët ishin më të mirët në këtë takim, ndërsa në epërsi kaluan
pas një goli të bukur të Ronaldinhos në minutën e 21-të të sfidës.
Diego barazoi rezultatin pas 34 mintuash lojë, por dështimet e Amaurit
dhe Simone Pepes nga penaltia bënë që Milani t’i hynte ndeshjes së
fundit me Interin sikurse një finaleje të vërtetë.
Inter 0–0 Milan (3-2 në penalti), Rossonerët më precizë në dështime…
Rossonerët patën rastet më të mira gjatë miniderbit lokal, por ishin
Nerazzurët ata që u treguan më klinikë para portës në penalti.
Dështimet e Flaminis, Inzaghit dhe Ronaldinhos, u reflektuan në
rezultatin e ndeshjes, pasi që te Interi dështuan vetëm Mancini dhe
Stankovic, e që bëri që në fund Interi ta fitojë trofeun e parë për
këtë sezon, Trofeun Tim.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi