Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferrari paguan çmimin me 100 mijë dollarë

Shko poshtë

Ferrari paguan çmimin me 100 mijë dollarë  Empty Ferrari paguan çmimin me 100 mijë dollarë

Mesazh nga Dewil Mon 26 Jul 2010 - 3:50

Ferrari paguan çmimin me 100 mijë dollarë  Fia_19 Cmimi i Madh i Gjermanisë i dhuron dopietën e 81 të historisë Ferrarit,
por në Maranello nuk ka asgjë për të festuar. Parakalimi i Alonsos ndaj
Massës e mbi të gjitha komunikimi në radio nuk kanë kaluar pa u
vëzhguar nga komisarët e pistës. Menjëherë pas garës është bërë një
mbledhje e jashtëzakonshme me vendimin final: 100 mijë dollarë gjobë
për Ferrarin që është edhe paralajmëruar nga Këshilli Botëror i FIA për
urdhrin e dhënë ndaj Massës, për të lejuar kalimin e Fernando Alonso në
xhiron e '49, që saktësisht në radio nga Rob Smedley citohej "Pra,
Fernando është më i shpejtë. Mund ta konfirmosh nëse e kuptove
mesazhin?".


E vetëm pak caste pas parakalimit të Alonsos, që e mbylli garën në
vendin e parë, për ti lënë shkallën e dytë të podiumit brazilianit, vjen
një tjetër mesazh: "Punë e mirë. tani qendro ngjitur pas tij. Më vjen
keq." Artikulli 39.1 i rregullores së sportit saktëson se “urdhrat e
skuderisë që ndikojnë në rezultatin e garës janë të ndaluar". Braziliani
pas garës e ka të vështirë të fshehë zhgënjimin, në pyetjen nëse e ka
ndjerë se nuk iu lejua të fitonte. "Jo, e vetmja gjë që ndjeva është se
ne punojmë për skuadrën, dhe po bëjmë një punë shumë të mirë për
Ferrarin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme", u shpreh Massa. Për
Ferrarin në fakt nuk është hera e parë që kryen një manovër të tillë.
Brazilianit Rubens Barrichello i është mohuar fitorja në 2002, kur iu
dha urdhri nga Jean Todt për ti lënë fitoren Michael Schumacher
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi