Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MË SHUMË SHQIPTAR PËR ZVICRËN SE MAQEDONINË

Shko poshtë

MË SHUMË SHQIPTAR PËR ZVICRËN SE MAQEDONINË Empty MË SHUMË SHQIPTAR PËR ZVICRËN SE MAQEDONINË

Mesazh nga Dewil Wed 4 Aug 2010 - 6:03

MË SHUMË SHQIPTAR PËR ZVICRËN SE MAQEDONINË Thumbnail.php?file=Xhemaili1_348855854




Blerim
Xhemajli, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Albert Bunjaku janë ftuar
nga selektori zvicerian Hitzfeld për miqësoren me Austrinë më 11 gusht.
Futbollistët shqiptarë janë bërë faktor në kombëtaren e Zvicrës. Ajo
për çka është folur tash e sa kohë, ka filluar të bëhet realitet dhe
kjo më së miri shihet në listën e lojtarëve për grumbullimin e radhës
të selektorit, Ottmar Hitzfeld. Me kthimin e Blerim Xhemajlit (Parma)
është ngritur në katër numri i shqiptarëve që do të përfaqësojnë
kombëtaren helvetike të futbollit. Valon Behrami (West Ham), Xherdan
Shaqiri (Basel) dhe Albert Bunjaku (Nurnberg) kanë qenë të grumbulluar
edhe gjatë botërorit Afrika e Jugut 2010.

Është
interesante se ndonëse jo zyrtarisht rreth 1/3 e popullsisë këtu në
Maqedoni, janë shqiptare, që nga pavarësimi i saj asnjëherë në ekipin
përfaqësues asnjëherë nuk kanë arritur të luajnë më shumë se dy
shqiptar, ndonëse ka shumë klube shqiptare të futbolli dhe talent që
luajnë në skuadra të huaja. Në Zvicër konsiderohet se jetojnë rreth 300
mijë shqiptar apo rreth 4 % e popullsisë dhe në përfaqësuesen e këtij
vendi tashmë kanë zënë vend katër shqiptar.
Zvicra më 11 gusht në
Klagenfurt do të zhvillojë ndeshje miqësore me Austrinë, deri sa më 3
shtator luan një tjetër miqësore në St Gallen me Australinë, për të
filluar kualifikimet për kampionatin evropian të futbollit, Euro 2012,
më 7 shtator më Anglinë në Basel.
Xhemajli për shkak të lëndimit
në stinorin pranveror kishte humbur edhe paraqitjen e tij në botëror,
deri sa rikthimi i tij në radhët e Parmës, e cila e llogarit për
mesfushor titullar e ka trimëruar selektorin, Hitzfeld që ta ftojë.

repartin e mesfushës, si ka deklaruar edhe vet tekniku helvetik,
Behrami është i pazëvendësueshëm, Shaqiri ka treguar ngritje të lojës
në vazhdimësi dhe pritet të fitojë më shumë minuta, kurse Bunjaku nuk
do të ketë shumë konkurrencë në sulm për shënuar gola.
“Ka
tre-katër ditë që kam marrë ftesën, ndërsa të martën më është paraqitur
edhe vetë Hitzfeldi. Unë pres ti bashkohem Zvicrës të dielën në mbrëmje
ose të hënën në mëngjes, sepse gjatë fundjavës kemi një blic-turne me
Chievom, Cesenën dhe skuadra jonë Parma. Shpresoj në një rikthim të
mbarë në fanellën zvicerane”, ka thënë Xhemaili, i cili në sezonin e
ri do të ketë rol të ri te Parma, atë të mesfushorit defanziv.
Mesfushori
i Udineses, Gokhan Inler një të afërmi të futbollistëve shqiptarë sikur
në shaka i kishte kujtuar faktin e grumbullimit të tyre në kombëtare.
“E morët kombëtaren e Zvicrës ju shqiptarët, tash edhe pak do të na
duhet të flasim edhe shqip”, i kishte thënë ai. Nëse i shtohet kësaj se
disa lojtarë të kombëtares kanë miq shqiptar, si Hakan Yakin i cili
edhe flet disa fjalë të gjuhës shqipe, atëherë mund të thuhet lirisht
se shqipja po bëhet gjuha e dytë e futbollit në kombëtaren e Zvicrës.

Behrami me 28 paraqitje
Nga futbollistët shqiptar, Valon Behrami është rekordmen me 28
paraqitje dhe 2 gola të shënuar, pas tij renditet Blerim Xhemajli që ka
veshur 10 herë fanellën kuqebardh, ndërsa Albert Bunjaku dhe Xherdan
Shaqiri kanë veshur nga katër herë fanellën kombëtare të vendlindjes së
adoptuar. Milaim Rama i cili më herët ka luajtur për këtë kombëtare
kishte shënuar 7 paraqitje (ndër të cilat edhe në evropianin, Euro 2004
në Portugali).
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi