Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E vrau gruan per nje loje 'Bridge'

Shko poshtë

E vrau gruan per nje loje 'Bridge' Empty E vrau gruan per nje loje 'Bridge'

Mesazh nga Geri Wed 21 Jul 2010 - 8:59

E vrau gruan per nje loje 'Bridge' Bridge_180723026Nuk ishte i kenaqur me menyren qe gruaja e
tij luante Bridge.
Zgjidhja e tij per problemin? E vrau gruan duke e goditur 100 here me thike.Mund te jete ky motivi qe e ka shtyre 52
vjecarin Stephen Green nga Lytham ne Lancashire qe te vriste gruan e tij Carole. Te pakten keto jane hipotezat e deshmitareve qe jane degjuar ne
Gjykaten ne Preston. Miqte e ciftit kane treguar qe burri, pasi kishte filluar te pinte, kishte filluar te behej hiper kritik, agresiv, dhe 'i
keq' ndaj gruas.
Nje here, gjate nje loje Bridge ne shtepine e Green, Stephen i ka thene se shoqes: 'Nese gabon edhe nje here do te
te hedh nga ballkoni.'
Ndaj kercenimeve te te shoqit gruaja nuk reagoi.''Aty per aty tregohej shume e qete dhe ishte e heshtur, por me pas me tregonte gjithshka.'' - ka rrefyer nje shoqja e Carole.Kufoma e Carole, 57 vjec, eshte gjetur ne shtepine e ciftit ne daten 18 janar, por ceshtja nuk ishte mbyllur. Mbi
te gjithe pjesen e siperme te trupit, dhe ne qafe, kishte 100 plage arme prerese. Kur mberriti policia ne vendngjarje, bashkeshorti, i cili
gjithmone e ka mohuar te qenit vrases, ndodhej ne banje me damaret e kyceve te prera.
Tre dite me vone ai u akuzua per vrasjen e se shoqes.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi